Drejtori i Komunikimit të Kryeministrit, Endri Fuga reagoi në lidhje me dënimin e William Argeros, një shteas amerikan që u dënua me 4 muaj burg, pasi pranoi se kishte kontribuar në mënyrë të paligjshme me 80 mijë dollarë në fushatë presidenciale të vitit 2012. Sipas të dënuarit nga gjykata e New Jersy në SHBA, 80 mijë dollarët ishin për llogari të një politikani të huaj, duke pranuar fajësinë në vitin 2016.
Ndërsa sipas
avokatit të tij, John Azzarello, “klienti i tij po vepronte për llogari të Edi
Ramës”, që në atë kohë ishte kryetar i opozitës dhe kandidat për Kryeministër,
i cili, sipas avokatit, donte një foto me Obamën. Endri Fuga e quajti një “përgojim”
që për çështjen e lekëve meriton “keqardhje” dhe jo “koment”.
“Kjo është një
histori e vjetër dhe e stërqartë për sa i takon kryeministrit dhe s’kemi asnjë
interes të merremi me kush thotë çfarë! Çdo përgojim i tij për çështje lekësh
në këtë rast apo në çdo rast, meriton keqardhje po jo koment,” tha Fuga për
BIRN.
Rama nuk u lejua të
merrte pjesë në takimin për mbledhjen e fondeve, por pati mundësi të bëjë një
foto me ish-presidentin Obama. Argeros shpërtheu në lot para vendimit dhe i tha
gjyqtares, “unë jam i turpëruar dhe marr përgjegjësi të plotë për çfarë kam
bërë,” shkroi Associated Press.
Miqësia e SHBA-së me Shqipërinë është e
pandryshueshme pavarësisht ndryshimit të presidentëve në atë shtet të madh,
simbol të demokracisë dhe pavarësisht sulmeve që vijnë nga kreu i shtetit
shqiptar në drejtim të ambasadës amerikane.
Në prag të 230 vjetorit të Departamentit
Amerikan të Shtetit, Ambasada e SHBA-së e konfirmon në këtë mënyrë miqësinë me
Shqipërinë duke publikuar një foto nga vizita historike e ish-presidentit
amerikan George W. Bush në Shqipëri në 10 qershor 2007. Kjo vizitë ishte a para
e një presidenti amerikan në vendin tonë ndaj dhe ambasada e cilëson këtë si
foto dite dhe simbol të miqësisë mes dy shteteve.
“Këtë vit, ne festojmë 230 vjetorin e
Departamentit të Shtetit. Për më shumë se dy shekuj, Ambasadat, Konsullatat dhe
diplomatët tanë në mbarë botën, kanë forcuar partneritetet dhe miqësitë tona,
si dhe kanë nxitur zhvillim ekonomik botëror. Përgjatë këtij viti, ne do të
postojmë foto historike që përfaqësojnë diplomacinë e Shteteve të Bashkuara dhe
miqësinë midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë. Në këtë foto,
Presidenti amerikan George W. Bush bisedon në Fushë Krujë me një grua e cila
mban flamurin amerikan në dorë, gjatë vizitës së tij në Shqipëri më 10 qershor
2007”, shkruan ambasada e SHBA.
Kohët e fundit ambasada amerikane në Shqipëri ka qenë objekt sulmesh e akuza të drejtuara ndaj saj nga presidenti Ilir Meta i cili e akuzon për bashkëpunim me Ramën dhe kapje të shtetit në Shqipëri.
Kryeministri Rama ka dhënë një mesazh të qartë dhe shembullin e parë se si duket një teatër dinjitoz dhe i bukur ashtu si gjithë bota, përmes rikonstruksionit të Teatrit të ri Kombëtar të Operës dhe Baletit. Rama ka publikuar disa foto të rikonstruksionit që i është bërë TKOB, duke e kthyer në një godinë bashkëkohore për artin dhe duke ju kujtuar të gjithë atyre që kundërshtojnë shembjen e godinës së vjetër dhe të degraduar të Teatrit Kombëtar. Ky është shembulli më i mirë për të gjithë ata që kundërshtojnë shembjen e teatrit dhe krijimin e një teatrit të ri dhe me arkitekturë bashkëkohore.
“Së shpejti Shqipëria do të ketë një Teatër të ri kombëtar të
Operas dhe Baletit në vend të karakatinës skandaloze, e cila edhe pse ishte ku
e ku më e mirë se sa karakatina e turpshme prej tallashi e Teatrit Kombëtar,
nuk krahasohej dot as me teatrot e qytezave të Europës. Ja kështu, njësoj, do
të shkëlqejë nesër edhe Teatri i ri Kombëtar i Fjalës, i cili përveçse do të
jetë një gëzim nga brenda për çdo artist e artdashës, do të rrezatojë edhe nga
jashtë, si një kryevepër e arkitekturës bashkëkohore, falë talentit të
arkitektit të famshëm danez Bjarke Ingels e të studios së tij prestigjioze
“BIG””- shkruan Rama në Facebook.
