“Flamuri kombëtar në zi” Rama jep ngushëllimet për ushtarakun Tanushi

Ndarja nga jeta e ushtarakut Klodian Tanushi, ditën e djeshme, ishte një lajm i trishtuar për të gjithë. Vdekja e tij e çoi në dy numrin e viktimave, nga shpërthimi i një mine në Letoni. Po ditën e djeshme u përcoll me nderim edhe nëntetarja Zarife Hasanaj.

Kryeministri Rama shprehu ngushëllimet për familjarët por edhe për Forcat e Armatosura, që humbën në radhët e tyre një dëshmor.

“Flamuri kombëtar në zi! Fatkeqësisht edhe Klodian Tanushi,ushtaraku ynë i angazhuar në misionin e NATOs ku humbi jetën dëshmorja Zarife Hasanaj,s’u mbijetoi dot plagëve!Ai u nda nga jeta si një dëshmor i atdheut e shembull i lavdishëm i sakrificës së Forcave tona të Armatosura.” – shruan Rama

“Donim ta shihnim nuse, sot e përcjellim me flamur Zarifen”

Është zhvilluar sot ceremonia e lamtumirës së fundit të nëntetares Zarife Hasanaj e cila humbi jetën në krye të detyrës në shtabin ushtarak të Letonisë.

Në ceremoninë e lamtumirës ishin të pranishëm familjarët e saj dhe krerët më të lartë të shtetit. Tejet i emocionuar është shfaqur edhe kryeministri Rama i cili mbajti një fjalim të ndjerë. Ai tha se e gjithë familja do të donte ta shihte nuse Zarifen, ndërsa sot po e përcjell me flamurin kuq e zi.

Rama gjithashtu tha se duhet ta çojmë deri në fund amanetin e Forcave të Armatosura që luftojnë çdo ditë për të mbrojtur atdheun.

Fjala e plotë e Ramës:

“Ushtaraken, të ndjerën Zarife Hasanaj. Këtu në sytë e prindërve të saj që në vend të ishte me fustanin e nuserisë në pragun e derës në krahë të dhëndrrit po e percjellim me flamumrin kuq e zi dhe krah Forcave të Armatusora. Në prani të motrave dhe të vëllait të saj pranë prindërve, ndjejmë boshllëkun e pangushëllueshëm. Në praninë e shokëve dhe shoqeve lidhur në besën e këtij flamuri që na jep nder për të cilin Forcat e Armatosura janë  betuar të sakrifikojë jetën në mbrojtje të ardheut dhe amanetit që atdheu e ka të shkruar në pëlhurën kuq e zi i dëshmores më të re të Forcave të Armatosura të Republikës. Përultësisht shpreh ngushëlimet e mia më të ndjera si kryeministër si qyterë dhe si prind e vëlla,  prindërve motrave, vëllait dhe të gjthë të afërmit të vajzës , që tanimë  u përket të gjithë atyre që ikën dhe vijnë nëktë botë më emrin shqipatrë. Vajza e mbështjellë në flamurin shqiptarë të mishërimit të përditshëm i besnikërisë dhe përkushtimit ndaj atdheut. Që krijojnë përdit  qënien e Forcës së Armatosur të Republikës së Shqipërisë. Vajza dhe Djem që jetojnë çdo ditë në misione që të na mbrojnë të gjthë ne nga çdo kërcënim i jashtëm . Në bashkësinë e madhe ku familjes së popujve të rreshtuar në anë e duhur të Shqipërisë në çdo sfidë të NATO-s. Dëgjojmë për ta shumë pak në të përditshme i admirojmë kur shfaqen në kohë të vështira. Luftojën për të shpëtuar jetë njerëzish. Teksa e perditshmja jonë vijon ata vazhdojnë larg syve tanë të bëjnë cdo sekond të njëjtën gjë, të njëjtën sakrificë. Për të siguruar vendin e dinjitetshëm të SHq në rreshtat e NATO-s. janë vajza e djem, burra e gra që sot në këtë moment të dhimbshëm ta kujtjnë më shumë se asnjehrë fjalën që thotë hetoi është i zakonshëm që ka fuqinë të durojë dhe t këmbëngul për vëhtirësit. Në 2013 Zarifia është titulluar me gradën nëntertar. Më bëri përshtypje përpikmëria. Ishte e përpikët në detyrë. Vepronte mëpërpikmëri. Sot flamuri ynë rri në gjysmështizë për të vajtuar në heshtje të përjetshme të parën vajzë që ndahet nga jeta nga FA për shkak të detyrës, në flamurin kuq e zi do të bëjë rrugtimin e fundit. Mbi kryet e saj do të jetë nëna Shqipëri. Ne të tjerëve nuk na betet gjë tjetër që ta kujtojmë. Ta kujtojmë jo vetëm falë përpikmërisë së datave të shënuara por edhe duke u përpjekur që të mos e harrojmë në të përditshmen tonë amanetin e tyre. U prehtë në paqe dhe na ndriqoftë bashkë me me të irët në cdo hap të rrugës sonë drejt të nesërmes”, ka deklaruar kryeministri Rama.

