Opozita parlamentare në “Real Story”: Nuk votojmë reformë të imponuar

Opozita në Kuvend, shprehet se nuk do të votojë një Reformë Zgjedhore jashtë vullnetit të tyre, tha Ralf Gjoni në studion e “Real Story”. Gjoni tha “mos na detyroni të votojmë një reformë vetëm me PS, pasi në atë moment ne do të konsiderojmë marrjen e hapave të tjerë me ato alternativa që na jepen”. Sipas tij, SHBA dhe BE nuk do bëjnë presion për të mbështetur një “pazar” midis Ramës dhe Bashës. “SHBA dhe BE do të mbështesin zgjedhjet institucionale. Ju siguroj që SHBA nuk do vij kurrë që të na kërkojë ne të votojmë një pazar të Ramës e Bashës. në këtë moment, SHBA mbështet demokratizimin e jetës politike në Shqipëri. Në këtë moment ne jemi kyç me votën tonë në parlament. Ne jemi shumë modest. Kemi një votë. Edi Rama nuk i ka votat për të ndryshuar sistemin pa votën tonë. Ne nuk e kontrollojmë votën e çdo deputeti në parlament, por besojmë se Rama nuk do ketë vota pa vullnetin tonë”, tha Gjoni.

Ndërkohë, kryetarja e Grupit Parlamentar të Deputetëve të Djathtë në Kuvend, Rudin Hajdari, përmendi edhe vendosjen e “vetos” si bashkëkryetare e komisionit për Reformën Zgjedhore. “Unë kam të drejtën e vetos. Kjo dakordësi do vij me opozitën e gjerë në parlament. Amerikanët nuk mbështesin individin, por rrugët institucionale. Ata që kanë punuar për vite me amerikanët, e dinë se ata nuk funksionojnë kështu. Ne duam ndryshime të Kodit Zgjedhor, por duam një ndryshim më të madh. Shumë ndërkombëtarë janë lodhur me sjelljet politike të Shqipërisë. Ne duhet të kemi sitem ndryshe, nuk duhet të jemi peng i këtyre njerëzve”, tha Hajdari.

Opozita parlamentare: Jo, për reformë me “arna”, ndryshim sistemi

Për opozitën parlamentare ndryshimi i sistemit elektoral është pika kyçe ku do të bazohen ndryshimet e Reformës Zgjedhore. Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni thanë në emisionin “Real Story” se opozita parlamentare kërkojnë një sistem proporcional kombëtar me lista të hapura, në të cilin të përfshihen edhe rekomandimet e OSBE/ODIH-it, dhe se nuk do të votojnë asnjë ‘arnim” të Reformës Zgjedhore që mund të bëhet përmes një marrëveshje mes PS dhe PD.

Deputetja Hajdari tha se do të punohet mbi draftin e paraqitur në tetor, si  më i miri i paraqitur, ku do të reflektohen jo vetëm rekomandimet e OSBE/ODIHR-it por edhe do të punohet për ndryshimin dhe përmirësimin e sistemit për të patur një përfaqësim më të mirë të qytetarëve dhe kryetarët e partive të mos kenë monopolin me listat e deputetëve.

“U paraqitën dy drafte me rekomandimet e OSBE, një në tetor, që ishte më i mirë dhe një në dhjetor që u soll i arnuar sipas interesave të PS dhe PD. Në do të punojmë me draftin  tetorit dhe do të bëjmë të gjitha ndryshimet dhe sugjerimet e duhura në mënyrë që të paraqesim rekomandimet e dhëna nga OSBE, të përmirësojmë sistemin dhe të kemi një përfaqësim më të mirë. Në dëshirojmë një sistem të ri dhe do e paraqesim atë në komision dhe parlament. Kërkojmë një sistem proporcional kombëtar me lista të hapura.” tha Hajdari në Real Story.

Në të njëjtën linjë ishte edhe deputeti Ralf Gjoni, i cili u shpreh se nuk do të jap votën e tij nëse nuk ka ndryshim të sistemit.