Foto e publikuara tregojnë ndryshimin si dita me natën, duke dhënë kështu shembullin e parë se si duket një skenë moderne dhe dinjitoze si për artistët dhe për artdashësit. Rama tha se këto foto tregojnë qartë ndryshimin mes të bukuruës e modernes dhe pisllëkut e shëmtisë të godinave të degraduara që nuk mund të rikonstruktohen më.
“Dhe me këtë rast, kush ka sy të shikojë e mendje të mendojë, mund të shohë (edhe pse ende s’ka përfunduar Salla e Madhe e shfaqjeve) pa asnjë mundim dallimin si nata me ditën mes pasionit tonë për të bukurën e për dinjitozen dhe lidhjes së pandashme me shëmtinë e me pisllëkun, të atyre që u vriten sytë nga drita e të resë.” – shkruan Rama
Vetëm pak orë para nisjes së protestës opozita
ka nisur të bëjë përgatitjet e fundit. Kanë filluar të vendosin pajisjet dhe të
ngrenë podiumin, ku mesa duket ashtu si edhe në protestën e kaluar edhe mbrëmjen
e së shtunës do të ketë një fjalim të kryetarit Basha.
Gjatë mesditës teknikët kanë bërë prova zëri
dhe kanë provuar nëse fonia është në rregull.
Ndërsa siç shihet edhe në foto, edhe policia
ka marrë masat e saj dhe ka vendosur gardhin e hekurt para kryeministrisë ku me
siguri do të ketë edhe një gardh me efektivë policie, siç ka ndodhur edhe gjatë
protestave të kaluara.
Protesta e mbrëmjes së sotme shënon protestën e 8 të opozitës, e cila sot ka dhënë garanci se nuk do të ketë dhunë. Ky qëndrim i ndryshuar i PD erdhi pas deklaratave të bëra nga zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Palmer i cili e tha qartë se drejtuesit e protestës do të mbajnë përgjegjësi për çdo akt dhune.
Në protestën e kaluar Basha tha se tani fjalën e ka sovrani. Të shohim si do shkojë protesta e mbrëmjes së sotme.
Një makinë ka marrë flakë në ecje e sipër për arsye ende të panjohur. Ngjarja ka ndodhur tek zona e “Doganës” në Tiranë, ndërsa i menjëhershëm ka qenë ndërhyrja e forcave zjarrfikëse që kanë punuar me shuarjen e flakëve.
Makina është shkrumbuar plotësisht nga flakët. Incidenti ka shkaktuar trafik për disa minuta, por qarkullimi i është rikthyer sërish normalitetit.
E ndërsa opozita është e bindur dhe e vendosur
për të mos lejuar zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor të këtij viti, Erion
Braçe ka sjellë në vëmendje ngjarjet e ndodhura ditën e zgjedhjeve të 26 majit
të vitit 1996.
Zëvendëskryeministri ka publikuar foton e tij
dhe të kolegëve të tij socialistë të gjakosur, pas dhunës së ushtruar ndaj tyre
ditën e zgjedhjeve nga regjimi i Berishës në fuqi.
Në një koment të gjatë më titullin “Barbarët
30 vjeçar të fashizmit oriental”, Braçe kujton sesi SHIK-u e policia dhunoi ditën
e zgjedhjeve, qendrat e votimit, rrahën komisionerët e opozitës socialiste dhe morën
nën kontroll qendrat e votimit.
Por pavarësisht dhunës, Braçe shkruan se
opozita triumfoi dhe më 28 maj thirrën në shesh protestues për një ngritur zërin
për demokraci dhe zgjedhje të lira dhe ajo që morën ishte rrahja barbare e
deputetëve të PS-së.
“I risolla këto tre ditë, për të thënë se: Kush
mendon se do të mundë e zhbëjë Partinë Socialiste me dhunë, ta harrojë!”,
shkruan zëvendëskryeministri.
Postimi i plotë i Erion Braçes:
BARBARET 30 VJECAR
TE FASHIZMIT ORIENTAL!
1. Pardje ishte 26 maj,
23 vite me pas nga dita, te cilen,
fashizmi oriental e ktheu ne
diten me te dhunshme elektorale ne historine e
re-30 vjecare, te vendit;
Diten te cilen, Shteti-policia, SHIK,
policite e tjera-tatimore etj,
gangsteret e rrugeve te armatosur,
sulmoi qendrat e votimit,
dhunoi barbarisht komisioneret e opozites
socialiste,
diku si ne Berat i perzuri nga qendrat e
votimit,
mori kontrollin e tyre dhe ne fund,
shkroi nje rezultat te rreme,
te pamaterializuar ne kuti votimi edhe pse
zgjedhes e komisionere u luftuan,
e shpalli zyrtarisht ate!