“Kur u kërkua pezullimi taksës në Berlin, Rama e Thaçi më lanë vetëm”

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj foli për akuzat që hodhi në drejtim të homologun e tij Edi Rama si dhe me presidentin Hashim Thaci gjatë samitit të Berlinit. Haradinaj tha për gazetarin Thimi Samarxhiu se Rama e Thaçi e lanë vetëm duke kërkuar pezullimin e taksës dhe qëndruan indiferentë, në një kohë që shqiptarët duhet të kenë një qëndrim unik.

Gazetari: U fol lidhur me një debat që keni pasur me kryeministrin Edi Rama. Si është e vërteta?

Haradinaj: Edi është vëllai imi, ashtu siç janë motra e vëllezërit e mi të gjithë shqiptarët, të majtë e të djathtë. Në këtë samit pra fokusimi ishte kryesisht të marrëdhënia Kosovë-Serbi, dhe çdo diskutim ishte ballafaqim i argumenteve të Kosovës me të Serbisë, që nënkupton që kërkesa e kancelares Merkel dhe presidentit Macron për të pezulluar taksën si lehtësim, si gjest për të ndodhur një klimë më e mirë mes Kosovës e Serbisë në prezencë të udhëheqjes serbe, për mua ishte e papranueshme sepse unë pranoja një kusht të Beogradit zyrtar për dialog nga një popull që është viktimë. Unë kam shkuar në Berlin në 27 prill kur ka qenë edhe përvjetori i masakrës së Mejes, prej aty kam shkuar në Berlin. Këtë ia kam shpjeguar kancelares Merkel dhe presidentit Macron edhe në prezencë të udhëheqësve serb. Do të ishte e logjikshme që qëndrimi, nëse jo tjetër i presidentit Thaçi dhe i kryeministrit Rama të jetë në indiferencë, ose të ishte thjesht dialog pa kushte. Haradinaj ka të drejt, kaq. Pse kur është një diskutim mes Kosovës e Serbisë, kuptohet me kërkesën e udhëheqësve të respektuar për diçka që ishte kërkesë e Serbisë, pse dy udhëheqësit shqiptarë të jenë tolerant?! Këtë e kam shpjeguar, për shkak se kjo është në dorën time. Unë nuk e gjykoj si të gabuar qasjen e tyre, por unë nuk mund ta mbroj të drejtën e Kosovës kur ke humbje të energjive. Më mirë te jemi bllok, ne shqiptarët, kushdo qoftë. Ky është drejtimi ynë dhe ne duhet te kemi qëndrim unik. Këtë e kam shpjeguar jo me dëshirën për të krijuar debate, por është e vërtetë dhe unë këtë kam shpjeguar.

Haradinaj ul tonet: Ramën e kam si vëlla

Pas përplasjeve në media dhe akuzave të bëra ndaj kryeministrit Rama se po bën komplot për copëtimin e Kosovës, duket se Ramush Haradinaj ka preferuar të ul gjakrat dhe të qetësojë gjendjen.

Në një deklaratë për mediat, Haradinaj tha se Ramën e ka si vëlla, por kjo nuk e pengon të thotë të vërtetën e tij.

“Kryeministri i Shqipërisë është institucion, për të cilin unë kam shumë respekt. Kryeministri Edi Rama është vëlla i imi ashtu sikurse janë krejt shqiptarët kudo që janë. Të vërtetën do ta them pa marrë parasysh kujt i pëlqen ose jo. Unë kam thënë të vërtetën për Samitin e Berlinit”.

Një ditë më parë, në konferencën me Mogherinin, Rama i quajti këto akuza si gënjeshtra dhe budallallëqe të rrezikshme.