“Ndërhyrja në ligjin për partitë politike që kryetarët të mos kenë monopolin për listat për deputetët dhe shumë ndryshime të tjera janë jetike. Ne do të votojmë një paketë gjithëpërfshirëse të sistemi zgjedhor ku kërkohet ndryshim i sistemit dhe të reflektohen rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Nëse PS nuk kërkon ndryshim të sistemit, vota ime nuk do jetë në favor të një pseudo reforme. Nuk do votojmë asnjë makijazh buzëkuq, ose arnim teknik, për reformën zgjedhore.” tha Gjoni / REAL STORY

Hajdari: Rama sillet si i djathtë, Basha si i majtë

Rudina Hajdari sqaroi në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, atë që ndodhi në tryezën e organizuar nga OSBE për Reformën Zgjedhore. Sipas Rudina Hajdarit, toleranca e saj për të pranuar opozitën jashtëparlamentare të ishte pjesë e tryezës, u keqpërdor nga Ivi Kaso. “Mendoj se takimi në tërësi ishte i frytshëm. Të paktën dëgjuam disa nga ekspertët, dhe u takuam bashkarisht me personat që po e organizonin këtë takim. Pritshmëritë janë shumë të mëdha, ky ishte një hap i vogël. Unë them se toleranca ime aty u keqtrajtua. Ne u darkordësuam që Ivi Kaso të ishte prezent, ti jepnim dhe fjalën. Kjo tolerancë u keqpërdor. Ai erdhi me një synim për të minuar gjithë procesin e komisionit të reformës zgjedhore. Ky komision është i njohur nga ndërkombëtarët”, tha Hajdari.

Më tej, Rudina Hajdari shtoi se sfida e opozitës parlamentare është ndryshimi i sistemit. Sipas saj, opozita jashtë parlamentit është e përçarë, ndërsa shtoi se partitë aleate të PD-së, janë për ndryshimin e sistemit. “Ne si opozitë në parlament kemi dhe një sfidë shumë të madhe për ndryshimin e sistemit. Zoti Kaso e keqpërdori këtë moment. Ai erdhi si përfaqësues i opozitës së bashkuar, por opozita është e përçarë. Unë e di që partitë e vogla janë për ndryshim sistemi. Basha nuk do ndryshim sistemi, Kryemadhi nuk do largimin e Ramës. Zoti Kaso u ul pranë zotit Gjiknuri. Ai e ka më mirë që të ulet pranë Gjiknurit se sa pranë zonjës Hajdari”, tha deputetja e opozitës.

Më tej, Rudina Hajdari u shpreh se ajo që ndodhi në tryezën e OSBE, tregon një hile të mazhorancës. “Nuk është e drejtë të citoni Ivi Kason, pa cituar deklaratën time. Ishte një detaj teknik që tregonte shumë për mënyrën se si ai ishte i prirur të pranonte… Fjalimi im thoshte këtë: duhet të ketë ndëshkim të personave që kanë abuzuar me votën e shqiptarëve. Kaso ka më shumë të drejtë morale për ta thënë këtë gjë. Marifetet, hilet, janë të mazhorancës. Kemi një Ramë që sillet si i djathtë, dhe një Bashë që sillet si i majtë”, tha Hajdari./Realstory.al/

Gjoni: PD, se ke problemin me Ramën, por me ne

Deputeti i opozitës parlamentar Ralf Gjoni bëri një deklaratë të fortë ku tha se PD hodhi poshtë të gjitha aksionin e saj dhe nxjerrjen e qytetarëve në rrugë, dhe tregoi se problemin se ka me Ramën, por me opozitën parlamentare, që në fakt është aty ku është vetëm për faj të Bashës që dogji mandatet. Nga studio e emisionit “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, Gjoni sqaroi largimin e tij dhe opozitës parlamentare nga tryeza e dialogut për Reformën Zgjedhore të organizuar nga OSBE. Gjoni tha se largimi i tij me disa deputetë të opozitës parlamentare ishte pikërisht për të treguar një mosdakordësinë e tyre, por jo për të bojkotuar tryezën, pasi bojkoti nuk është praktikë e opozitës parlamentare.

“Nuk u ngritëm për të bojkotuar pasi nuk bojkoti nuk është praktikë e jona, por e bëmë për tu treguar të pranishmëve dhe qytetarëve që nuk ishim dakord me ato që u tha nga Zoti Kaso. PD tregoi se ajo nuk njeh legjitimitetin e këtij komisioni dhe për të treguar se ulen në tryezë pikërisht me Ramën, që për kaq muaj i luftuan dhe nxorën njerëzit në rrugë.  Pas gjithë aksionit dhe sulmeve të saj politike, sot PD del e thotë se nuk e ka aspak problem të ulet me Ramën dhe Gjiknurin në tryezë, por problemi paskemi qenë ne, opozita parlamentare. PD e paska propozimin jashtë këtij komisioni vetëm me PS, por ne jemi atje dhe kjo për faj të PD, që u largua. Sot nuk na shmang dot.” u shpreh deputeti Gjoni në emisionin Real Story.

