“Anti-shpifja”, Basha: E zhbëj kur të bëhem kryeministër

Ndërkohë që në Komisionin e Ligjeve miratohej drafti për paketën “Anti-shpifje”, Partia Demokratike dhe opozita zhvilloi një tryezë me gazetarë dhe përfaqësues të medias. Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se kur PD të vijë në pushtet, ligjet e paketës “anti-shpifje” do të shfuqizohen. “Qeveria po propozon një ligj për të instaluar censurën”.

“Objektivi ynë është ti japim vendit një kuadër ligjor për ti mbyllur derën tranzicionit të medias dhe për të zhvendosur në standarde europiane në praktika të autonomisë dhe lirisë së shprehjes. Nëse çmenduria çohet deri në fund në paralamentin e cunguar, opozita nuk do ta njohë dhe sapo të ketë mundësinë e qeverisjes për ta zhbërë këtë legjislacion bashkë me shoqata e gazetarëve të pezullojmë çdo masë të tillë arbitare”, tha Basha.

Të pranishëm në tryezën e organizuar nga opozita, gazetarë dhe përfaqësues të medias u shprehën kundër ligjit, duke theksuar se ai kërcënon fjalën e lirë. “Ky ligj është një kërcënim për pluralizmin. Asnjëherë nuk ka pasur një adresim të tillë censurues mbi një draft të tillë siç po bën qeveria”, tha Aleksandër Çipa, Kryetar i Unionit të Gazetarëve.

Për gazetarin Lutfi Dervishi nuk do të ketë më gazetarë. “Nuk mundet që kjo kokëfortësi me ligjin e ri të shkojë deri në fund. Ligji për të drejtën e informimit dhe nëse sheh performancën e këtij ligji është duke u tretur. Nuk ka më gazetarë dhe liderët bëhen media. Në rastin e tërmetit, nëse gazetarët nuk do të ishin, autoritetet do të ishin në panik dhe “fake neës” do të mbizotëronte”, tha ai.

Për kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, me ligjin e ri “AMA do të jetë si hetuesi”. “Ne si opozitë kemi marrë një vendim largimin nga parlamenti, vetëm një veprim i tillë i opozitës do të shfaqte figurën e vërtetë të një artisti që në thelb ka censurën. Do të kemi një AMA si një hetuesi dhe një AKEP si Xhelat. Jemi në krah të gazetarëve, jam kundër pronarëve që nëpërmjet gazetarëve bëjnë qoka nëpërmjet ERTV”, tha Kryemadhi.

Veliaj vazhdon fushatën, apel të rinjve: Distancohuni nga Saliu dhe Luli

E ndërsa presidenti i Republikës ka anuluar datën e zgjedhjeve, kjo nuk e ka penguar aspak kryebashkiakun e Tiranës të vijojë me takimet e tij elektorale. Ai është takuar me të rinjtë e Freshit, nga ku i ka bërë thirrje të gjithë të rinjve që të distancohen nga Berisha dhe Luli, duke thënë se ata janë të lodhur dhe të rënë nga vakti.

“Politikanë të rënë vakti ky vend ka pare shumë, por qytetet që shkrumbohen mezi e marrin veten. Një parti e lodhur, e dëbuar, e përbuzur, e mosvotuar, e merr veten sepse do vijë një brez tjetër dhe do të thotë gjëra më të mençura dhe do të distancohet nga Saliu dhe Luli me shokë. Por, një qytet mezi e merr veten sepse ka shumë punë për të ndryshuar. Një qytet nuk është vetëm infrastrukturë, por është kryesisht mentalitet”, deklaroi Veliaj.

Ai theksoi se koha për të marrë vendime të rëndësishme për rininë është tani, ndërsa u shpreh se tregues i saj është se 30% e kandidatëve të PS në Këshillin Bashkiak janë të rinj dhe të reja.

Veliaj-protestuesve të PD-së: Prisheni Tiranën nëse i keni rregulluar fëmijët në Hollandë si Luli

Gjatë fjalës së tij në takimin elektoral në Zall-Herr, kryebashkiaku Veliaj i dha një mesazh protestuesve demokratë. Ai i tha se nëse ata i kanë rregulluar fëmijët me pasaporta në Hollandë apo në Vjenë, mund ta prishin Tiranën, nëse jo, t’i bashkohen PS-së më 30 qershor.