“I keqardhur që Basha nuk është, të shtunën listat e zgjedhjeve”

Pas përfundimit të mbledhje së kryesisë së Partisë Socialiste, Rama tha se ditën e shtunë do të vendosen emrat e kryetarëve që do të garojnë për 61 bashkitë e vendit.

“Kemi bërë një diskutim paraprak për t’i paraprirë vendimmarrjes së ditës së shtunë ku do të konsolidojmë të gjithë listën e kandidatëve për kryetarë të bashkive si dhe për këshillat bashkiakë. Për kryetarët e bashkive do vendosim emër për emër ditën e shtunë, për këshillat bashkiakë do konsolidojmë të gjitha kriteret dhe pastaj do të mandatojmë të deleguarit sipas qarqeve që t’i depozitojnë sipas afatit listën e kandidatëve për këshillat e bashkive për zgjedhjet e 30 qershorit. Në 30 qershor ne do të kërkojmë votën e qytetarëve në të 61 bashkitë e vendit për të marrë një mandat për 4 vitet e ardhshme në drejtimin e 61 bashkive.”- tha Rama

Rama tha se ndihet i keqardhur që PD dhe LSI nuk do të marrin pjesë në zgjedhje për të përfaqësuar qytetarët që u besojnë dhe se i kanë hyrë një rrugë pa krye.

“A jam i mërzitur që s’do ta kem përballë? Duhen gjëra shumë më të mëdha që unë të mërzitem. Unë jam sigurisht i keqardhur, patjetër që opozita e Partisë Demokratike dhe e simotrës së saj LSI ka vendosur të shkojë në një rrugë pa krye. Unë uroj që të jetë një rrugë me kthim për ta, por nuk kam ndërmend të bëj asnjë përpjekje që ata të kthehen nga ajo rrugë. Sepse në fund të ditës, ajo që është më e rëndësishmja është që sistemi të garantojë pjesëmarrjen e gjithsecilit. Por në një sistem demokratik, askush nuk është i detyruar të marri pjesë me zor në një proces zgjedhor. Dhe në momentin kur nuk ndjen detyrim ndaj atyre që përfaqëson ka marrë fund. S’ka asgjë që e detyron palën tjetër në këtë rast shumicën qeverisëse që të tërheqë mezon në procesin zgjedhor ata që nuk duan të marrin pjesë në zgjedhje. Është një situatë e pazakontë, por ka të gjithë potencialin e vet për të krijuar një situatë të re politike.”- tha Rama

Ndarja e Kosovës, Rama: Gënjeshtra të rrezikshme

Kryeministri Rama iu përgjigj akuzave të Haradinaj për pjesëmarrje në komplot për ndarjen e Kosovës, duke i cilësuar si gënjeshtra dhe budallallëqe të rrezikshme.

“Komploti për copëtimin e Kosovës dhe krijimin në mënyrë të fshehtë një hartë të re të botës më kujton shprehjen “sa pa dal facebook-u budallain e njeh vetëm shtëpia e vet.” Sot jetojmë në një botë që nga kjo pikëpamje është fatkeqe. Nëse do që gënjeshtrën tënde ta besojnë, bëje të pabesueshme, thoshte një shprehje. Sot është në përdorim të përditshëm për të goditur kundërshtarë, për masakruar karaktere personalitet në të gjitha nivelet, duke përfituar nga facebook dhe mundësia për të torolisur të gjithë dynjanë me gënjeshtra marramendëse dhe budallallëqe të rrezikshme. ” – ka thënë Rama

Rama-Mogherini: Hapja e negociatave në qershor është ajo që presim

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë për shtyp me Shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini. Konferenca për shtyp erdhi pas një takimi dypalësh të zhvilluar mes tyre ku u diskutua lidhur me reformat e ndërmarra dhe hapjen e negociatave dhe integrimit të Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se Shqipëria i ka bërë detyrat e saj dhe pret që në qershor të hapen negociatat.

