Veliaj vazhdon fushatën, apel të rinjve: Distancohuni nga Saliu dhe Luli

AKTUALITET


E ndërsa presidenti i Republikës ka anuluar datën e zgjedhjeve, kjo nuk e ka penguar aspak kryebashkiakun e Tiranës të vijojë me takimet e tij elektorale. Ai është takuar me të rinjtë e Freshit, nga ku i ka bërë thirrje të gjithë të rinjve që të distancohen nga Berisha dhe Luli, duke thënë se ata janë të lodhur dhe të rënë nga vakti.

“Politikanë të rënë vakti ky vend ka pare shumë, por qytetet që shkrumbohen mezi e marrin veten. Një parti e lodhur, e dëbuar, e përbuzur, e mosvotuar, e merr veten sepse do vijë një brez tjetër dhe do të thotë gjëra më të mençura dhe do të distancohet nga Saliu dhe Luli me shokë. Por, një qytet mezi e merr veten sepse ka shumë punë për të ndryshuar. Një qytet nuk është vetëm infrastrukturë, por është kryesisht mentalitet”, deklaroi Veliaj.


Ai theksoi se koha për të marrë vendime të rëndësishme për rininë është tani, ndërsa u shpreh se tregues i saj është se 30% e kandidatëve të PS në Këshillin Bashkiak janë të rinj dhe të reja.




Skip to toolbar