Arrestohen dy “të fortë” në Manëz

Policia ka arrestuar të shtunën dy “të fortë” nga Manza të cilët gjatë natës së të premtes kanë qëlluar me armë duke krijuar panik te banorët.

Pas denoncimit, policia është vënë në lëvizje dhe ka bërë të mundur arrestimin e tyre në flagrancë, ndërsa ka sekuestruar një armë zjarri pushkë  dhe disa fishekë.

“Shërbimet e Postës së Policisë Manëz, falë informacionit të qytetarëve dhe reagimit në kohë, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

K.N., 18 vjeç dhe D.S.,17 vjeç, banues në fshatin Rrushkull.

Arrestimi i tyre u  bë  pas  informacioneve të marra nga qytetarët  se këta shtetas në fshatin Rrushkull,  ishin duke qëlluar me armë zjarri në ajër duke krijuar panik te banorët.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës për veprën penale ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike””, njofton policia.

Skip to toolbar