Ekonomia shqiptare gjatë pandemisë, Guvernatori i BSH mbledhje me misionin e FMN: Stabiliteti financiar krijoi premisa për rimëkëmbje

Guvernatori Sejko zhvilloi një mbledhje online me Misionin e FMN-së për Shqipërinë

Në datën 17 shtator 2020, në kuadër të Monitorimit Post-Programor, Guvernatori Gent Sejko dhe përfaqësues të tjerë të Bankës së Shqipërisë, zhvilluan një takim online me zj. Yan Sun, shefe e Misionit të FMN-së për Shqipërinë.

Diskutimet e këtij takimi u fokusuan në ecurinë e ekonomisë shqiptare, zhvillimet në sistemin financiar, ndikimin e pandemisë në ecurinë ekonomike dhe pritjet për rimëkëmbjen ekonomike gjatë periudhës së ardhshme.

Gjatë takimit, Guvernatori Sejko u shpreh se ekonomia shqiptare ka qenë nën efektin e fortë të pandemisë gjatë gjysmës së parë të vitit, e cila ka dhënë ndikimin e saj në konsum, në investime, në punësim dhe në borxhin publik. Megjithatë, pandemia e gjeti sektorin financiar dhe atë bankar të mirëkapitalizuar e likuid, dhe këto parametra kanë vijuar të ruhen të shëndetshëm.

Më tej, Guvernatori shtoi se relaksimi i masave të distancimit social gjatë fundit të tremujorit të dytë, si dhe stabiliteti monetar dhe financiar i vendit, kanë krijuar premisa që efekti i pandemisë në ekonomi të vijë progresivisht drejt reduktimit, duke u shoqëruar me një rimëkëmbje graduale të aktivitetit ekonomik në periudhën në vijim.

Në përgjigje të kësaj krize, Guvernatori Sejko theksoi se Banka e Shqipërisë ka rritur stimulin monetar, nëpërmjet uljes së normës bazë të interesit dhe rritjes së injektimeve të likuiditetit, duke synuar uljen e kostove të financimit dhe rritjen e masës monetare në ekonomi. Po ashtu, në bashkëpunim me industrinë bankare, Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë ndryshime të kuadrit rregullator, të cilat kanë lehtësuar shtyrjen e përkohshme të pagesës së kësteve dhe ristrukturimin e kredive bankare për klientët në vështirësi.

Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerësoi se qëndrimi i politikës monetare ka qenë dhe mbetet i përshtatshëm, duke ofruar stimujt e nevojshëm për nxitjen e rritjes ekonomike dhe për kthimin e inflacionit në objektiv brenda vitit 2022.

Guvernatori Sejko theksoi se Banka e Shqipërisë do të mbetet e angazhuar njëkohësisht edhe në forcimin e mëtejshëm të sistemit financiar, në bashkëpunim dhe me agjencitë e tjera relevante rregullatore, si dhe në përafrimin e mëtejshëm të kuadrit tonë mbikëqyrës e rregullator me standardet e Sistemit Evropian të Bankave Qendrore dhe parimet e Komitetit të Bazelit.

Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaroi se rimëkëmbja e ekonomisë shqiptare në afatin e shkurtër mbetet sfiduese, si pasojë e efekteve negative nga tërmeti i vitit të kaluar, si dhe atyre të pandemisë globale COVID-19. Megjithatë, ekonomia shqiptare pritet të rifillojë rimëkëmbjen në vitin 2021.

Banka e Shqipërisë dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar dakordësuan se stimuli i koordinuar fiskal, monetar dhe financiar, ka qenë dhe mbetet një element vendimtar në zbutjen e pasojave negative të krizës.

Në përfundim, misioni i FMN-së falënderoi palën shqiptare për diskutimet e hapura dhe të frytshme.

Diskutimet në kuadrin e Monitorimit Post-Programor do të vazhdojnë dhe gjatë ditëve të ardhshme.

Janë si euro, nis përdorimi i kartëmonedhave të reja

Duke nisur prej të hënës së datës 30 shtator, Banka e Shqipërisë do të shpërndajë dy kartëmonedha të reja. Ato janë prerja 200 dhe 5000 lekë, të cilat u  prezantuan disa javë më parë nga Guvernatori Gent Sejko. Prerjet e reja të kartëmonedhave kanë disa ndryshime në dizajn, duke u pasuruar me elementë të trashëgimisë sonë historike e kulturore, por vlera monetare nuk ndryshon. Megjithatë, për qytetarët e thjeshtë, ndryshimi i dukshëm është ai i pamjes së kartëmonedhave.

