Opozita në Kuvend, shprehet se nuk do të votojë një Reformë Zgjedhore jashtë vullnetit të tyre, tha Ralf Gjoni në studion e “Real Story”. Gjoni tha “mos na detyroni të votojmë një reformë vetëm me PS, pasi në atë moment ne do të konsiderojmë marrjen e hapave të tjerë me ato alternativa që na jepen”. Sipas tij, SHBA dhe BE nuk do bëjnë presion për të mbështetur një “pazar” midis Ramës dhe Bashës. “SHBA dhe BE do të mbështesin zgjedhjet institucionale. Ju siguroj që SHBA nuk do vij kurrë që të na kërkojë ne të votojmë një pazar të Ramës e Bashës. në këtë moment, SHBA mbështet demokratizimin e jetës politike në Shqipëri. Në këtë moment ne jemi kyç me votën tonë në parlament. Ne jemi shumë modest. Kemi një votë. Edi Rama nuk i ka votat për të ndryshuar sistemin pa votën tonë. Ne nuk e kontrollojmë votën e çdo deputeti në parlament, por besojmë se Rama nuk do ketë vota pa vullnetin tonë”, tha Gjoni.
Ndërkohë, kryetarja e Grupit Parlamentar të Deputetëve të Djathtë në Kuvend, Rudin Hajdari, përmendi edhe vendosjen e “vetos” si bashkëkryetare e komisionit për Reformën Zgjedhore. “Unë kam të drejtën e vetos. Kjo dakordësi do vij me opozitën e gjerë në parlament. Amerikanët nuk mbështesin individin, por rrugët institucionale. Ata që kanë punuar për vite me amerikanët, e dinë se ata nuk funksionojnë kështu. Ne duam ndryshime të Kodit Zgjedhor, por duam një ndryshim më të madh. Shumë ndërkombëtarë janë lodhur me sjelljet politike të Shqipërisë. Ne duhet të kemi sitem ndryshe, nuk duhet të jemi peng i këtyre njerëzve”, tha Hajdari.
Opozita parlamentare: Jo, për reformë me “arna”, ndryshim sistemi
Për opozitën parlamentare ndryshimi i sistemit elektoral është pika kyçe ku do të bazohen ndryshimet e Reformës Zgjedhore. Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni thanë në emisionin “Real Story” se opozita parlamentare kërkojnë një sistem proporcional kombëtar me lista të hapura, në të cilin të përfshihen edhe rekomandimet e OSBE/ODIH-it, dhe se nuk do të votojnë asnjë ‘arnim” të Reformës Zgjedhore që mund të bëhet përmes një marrëveshje mes PS dhe PD.
Deputetja Hajdari tha se do të punohet mbi draftin e paraqitur në tetor, si më i miri i paraqitur, ku do të reflektohen jo vetëm rekomandimet e OSBE/ODIHR-it por edhe do të punohet për ndryshimin dhe përmirësimin e sistemit për të patur një përfaqësim më të mirë të qytetarëve dhe kryetarët e partive të mos kenë monopolin me listat e deputetëve.
“U paraqitën dy drafte me rekomandimet e OSBE, një në tetor, që ishte më i mirë dhe një në dhjetor që u soll i arnuar sipas interesave të PS dhe PD. Në do të punojmë me draftin tetorit dhe do të bëjmë të gjitha ndryshimet dhe sugjerimet e duhura në mënyrë që të paraqesim rekomandimet e dhëna nga OSBE, të përmirësojmë sistemin dhe të kemi një përfaqësim më të mirë. Në dëshirojmë një sistem të ri dhe do e paraqesim atë në komision dhe parlament. Kërkojmë një sistem proporcional kombëtar me lista të hapura.” tha Hajdari në Real Story.
Në të njëjtën linjë ishte edhe deputeti Ralf Gjoni, i cili u shpreh se nuk do të jap votën e tij nëse nuk ka ndryshim të sistemit.
