HEC-e mbi lumin e Kardhiqit, Bashkia Gjirokastër mohon lejet

Lejet për ndërtimin e 8 HEC-eve mbi lumin e Kardhiqit kanë shkaktuar debate në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës. Këshilltarët e djathtë i kanë cilësuar abuzive këto ndërtime, ndërsa Drejtori i Zyrës së Urbanistikës u shpreh se Bashkia e Gjirokastrës nuk ka konfirmuar asnjë leje për ndërtim.

Këshilltarët e djathtë kanë kërkuar nga ana e Bashkisë së Gjirokastrës, që të ngrihen grupe pune për të parë në terren punimet si dhe të denoncojnë në prokurori firmën ndërtuese, e cila sipas tyre do të dëmtojë mjedisin dhe do të shteroje ata pak  burime ujore që ka zona.

“Janë prerë shelgjet i është  ndryshuar drejtimi i është marr zhavorri, rërë me vend e pa vend dhe tani kërkohet ta fusin në tuba ujin ne me këtë i themi njerëzve ikni që aty nuk do të ketë vlerë edhe rruga që po ndërtohet”.

“E ka marrë një leje për hidrocentrale ta supozojmë në ministri po ne ku jemi, e kontrollojmë ne vendin tonë apo jo sepse nuk bëhet fjalë për një kioskë por për një vepër që do të lere pa ujë njerëzit. Përderisa janë 8 hidrocentrale në kaskadë do të sigurohet ai ujë që duhet që ka qenë deri tani. Të themi që nuk e dimë është absurde sepse ne kemi njerëz aty nuk janë kot njerëzit”.

“Unë them që inspektorati i ndërtimit, zyra përgjegjëse dhe një grup këshilltarësh të shkojnë në vend,  të mbajnë procesverbale të rregullta dhe ti jepet prokurorisë për këtë problem” thanë këshilltarët demokratë.

Ndërkohë, nga ana tjetër Drejtor i Zyres së Urbanistikës në Bashkinë e Gjirokastrës, Ilir Cumaku, shprehet se nuk ka asnjë informacion në lidhje me këto punime, pasi sipas tij nga ana e bashkisë nuk është dhënë asnjë leje për ndërtimin e HEC-ve në zonën e Kardhiqit.

“Këto që kam shkruar unë në dokument janë për të shfrytëzuar ujin  jo për të ndërtuar hidrocentral  lejen e jep bashkia e Gjirokastër. Jo nuk e kanë marrë lejen kush tha se po punon, në qoftë se po punohet Inspektorati i Ndërtimit duhet të bëjë punën e tij” tha Ilir Cumaku, drejtor  i Zyrës së Urbanistikës  në Bashkinë e Gjirokastrës.

Gjirokastër, do kultivonte parcela me drogë, arrestohet 26 vjeçari

Policia e Gjirokastrës ka bërë të munduar parandalimin në kohë të mbjelljes së një parcele me drogë. Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale R.R., 26 vjeç, i cili kishte bërë gati 100 kubikë me fara Cannabis Sattiva të kultivuara si dhe disa fidanë.

Arrestimi erdhi pas informacioneve të marra nga policia se në vendin e quajtur “Përroi i Verës”, në afërsi të fshatit Picar po tentohej të kultivohej Cannabis Sattiva. Policia arrestoi në flagranë 26 vjeçarin, ndërsa vijon dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar.

Basha nga Gjirokastra: Nuk ka BE pa votë të lirë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë në Gjirokastër. Gjatë fjalës së tij Basha u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e 11 majit për të rrëzuar qeverinë e krimit. Basha tha se nuk mund të ketë integrim të vendit nëse nuk ka votë të lirë dhe beteja që opozita ka nisur është transformimi politik i vendit për të përmbushur standardet europiane.

“Nuk është thjesht beteja për rotacionin politik, sepse ai është i pashmangshëm, por është beteja për të drejtat dhe vlerat europiane, duke nisur me votën e lirë. Nuk ka Europë për vendet që s’kanë votën e lirë dhe që qeverisen nga krimi. Nuk ka Europë në një vend që nuk respekton kriteret minimale të shtetit të së drejtës. S’ka Europë në një vend ku qeveria është bërë njësh me krimin dhe u ka dhënë oligarkëve të gjithë buxhetin e shtetit, tenderat dhe gjithçka. Beteja dhe zotimi ynë i parë është transformimi politik i vendit sipas standardeve europiane. Ne demokratët jemi të qartë e të vendosur. Në Europë shkohet me zgjedhje të lira dhe me balancim pushteti e drejtësi të pavarur.” – tha Basha

Skip to toolbar