Ato kanë ndryshuar ngjyrat, duke u përafruar shumë me atë të monedhës evropiane, Euro. Kartëmonedhat e reja do të përdoren njëkohësisht me ato të vjetra, deri sa Banka e Shqipërisë t`i tërheq nga tregu. Pas emetimit të dy prerjeve të reja, me vlerë 200 dhe 5000 lekë, BSH do të hedhë në treg edhe prerjet 500, 1000 dhe 2000 të kartëmonedhave të reja.

Në ceremoninë e prezantimit të kartëmonedhave të disa javëve më parë, Gent Sejko u shpreh se seria e re e kartëmonedhave përmban elemente të kujtesës historike shqiptare, traditës, kutlurës, që përbëjnë identitetin tonë kombëtar.

“Monedha shqiptare mbetet kujtesë historike e kombit shqiptar. Monedha përbën element të rëndësishëm të identitetit kombëtar të shqiptarëve. Monedha ka si synim pasqyrimin e historisë së Shqipërisë, duke treguar portretet më të ndritura të kombit shqiptar. Ajo përmban të gjitha periudhat historike, që nga lashtësia. Seria që prezantojmë sot përbën seri të re. Monedha shqiptare do vijë me pamje të re”, u shpreh Sejko.

Ekonomia me trend pozitiv, Sejko: Ulet papunësia, rriten pagat mesatare

Gjashtëmujori i parë i këtij viti ka shënuar ecuri pozitive në disa terma të ekonomisë në vend, siç është rritja e pagave dhe apo ulja e papunësisë. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mbajti një konferencë për shtyp të mërkurën, ku prezantoi gjetjet e Këshillit Mbikqyrës. “Pavarësisht ngadalësimit të ritmit të rritjes, punësimi dhe pagat kanë ardhur në rritje në tremujorin e parë. Sipas të dhënave të Instat-it, norma e papunësisë zbriti në nivelin 12.1%, ndërsa paga mesatare shënoi një rritje vjetore prej 4.9%. Kjo ecuri krijon premisa për një rritje më të shpejtë të inflacionit të gjeneruar në vend, duke ndihmuar kthimin e inflacionit në objektiv”.

Në raportin e prezantuar nga Guvernatori i BSH, rritja ekonomike për këtë vit pritet të ketë një  ngadalësim për shkak të tkurrjes së prodhimit dhe eksportit të energjisë elektrike. “Sipas të dhënave të Instat-it, aktiviteti ekonomik në vend u rrit me 2.2% në tremujorin e parë të vitit. Ngadalësimi i ritmit të rritjes erdhi kryesisht si pasojë e tkurrjes së prodhimit dhe eksportit të energjisë elektrike. Të dhënat e tërthorta të disponuara sugjerojnë se ekonomia shqiptare ka pasur një ecuri të ngjashme dhe në tremujorin e dytë. Në terma të kërkesës agregate, rritja ekonomike vijon të mbështetet nga konsumi dhe investimet, ndërkohë që deficiti i shkëmbimeve tregtare me jashtë është zgjeruar dhe politika fiskale vijon të ruajë një kah konsolidues. Në tërësi, rritja ekonomike e vitit 2019 pritet të jetë më e ngadaltë se ajo e një viti më parë, duke pasqyruar goditjen e ofertës që vjen nga rënia e prodhimit të energjisë elektrike”, tha Sejko.

Një tjetër aspekt pozitiv i ekonomisë shqiptare deri më tani, ka qenë përmirësimi i kredidhënies nga bankat për sektorin privat. Sipas Gent Sejkos, kredia për sektorin privat ka pasur një rritje vjetore me 6.7%. Sipas Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, rritja e kredidhënies për bizneset është një lajm pozitiv. “E rregulluar për kreditë e nxjerra jashtë bilancit dhe kursin e këmbimit, kredia për sektorin privat ka shënuar një rritje vjetore prej rreth 6.7% në muajt prill e maj”.

“Zgjerimi i portofolit të kredisë ka qenë më i balancuar, si në drejtim të strukturës së monedhave ashtu dhe në drejtim të destinacionit të saj, duke regjistruar zgjerim të portofolit si në kredinë për individë dhe në atë për biznese. Ndonëse e moderuar, rritja e kredisë për biznese është një sinjal pozitiv për përmirësimin e kërkesës dhe ofertës për kredi. Rikthimi i treguesit të kredisë me probleme në trend rënës, sikundër ilustrohet nga ulja e tij në nivelin 11.37% gjatë muajit maj, jep sinjale inkurajuese për përmirësimin e mëtejshëm të ambientit të kreditit dhe të bilanceve të sektorit bankar”, tha Sejko.

Për ti dhënë një impuls tjetër ekonomisë, Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë do të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 1.0%, do të mbajë të pandryshuara normat e interesit të depozitës dhe kredisë njëditore, respektivisht në nivelet 0.1% dhe 1.9%.

Skip to toolbar