Gjatë ditës së mërkurë, Gjoni së bashku me disa deputetë të opozitës parlamentare u larguan nga tryeza e dialogut për Reformën Zgjedhore të organizuar nga OSBE, pas deklaratës së PD përmes Ivi Kasos, i cili kërkoi ngritjen e një strukture të posaçme me pjesëmarrjen e PS, PD dhe ndërkombëtareve, por jo opozitës parlamentare. Kjo shkaktoi reagimin e opozitës parlamentare, që zgjodhi të largohej nga tryeza në shenjë proteste, por u rikthye më vonë sërish në të. / REAL STORY

Kulluri: Basha, do t`i imponohet sistemit (por s`ka vota)

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri, deklaroi në studion e “Real Story”, se PD, para se të shprehi vullnetin për Reformën Zgjedhore, duhet të tregojë vullnet për reformin e brendshëm. Sipas tij, përgjegjësia për humbjen e zgjedhjeve në 2017 ishte e Bashës, dhe jo se u vodhën votat.  “Përgjegjësinë kryesore për humbjen e zgjedhjeve e ka Basha. Nëse PD ka kaq vullnet të mirë, flas për lidershipin, duhet të reformojë partinë e tij”, tha Kulluri.

Më tej, Kulluri u shpreh se sistemi elektoral nuk do të jetë kurrë i mirë me partitë aktuale në vend. Sipas tij, të dyja rregullohen njëkohësisht. “Nuk ka sistem elektoral të mirë me partitë politike që nuk funksionojnë. Unë them se nuk është mirë as sistemi as partitë. Të dyja rregullohen njëkohësisht. Këta demokratët dhe socialistët e thjeshtë, i pyet njeri? Ta thëm unë që jo!”, shtoi Kulluri.

Në fund, sipas tij, as Rama e as Basha nuk kanë moral për të bërë reformë zgjedhore. Për Kullurin, PD ka degraduar. “Nuk ka Reformë Zgjedhore me këta dy që drejtojnë sot. Nuk kanë moral për ta bërë. Disa ministra të rinj të Edi Ramës unë sa herë i shoh në tv, i harroj pas një jave. Por kemi një PD të degraduar. Nuk ka meritë asnjë palë për negociatat. Ne kemi degradim politik. E dini me çfarë merret PD? Merret me legalizimet, ndërkohë që ka elektortin e persekutuar”, tha ai.

Edvin Kulluri tha se Basha është i paaftë për të sjellë në pushtet PD. Sipas tij, Partia Demokratike i është shmangur përgjegjësive të veta. “Tragjedia bashiste për mosardhjen në pushtet, është drama personale e Bashës. Rama nuk i fiton zgjedhjet me një opozitë serioze. Prrallat e Lulzim Bashës, është i paaftë të sjelli opozitën në pushtet. Kam drejtuar fushatën në kryeqytetin e hashashit të Shqipërisë, dhe kam fituar në Selenicë. Nuk kam folur kurrë. PD i shmanget përgjegjësive të veta dhe i transferon te komisioni reformës”, tha Kulluri.

Kulluri e quan të pamoralshme faktin që Basha ulet në tavolinë me Gjiknurin, të cilin e ka akuzar për vjedhje vote, dhe nuk pranon të ulet në tavolinë me Rudin Hajdarin. “Është komike, që ndjekësit e Bashës ulmojnë një javë po, një javë jo, SHBA në fb. Basha ulet me armikun e demokracisë, dhe nuk ulet me Rudina Hajdarin. Ky është imoralitet politik. Pse duhet të bindim ne Hajdarin çfarë thotë Basha? Pse ky është dielli i opozitarizmit në Shqipëri? Po ne çfarë jemi?. Basha do t`i imponohet sistemit, por nuk ka asnjë votë në parlament. Me votat e Edi Ramës do imponohet. /Realstory.al/.

Opozita parlamentare: Jo për një reformë me “arna”, ndryshim sistemi

Për opozitën parlamentare ndryshimi i sistemit elektoral është pika kyçe ku do të bazohen ndryshimet e Reformës Zgjedhore. Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni thanë në emisionin “Real Story” se opozita parlamentare kërkojnë një sistem proporcional kombëtar me lista të hapura, në të cilin të përfshihen edhe rekomandimet e OSBE/ODIH-it, dhe se nuk do të votojnë asnjë ‘arnim” të Reformës Zgjedhore që mund të bëhet përmes një marrëveshje mes PS dhe PD.