“Nuk është sekret që presim vetëm një përgjigje nga KE, pra se i kemi kryer të gjitha detyrat e shtëpisë dhe meritojmë çeljen e negociatave për anëtarësim. Këtë pritshmëri e kemi të bazuar jo se dikush duhet të na dhurojë diçka, por se i kemi kryer të gjitha detyrat dhe Shqipëria flet me gjuhen e rezultateve mbi të cilat duhet edhe të gjykohet. Ne jemi të vetëdijshëm që në fund të ditës gjykimi dhe vendimi final mbi rekomandimin e KE do të varet nga rrethanat specifike në çdo vend anëtar. Vendimmarrja varet nga ne por edhe nga faktorë të jashtëm që nuk varen nga ne. Por besoj shumë që është koha për t’i dhënë fund një përpjekje për t’i filluar përfundimisht negociatat. Çelja e negociatave është guri që i mungon këtij themeli për të vazhduar të ndërtojmë rrugën tonë europiane. Gjithçka që kemi bërë mjafton për të çelur negociatat, por është larg të qenit e mjaftueshme për të përmbushur të gjitha detyrimet tona ndaj qytetarëve të vendit dhe BE.” – tha Rama

Ndërsa Mogherini tha se sukseset e qeverisë janë fokusuar në tre fusha kryesore që është reforma në drejtësi, luftimi i kultivimit të drogës dhe grupeve kriminale në vend. Mogherini tha se BE vlerëson punën pozitive që është deri tani dhe se hapja e negociatave në qershor është e mundur nëse të gjithë punojmë për të forcuar besimin dhe opinionin e mirë për Shqipërinë.

“Një vit më parë unë solla lajmin e mirë të rekomandimit pozitiv të KE për hapjen e negociatave dhe përgëzova punën tuaj dhe institucioneve për arritjet që kishit bërë. Unë besoj se ky mesazh inkurajimi dhe faktit që kemi njohur punën që është bërë u meritua plotësisht rekomandimi pozitiv për hapjen e negociatave nga KE. Një vit më pas ju keni arritur të konsolidoni këtë ecuri dhe keni arritur rezultate konkrete në lidhje me disa reforma. Ju përgëzoj për punën e bërë për 3 zhvillime kryesore. Ju keni arritur të keni një reformë në drejtësi e cila do të ishte shembull edhe për disa nga vendet anëtare të BE, vettingu ka nisur të sjell rezultate të prekshme. Së dyti ulja drastike të kultivimit të kanabisit dhe së treti goditja e bandave dhe krimit. Ne duhet të jemi mbështetës ndaj Shqipërisë për të objektivin e saj drejtë BE-së. Është përgjegjësia jonë që ne të njohim punën tuaj dhe të japim vlerësime pozitive. Besoj se çelja e negociatave në qershor është i arritshëm, por nuk duhet ta marrim lehtë. Ti përdorim javët në vijim për të punuar që shtete anëtare të BE-së të njohin punën e tyre. Vazhdoni jepni kontributin tuaj duke komunikuar me miqtë tuaj europianë që të kenë më shumë besim te Shqipëria dhe e ardhmja jonë europiane.”- tha Mogherini

Rama: Ballkani të krijojë zonën e vet Shengen për bizneset

Kryeministri Rama ka marrë pjesë në takimi vjetor të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH, me fokus të veçantë Ballkanin dhe investimet në rajonin tonë. Gjatë fjalës së tij Rama tha se Shqipëria është një ndër vendet më të mira për biznesin të investojë pasi ka taksa të ulëta dhe kosto më të ulët pune, por gjithashtu edhe rajoni i Ballkanit është një vend i mirë investimi. Gjatë konferencës Rama shtoi se çdo shtet duhet të thellojë reformat e veta për një investim më të mirë në rajon dhe krijimin e modeleve të suksesshme dhe ngritjen e urave lidhëse dhe komunikuese.

“Mendoj se nuk duhet të presim të bëhemi pjesë e Bashkimit Europian, për të pasur modelin tonë të zonës Shengen. Nuk më bën sens që jemi kaq mbrapa në komunikim, veprime dhe liri në një hapësirë ku duhet të marrim pjesë, për të pasur një treg më të madh, për të pasur më shumë hapësira e mundësi. BE-ja po bëhet gjithmonë e më shumë si Ballkani, në sensin që është gjithnjë e më pak e parashikueshme. Pra, në këtë mjedis, do i thoja të gjithë njerëzve të pranishëm këtu, që kanë ardhur në Sarajevë për biznes dhe që i përkasin komunitetit të biznesit, ndër mjediset e ndryshme të paparashikueshme, ne jemi më i miri, sepse kemi taksa më të ulëta dhe kemi kosto më të ulët pune. Të investosh në Ballkan tani, në çdo vend të Ballkanit është vendim i mirë. Po lajmi i mire në tërë këtë proces është që njerëzit nga komuniteti i biznesit nuk po përballen me të njëjtat probleme dhe vështirësi që ne po shohim në nivel politik, për të rënë dakord, pavarësisht ideve të kundërta, kur flasim për krijimin e kësaj zone ekonomike, tregut të përbashkët.