“Ndërhyrja në ligjin për partitë politike që kryetarët të mos kenë monopolin për listat për deputetët dhe shumë ndryshime të tjera janë jetike. Ne do të votojmë një paketë gjithëpërfshirëse të sistemi zgjedhor ku kërkohet ndryshim i sistemit dhe të reflektohen rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Nëse PS nuk kërkon ndryshim të sistemit, vota ime nuk do jetë në favor të një pseudo reforme. Nuk do votojmë asnjë makijazh buzëkuq, ose arnim teknik, për reformën zgjedhore.” tha Gjoni / REAL STORY
Hajdari: Rama sillet si i djathtë, Basha si i majtë
Rudina Hajdari sqaroi në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, atë që ndodhi në tryezën e organizuar nga OSBE për Reformën Zgjedhore. Sipas Rudina Hajdarit, toleranca e saj për të pranuar opozitën jashtëparlamentare të ishte pjesë e tryezës, u keqpërdor nga Ivi Kaso. “Mendoj se takimi në tërësi ishte i frytshëm. Të paktën dëgjuam disa nga ekspertët, dhe u takuam bashkarisht me personat që po e organizonin këtë takim. Pritshmëritë janë shumë të mëdha, ky ishte një hap i vogël. Unë them se toleranca ime aty u keqtrajtua. Ne u darkordësuam që Ivi Kaso të ishte prezent, ti jepnim dhe fjalën. Kjo tolerancë u keqpërdor. Ai erdhi me një synim për të minuar gjithë procesin e komisionit të reformës zgjedhore. Ky komision është i njohur nga ndërkombëtarët”, tha Hajdari.
Më tej, Rudina Hajdari shtoi se sfida e opozitës parlamentare është ndryshimi i sistemit. Sipas saj, opozita jashtë parlamentit është e përçarë, ndërsa shtoi se partitë aleate të PD-së, janë për ndryshimin e sistemit. “Ne si opozitë në parlament kemi dhe një sfidë shumë të madhe për ndryshimin e sistemit. Zoti Kaso e keqpërdori këtë moment. Ai erdhi si përfaqësues i opozitës së bashkuar, por opozita është e përçarë. Unë e di që partitë e vogla janë për ndryshim sistemi. Basha nuk do ndryshim sistemi, Kryemadhi nuk do largimin e Ramës. Zoti Kaso u ul pranë zotit Gjiknuri. Ai e ka më mirë që të ulet pranë Gjiknurit se sa pranë zonjës Hajdari”, tha deputetja e opozitës.
Më tej, Rudina Hajdari u shpreh se ajo që ndodhi në tryezën e OSBE, tregon një hile të mazhorancës. “Nuk është e drejtë të citoni Ivi Kason, pa cituar deklaratën time. Ishte një detaj teknik që tregonte shumë për mënyrën se si ai ishte i prirur të pranonte… Fjalimi im thoshte këtë: duhet të ketë ndëshkim të personave që kanë abuzuar me votën e shqiptarëve. Kaso ka më shumë të drejtë morale për ta thënë këtë gjë. Marifetet, hilet, janë të mazhorancës. Kemi një Ramë që sillet si i djathtë, dhe një Bashë që sillet si i majtë”, tha Hajdari./Realstory.al/
Gjoni: PD, se ke problemin me Ramën, por me ne
Deputeti i opozitës parlamentar Ralf Gjoni bëri një deklaratë të fortë ku tha se PD hodhi poshtë të gjitha aksionin e saj dhe nxjerrjen e qytetarëve në rrugë, dhe tregoi se problemin se ka me Ramën, por me opozitën parlamentare, që në fakt është aty ku është vetëm për faj të Bashës që dogji mandatet. Nga studio e emisionit “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, Gjoni sqaroi largimin e tij dhe opozitës parlamentare nga tryeza e dialogut për Reformën Zgjedhore të organizuar nga OSBE. Gjoni tha se largimi i tij me disa deputetë të opozitës parlamentare ishte pikërisht për të treguar një mosdakordësinë e tyre, por jo për të bojkotuar tryezën, pasi bojkoti nuk është praktikë e opozitës parlamentare.
“Nuk u ngritëm për të bojkotuar pasi nuk bojkoti nuk është praktikë e jona, por e bëmë për tu treguar të pranishmëve dhe qytetarëve që nuk ishim dakord me ato që u tha nga Zoti Kaso. PD tregoi se ajo nuk njeh legjitimitetin e këtij komisioni dhe për të treguar se ulen në tryezë pikërisht me Ramën, që për kaq muaj i luftuan dhe nxorën njerëzit në rrugë. Pas gjithë aksionit dhe sulmeve të saj politike, sot PD del e thotë se nuk e ka aspak problem të ulet me Ramën dhe Gjiknurin në tryezë, por problemi paskemi qenë ne, opozita parlamentare. PD e paska propozimin jashtë këtij komisioni vetëm me PS, por ne jemi atje dhe kjo për faj të PD, që u largua. Sot nuk na shmang dot.” u shpreh deputeti Gjoni në emisionin Real Story.
