Një nga zonat më të
bukura, me ujin më të pastër dhe ekosistemin më të gjallë në Kili është shkatërruar
për shkak të derdhjes së rreth 40 000 litra naftë në të.
Kjo ndodhi si pasojë
e një incidenti në terminalin e një kompanie minerare që ndodhet në një ishull
në Patagoni.
Përballë kësaj
urgjence, autoritetet kanë dërguar patrulla detare dhe specialistë në mënyrë që
të reduktojnë sa të munden dëmet e shkaktuara nga derdhja e hidrokarbureve në
det.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njoftoi sot në një konferencë të përbashkët për shtyp me drejtorin e Shell, se është zbuluar naftë në zonën e Shpiragut në Berat.
Ministrja tha se ky është një lajm mjaft i mirë për Shqipërinë pasi ndikon drejtëpërdrejtë në hapjen e vendeve të reja të punës, në rritjen e punësimit, si dhe në rritjen ekonomike në tërësi.
Menjëherë pas këtij lajmi, ministrja tha se
kompani të tjera kanë shprehur shprehur që tani interesin e tyre për të ardhur
në Shqipëri.
“Unë do desha që të kalonim më në detaje pasi
është një ditë e shënuar për industrinë e naftës dhe gazit, por edhe dhe një
ditë e shënuar për rritjen ekonomike të vendit. Pas disa vitesh aktiviteti
kërkues dhe vlerësues në Shqipëri, kompania SHELL Abstream Albania, konfirmon
potencialin e zbulimit të rëndësishëm të naftës në bllokun dy dhe tre në zonën
e Shpiragut Berat.
Ky zbulim ka një rëndësi të veçantë pasi mund
të jetë i pari i naftës në 30 vitet e fundit në Shqipëri. Kompania Shell ka
qenë këmbëngulëse, në punimet e saj në pusin Shpirag 4, ku rezultatet e
mëparshme kanë konfirmuar cilësinë e naftës së papërpunuar dhe ekzistencën e
rezervave të mundshme të naftë, gjithashtu rezultatet e fundit konfirmojnë se
struktura e rripit naftëmbajtës është me porozitet të lartë, duke nxjerrë
naftën me lehtë dhe më pak të kushtueshme.
Ky zbulim i jep SHELL garanci për të vijuar
punimet në Shpirag 3, e për të përfunduar më pas programin e vlerësimit. Në
fund të fazës së vlerësimit, nëse pusi përbush pritshmëritë, SHELL do fillojë
prodhimin në tregun e naftës dhe gazit në Shqipëri. Prodhimi aktual i naftës së
papërpunuar, është 18 mijë fuçi në ditë, nga ky pus, potenciali është të
prodhojë disa mijëra fuçi në ditë, gjë që vërteton rëndësinë e këtij zbulimi.
Ky zbulim do ketë implikime të rëndësishme ekonomike si për kompaninë edhe për vendin. Sipas marrëveshjes së hidrokarbureve Shqipëria përfiton pjesën e saj të prodhimit, rend minerare, pjesën e prodhimit, tatim fitimin që në fuçinë e parë. Do stimulohet punësimi, do rritet furnizimi me naftë në rafineritë vendase. Do krijojë standarde më të larta, konfirmimi i këtij zbulimi i hap rrugë investimeve të ardhme. Jemi në kontakte me kompani të tjera të mëdha që kanë shprehur interes për investime në të ardhmen, por sqaroj se jemi në fazat e hershme”, është shprehur në konferencën e sotme për shtyp ministrja, Balluku.