Pra, mund të them që ajo që po ndodh me biznesin tregon qartë sa e rëndësishme është të bashkohemi si rajon dhe të sillemi si një entitet. Ndërkohë që BE-ja po mundohet të zgjidhë problemet e brendshme dhe të reformohet e të përmirësohet, pasi të ketë kaluar më të keqen, ne duhet të thellojmë reformat tona, jo vetëm në secilin vend, por edhe për rajonin, që është e vështirë dhe jo për të komplimentuar mikpritësin, por BERZH ka qenë shumë mbështetës dhe ne e shohim atë si një nga burimet që na mësojnë si të kapërcejmë vështirësitë kur flasim për krijimin e modeleve të suksesshme dhe ngritjen e urave lidhëse.” – tha Rama

Opozita protestë para kuvendit, me karton të kuq për Ramën

Opozita ka nisur protestën ditën e sotme para Kuvendit ku po zhvillohet seanca e radhës parlamentare.

Të rinjtë e forumit të Partisë Demokratike, dhe ata të LRI-së janë mbledhur para parlamentit të veshur me bluza që mbajnë flamujt e shteteve të BE-së, ndërsa në duar mbajnë kartonë të kuq.

Kjo protestë është simbolike për t’i treguar Ramës se mori kartonin e kuq nga BE në samitin e Berlinit, ku sipas tyre u refuzua hapja e negociatave në qershor, ashtu sikurse pritej.

Rama: Mos ngatërroni negociatat me çështjet politike në vend

Gjatë prezantimi të platformës “Ambasada Ime” ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, i cili u bëri një thirrje të gjithë ambasadorëve që të punojnë për mundësimin e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe të mos përfshihen në çështjet politike që po ndodhin në vend. Rama tha se këtë lojë politike nuk kanë pse e vuajnë shqiptarët dhe se KE rekomandoi vitin e kaluar të hapeshin negociatat pa kushte për Shqipërinë.

“Të gjithë ambasadorëve dua t’iu them bëni atë që mundeni që të mos lejoni që loja me negociatat e brendshme të kthehet në lojë me zjarrin këtu në vendin tonë. Këtë shqiptarët nuk e meritojnë. Sigurisht kjo është përgjegjësi e përfaqësuesve politikë të shqiptarëve. Ka diçka të rëndësishme që vendet tuaja e kanë në dorë: Ta nxjerrin çështjen e integrimit dhe negociatave nga loja politike, duke i hapur negociatat dhe duke e bërë të pamundur që për arsye politike një palë apo një palë tjetër të marrin peng publikun dhe të shfrytëzojnë vështirësitë për çeljen e negociatave si benzinë për të hedhur në zjarrin e përplasjes politike. KE tha vitin e kaluar se në këtë qershor do të çelen negociatat dhe në dhjetor do të bëhet konferenca e parë, duke vendosur dhe disa detyra të tjera, që janë normale. Ajo që ka shumë rëndësi për ne është se u hap dera që Shqipëria të fillojë procesin. Kushedi çfarë do ndodhë në qershor! E them këtë sepse duhet të presim ditën. Ne do vazhdojmë t’i bëjmë detyrat tona, jo se i kërkon komisioni, por se në fund të gjithë duhet të jenë të kënaqur, por edhe sepse e kërkon e ardhmja e vendit tonë. Integrimi është një proces që na jep një fuqi njohjeje, dijeje, shtet-bërje, që nuk na buron nga tradita, sepse tradita nuk është aty për të na mësuar se si bëhet një shtet funksional demokratik dhe për këtë arsye na vjen nga e vetmja rrugë, që është BE. Askush nuk e di këtu se çfarë do të vendoset në qershor, por jam i bindur se ky është viti ku të gjitha rrethanat janë dhe do të jenë aty për të çelur negociatat.” – tha Rama

Kryeministri Rama tha gjithashtu se “komisioni ka rekomanduar hapjen e negociatave për Shqipërinë pa kushte, që do të thotë se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha detyrat e shtëpisë. Kontestimi nuk lidhet më me kriteret objektive.”

Skip to toolbar