Edhe pse nje dite e tille per fashizmin
oriental te Sali Berishes ishte dite triumfi,
#PARTIASOCIALISTE nuk u nenshtrua,
nuk u mbyll, nuk u zhbe,
u rikthye ne #Beteje,
me genin e pamposhtur te nje te majte qe
fashizmin e ka mundur perhere!
Nje dite me pas, ne 27 maj,
per fashizmin oriental te Sali Berishes,
ishte dita e hallit,
rezultatit qesharak qe
kish shkruar per gjithe naten,
qe nuk gjendej ne kuti,
as ne popull;
Une, pas barbarise se nje dite me pare ne
#Berat, u shpalla fitues nga
zemergjeresia e fashizmit me,
50. 06% ne nje zone njeemerore ne kete qark!
Me fytyren e copetuar, enjtur e fryre,
rrija perballe fytyres se bukur te ikones se
urryer te televizionit te pushtetit dhe pyesja me ze:
c’e dua une kete mandat?! Nje dite me pas, si
sot, 28 maj,
beteja jone kete here per zgjedhje te lira e
demokraci,
zbriti ne shesh, poshte Skenderbeut,
ku shteti-policia, SHIK, policite,
gangsteret e rrugeve te thirrur ne force,
kishin organizuar teatrin e dhunes!
Produkti eshte ne disa prej ketyre fotove;
Udheheqes se opozites socialiste,
opozites tjeter bashkuar me ne,
burra e gra, te rinj, gazetare,
te rrahur barbarisht e lare ne gjak ne sheshin
historik te Tiranes!
2. I risolla keto tre dite,
per te thene se:
Kush mendon se
do te munde e zhbeje Partine Socialiste me
dhune,
ta harroje!
Kjo parti-pavaresisht se ndryshon,
perterihet, ka genin e 1996-tes te
patjetersueshem!
Urrejta e perditshme e fashizmit oriental ndaj
nesh,
nuk na tjeterson, nuk na nxjerr nga shinat e
lirise, demokracise dhe
Një foto e postuar së fundmi nga Rita Ora në
instastory ka tërbuar rrjetin.
E veshur vetëm me një rrobdëshamber të cilin e ka lënë hapur, dhe pa të brendshme, këngëtarja kosovare nuk ka ngurruar aspak ta postojë këtë foto në profilin e saj prej 14 milion ndjekësish.
Ish gruaja e aleatit të presidentit rus,
Vladimir Putin ka paguar jo pak por 135 mijë paund për të bërë një foto me
kryeministren britanike Theresa May.
Daily Mail shkruan sot se Theresa May, që
duket në këtë foto, së bashku me gjashtë anëtarë të kabinetit të saj kaluan një
mbrëmje të paharrueshme në Hotelin me pesë yje ‘Goring’ që ndodhet në
Belgravia. Pjesë e fotos është edhe zonja Chernukhin, ish bashkëshortja e aleatit
të presidentit rus. Paratë që ajo ka paguar do të shkojnë për një fondacion të
ngritur nga partia e May-t, Tory.
Por kjo çështje ka shqetësuar mediat britanike
për pranimin e parave ruse për sponsorizimin e partive në Britani.
Nga ana tjetër zyrtarë të partisë së May thonë
se zonja Chernukhin tashmë është një
shtetase angleze dhe se nuk është aspak partnere apo aleate e presidentit
Putin.
Rreth pesë vite më parë, David Cameron u akuzua pasi Lubov Chernukhin ofroi 160 mijë paund në një mbledhje fondesh për partinë e tij. Por duket se gazetarët britanikë nuk do ta lënë me kaq këtë histori.
Mund të duket e çuditshme por kjo ndodh në
Shqipëri: dy kushërinjtë në Laç u vranë për një foto në Facebook.
Kështu kanë dëshmuar autorët e vrasjes në
polici.
Vëllezërit Markel dhe Manuel Bushi, si dhe një
person tjetër janë penduar që situata agravoi deri në vrasjen e dy kushërinjve Jushi.
Nga hetimet rezulton se sherri ka ndodhur në
ambientet e një lokali në qendër të qytetit verior dhe pasi kanë dalë nga
lokali sherri ka vijuar dhe ka çuar deri në përdorimin e armëve.
Ata ishin të njohur me njëri tjetrin dhe sherri
ka filluar pas një fotoje në mediat sociale.
Mësohet se autorët e arrestuar për krimin kanë
thënë para policisë: “Nuk deshëm t’i vrisnim kushërinjtë Jushi. Gjithçka ndodhi
në gjaknxehtësi e sipër!”