“Pyetja që unë kam për demokratët sot është: E shkatërrove Tiranën, ti ku do shkosh sot? Se Luli do shkojë në Hollandë. Se Bujar Nishani i ka bo fëmijët austriakë, do shkojë në Vjenë. Pyetja është: a i keni rregulluar kalamajt tuaj, siç i ka rregulluar Luli dhe Bujari? Nëse jo, bashkohuni  me ne. Nëse të gjithë demokratët i kanë bërë të gjithë fëmijët austriakë apo hollandezë, atëherë hajt ta shkatërrojmë. Por nëqoftë se demokratët nuk kanë një plan B, siç ka Luli me Jarin, por nëse demokratët do të gdhihen dhe ngrysen në të njejtin qytet si ne, duhet të bashkohen me ne se vetëm ne bëjmë qytet dhe shtet”, tha Veliaj, i cili gjithashtu përmendi dhe kryebashkiaken e Shkodrës Voltana Ademi e cila tha se kishte dëshirë të gjuante me molotov.

“Nuk ndodh në asnjë vend të botës që t’i sulesh policisë me shashka e molotov. Nuk ka asnjë vend të botës që si Voltana Ademi të thotë që do të gjuaj me molotov”, tha Veliaj.

Ai gjithashtu akuzoi Berishën se ka djegur Shqipërinë sa herë ka pasur mundësi.

“Në ‘97 dogji Shqipërinë, vdiqën 4 mijë vetë. Ai na futi në një gjakderdhje më njeri-tjetrin. E mbani mend në ‘98 iu sul me bazuka kryeministrisë. Vazhdoi me Gërdecin. Pastaj vrau njerëz në rrugë. Vriteshin protestuesit në 21 janarin. Kurse tani policët gati sa nuk i ftojnë protestuesit për drekë. Çdo gjë ka një limit. Dhe nuk i referohem limitit që t’i kthemi me të njejtën monedhë. Por limitit të datës 30, që t’i themi lamtumirë plakut  Mere, Jarit dhe Lulit për një Shqipëri të re”, tha Veliaj në Zall-Herr.

LIVE 🎥 nga Zall Herri, plot energji 🚀 për #TiranaQeDuam në #30Qershor. 🗳🌹

Gepostet von Erion Veliaj am Samstag, 8. Juni 2019

Veliaj: Luli u soll vërdallë në Berlin dhe takoi vetëm 1 prift. Asnjë mbështetje nga Merkel

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj sulmoi hapur kreun e PD-së, Lulzim Basha vetëm pak orë para protestës, duke thënë se ai nuk ka mbështetje nga perëndimi për dhunën që po ushtron dhe s’e kurrë nuk ka për t’u bërë kryeministër në Shqipëri.

“Lul Basha tha do shkoj në Gjermani dhe tha se do bëhet nami. Do takoj Merkelin, do marr mbështetje.

Por as Merkelin s’e takoi. As mbështetjen s’e mori. Takoi vetëm  një prift. E dini pse? Sepse Gjermania është një shtet serioz. Ka gazeta dhe tabloide që shkruajnë idiotësira. Por një shtet serioz si Gjermania deri tani ka mbështet dhe ka dalë në krah të kujt, të Edi Ramës. Dhe me shku 1 javë para protestës dhe me u sjell vërdallë në Berlin dhe me taku vetëm një prift, kjo është me u tallë me njerëzit, që e kuptojnë se je askush. S’ke lënë asnjë gjurmë kur ke qenë në pushtet, vetëm plagë të hapur. Nga 21 janari dhe falja e detit. Ky popull nuk e fal faljen e detit”, tha Veliaj nga Zall -Herri.

Ai tha se në protestat e opozitës sa vjen e më pak njerëz po marrin pjesë.   

“Do kalojë dhe kjo ditë sot. Do kalojë kjo protestë. Çdo ditë bëhen më pak. Ne do e rregullojmë prapë për çerek ore.

Lul Basha nuk mund të zgjidhet kurrë kryeministër. Ka qenë kryebashkiak dhe nuk bëri dot një shkollë, nuk mbolli dot një pemë…”, tha Veliaj.

LIVE 🎥 nga Zall Herri, plot energji 🚀 për #TiranaQeDuam në #30Qershor. 🗳🌹

Gepostet von Erion Veliaj am Samstag, 8. Juni 2019
Skip to toolbar