Deputetja Hajdari tha se do të punohet mbi draftin e paraqitur në tetor, si  më i miri i paraqitur, ku do të reflektohen jo vetëm rekomandimet e OSBE/ODIHR-it por edhe do të punohet për ndryshimin dhe përmirësimin e sistemit për të patur një përfaqësim më të mirë të qytetarëve dhe kryetarët e partive të mos kenë monopolin me listat e deputetëve.

U paraqitën dy drafte me rekomandimet e OSBE, një në tetor, që ishte më i mirë dhe një në dhjetor që u soll i arnuar sipas interesave të PS dhe PD. Në do të punojmë me draftin  tetorit dhe do të bëjmë të gjitha ndryshimet dhe sugjerimet e duhura në mënyrë që të paraqesim rekomandimet e dhëna nga OSBE, të përmirësojmë sistemin dhe të kemi një përfaqësim më të mirë. Në dëshirojmë një sistem të ri dhe do e paraqesim atë në komision dhe parlament. Kërkojmë një sistem proporcional kombëtar me lista të hapura.” tha Hajdari në Real Story.

Në të njëjtën linjë ishte edhe deputeti Ralf Gjoni, i cili u shpreh se nuk do të jap votën e tij nëse nuk ka ndryshim të sistemit.

Ndërhyrja në ligjin për partitë politike që kryetarët të mos kenë monopolin për listat për deputetët dhe shumë ndryshime të tjera janë jetike. Ne do të votojmë një paketë gjithëpërfshirëse të sistemi zgjedhor ku kërkohet ndryshim i sistemit dhe të reflektohen rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Nëse PS nuk kërkon ndryshim të sistemit, vota ime nuk do jetë në favor të një pseudo reforme.Nuk do votojmë asnjë makijazh buzëkuq, ose arnim teknik, për reformën zgjedhore.” tha Gjoni / REAL STORY

Hajdari: Rama sillet si i djathtë, Basha si i majtë

Rudina Hajdari sqaroi në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, atë që ndodhi në tryezën e organizuar nga OSBE për Reformën Zgjedhore. Sipas Rudina Hajdarit, toleranca e saj për të pranuar opozitën jashtëparlamentare të ishte pjesë e tryezës, u keqpërdor nga Ivi Kaso. “Mendoj se takimi në tërësi ishte i frytshëm. Të paktën dëgjuam disa nga ekspertët, dhe u takuam bashkarisht me personat që po e organizonin këtë takim. Pritshmëritë janë shumë të mëdha, ky ishte një hap i vogël. Unë them se toleranca ime aty u keqtrajtua. Ne u darkordësuam që Ivi Kaso të ishte prezent, ti jepnim dhe fjalën. Kjo tolerancë u keqpërdor. Ai erdhi me një synim për të minuar gjithë procesin e komisionit të reformës zgjedhore. Ky komision është i njohur nga ndërkombëtarët”, tha Hajdari.

Më tej, Rudina Hajdari shtoi se sfida e opozitës parlamentare është ndryshimi i sistemit. Sipas saj, opozita jashtë parlamentit është e përçarë, ndërsa shtoi se partitë aleate të PD-së, janë për ndryshimin e sistemit. “Ne si opozitë në parlament kemi dhe një sfidë shumë të madhe për ndryshimin e sistemit. Zoti Kaso e keqpërdori këtë moment. Ai erdhi si përfaqësues i opozitës së bashkuar, por opozita është e përçarë. Unë e di që partitë e vogla janë për ndryshim sistemi. Basha nuk do ndryshim sistemi, Kryemadhi nuk do largimin e Ramës. Zoti Kaso u ul pranë zotit Gjiknuri. Ai e ka më mirë që të ulet pranë Gjiknurit se sa pranë zonjës Hajdari”, tha deputetja e opozitës.