Gjatë ditës së mërkurë, Gjoni së bashku me disa deputetë të opozitës parlamentare u larguan nga tryeza e dialogut për Reformën Zgjedhore të organizuar nga OSBE, pas deklaratës së PD përmes Ivi Kasos, i cili kërkoi ngritjen e një strukture të posaçme me pjesëmarrjen e PS, PD dhe ndërkombëtareve, por jo opozitës parlamentare. Kjo shkaktoi reagimin e opozitës parlamentare, që zgjodhi të largohej nga tryeza në shenjë proteste, por u rikthye më vonë sërish në të. / REAL STORY
Kulluri: Basha, do t`i imponohet sistemit (por s`ka vota)
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri, deklaroi në studion e “Real Story”, se PD, para se të shprehi vullnetin për Reformën Zgjedhore, duhet të tregojë vullnet për reformin e brendshëm. Sipas tij, përgjegjësia për humbjen e zgjedhjeve në 2017 ishte e Bashës, dhe jo se u vodhën votat. “Përgjegjësinë kryesore për humbjen e zgjedhjeve e ka Basha. Nëse PD ka kaq vullnet të mirë, flas për lidershipin, duhet të reformojë partinë e tij”, tha Kulluri.
Më tej, Kulluri u shpreh se sistemi elektoral nuk do të jetë kurrë i mirë me partitë aktuale në vend. Sipas tij, të dyja rregullohen njëkohësisht. “Nuk ka sistem elektoral të mirë me partitë politike që nuk funksionojnë. Unë them se nuk është mirë as sistemi as partitë. Të dyja rregullohen njëkohësisht. Këta demokratët dhe socialistët e thjeshtë, i pyet njeri? Ta thëm unë që jo!”, shtoi Kulluri.
Në fund, sipas tij, as Rama e as Basha nuk kanë moral për të bërë reformë zgjedhore. Për Kullurin, PD ka degraduar. “Nuk ka Reformë Zgjedhore me këta dy që drejtojnë sot. Nuk kanë moral për ta bërë. Disa ministra të rinj të Edi Ramës unë sa herë i shoh në tv, i harroj pas një jave. Por kemi një PD të degraduar. Nuk ka meritë asnjë palë për negociatat. Ne kemi degradim politik. E dini me çfarë merret PD? Merret me legalizimet, ndërkohë që ka elektortin e persekutuar”, tha ai.
Edvin Kulluri tha se Basha është i paaftë për të sjellë në pushtet PD. Sipas tij, Partia Demokratike i është shmangur përgjegjësive të veta. “Tragjedia bashiste për mosardhjen në pushtet, është drama personale e Bashës. Rama nuk i fiton zgjedhjet me një opozitë serioze. Prrallat e Lulzim Bashës, është i paaftë të sjelli opozitën në pushtet. Kam drejtuar fushatën në kryeqytetin e hashashit të Shqipërisë, dhe kam fituar në Selenicë. Nuk kam folur kurrë. PD i shmanget përgjegjësive të veta dhe i transferon te komisioni reformës”, tha Kulluri.
Kulluri e quan të pamoralshme faktin që Basha ulet në tavolinë me Gjiknurin, të cilin e ka akuzar për vjedhje vote, dhe nuk pranon të ulet në tavolinë me Rudin Hajdarin. “Është komike, që ndjekësit e Bashës ulmojnë një javë po, një javë jo, SHBA në fb. Basha ulet me armikun e demokracisë, dhe nuk ulet me Rudina Hajdarin. Ky është imoralitet politik. Pse duhet të bindim ne Hajdarin çfarë thotë Basha? Pse ky është dielli i opozitarizmit në Shqipëri? Po ne çfarë jemi?. Basha do t`i imponohet sistemit, por nuk ka asnjë votë në parlament. Me votat e Edi Ramës do imponohet. /Realstory.al/.