Më tej, Rudina Hajdari u shpreh se ajo që ndodhi në tryezën e OSBE, tregon një hile të mazhorancës. “Nuk është e drejtë të citoni Ivi Kason, pa cituar deklaratën time. Ishte një detaj teknik që tregonte shumë për mënyrën se si ai ishte i prirur të pranonte… Fjalimi im thoshte këtë: duhet të ketë ndëshkim të personave që kanë abuzuar me votën e shqiptarëve. Kaso ka më shumë të drejtë morale për ta thënë këtë gjë. Marifetet, hilet, janë të mazhorancës. Kemi një Ramë që sillet si i djathtë, dhe një Bashë që sillet si i majtë”, tha Hajdari./Realstory.al/

Hajdari, Bashës: Reforma me ne (do votohet në Kuvend)

Rudina Hajdari, kryetarja e Grupit Parlamentar të Deputetëve të Djathtë në Kuvend, shprehet se “Reforma Zgjedhore”, nuk mund të jetë produkt i një pazari politik. Me anë të një reagimi në Twitter, Hajdari paralajmëron Partinë Demokratike, se “Reforma Zgjedhore” do të jetë produkt institucional i Komisionit, ndërsa votimi i saj, do të bëhet në Kuvend.  “Reforma nuk mund të jetë më produkt i një pazari politik të radhës mes dy partive mbi supet e shqiptarëve. Ajo duhet të jetë produkt institucional i këtij Komisioni dhe të votohet në Kuvend, pas një konsultimi gjithëpërfshirës kombëtar e dakortësie mes të gjitha palëve relevante”, shkruan ajo.

Më tej, Rudina Hajdari shprehet se për të çuar përpara këtë reformë, duhet vullnet i sinqertë nga aktorët politikë, ndërsa apelon se duhet qëndruar larg çdo pazari që minon besimin publik. “Këtu, ne shpresojmë edhe në vullnetin e sinqertë të aktorëve politikë për t’a kryer këtë reformë e për të qëndruar larg çdo pazari të fshehtë që minon besimin publik në institucionin e zgjedhjeve. Ne kemi për detyrë historike që t’u kthejmë besimin të gjithë qytetarëve shqiptarë tek institucionet që administrojnë dhe numërojnë votën e tyre, sepse besimi publik ndaj strukturave të shtetit dhe ndaj administratës zgjedhore është sot në një pikë kritike”, shkruan Hajdari.

Partia Demokratike, kërkoi që Reforma Zgjedhore të hartohet nga një komision i posaçëm në bashkëpunim me ndërkombëtarët, duke shmangur deputetët e opozitës në parlament. Kjo kërkesë irritoi deputetët e opozitës, të cilët braktisën mbledhjene  organizuar nga OSBE të mërkurën paradite. Megjithatë, Rudina Hajdari, ishte zëri më i arsyeshëm, duke i kërkuar deputetëve opozitarë të ktheheshin në tryezë, ndërsa pasditene  të mërkurës ajo kundërshton kërkesën e PD, duke i kujtuar se Kuvendi është vendi ku do të votohet kjo reformën, ku nevojiten dhe votat e opozitës, të cilën Basha s`e njeh.

Hajdari, pro PD-LSI në tryzën e “zgjedhoreve”, por jo peng i tyre

Bashkëkryetarja e komisionit të posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore Rudina Hajdari është shprehur pro prezencës së opozitës jashtëparlamentare në tryezën e dialogu. Hajdari tha se opozita joparlamentare është e mirëpritur për të parashtruar kërkesat e saj në mënyrë që të forcojë edhe me shumë kampin opozitar. Deputetja e opozitës parlamentare, Hajdari shtoi se ndryshimi i sistemit elektoral do të jetë prioritet dhe një nga objektet e diskutimit të komisionit të Reformës Zgjedhore.

Opozita patjetër duhet të bëhet pjesës e kësaj tryeze sepse reforma zgjedhore është kali i betejës që do ta forcojë opozitën dhe t’i japi shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të pakontestuara. Po të arrijmë të ndryshojmë dhe çlirojnë atë sistem që u ngrit në 2008 atëherë do të jetë një fitore e të gjithëve, jo vetëm për partitë politike por për të gjithë shqiptarët. Ndryshimi i sistemit është prioritet dhe është vënë si objekt në komisionin e reformës zgjedhore.” tha Hajdari për mediat, por shtoi se nëse opozita vendos me bojkotin e saj atëherë kjo është zgjedhje e tyre dhe se reforma nuk do të mbetet peng.

 “Ne shtrijmë dorën, patjetër por reforma zgjedhore duhet të ecë përpara. Nëse ata vazhdojnë dhe bojkotojnë çdo proces konstruktiv për demokracinë është zgjedhja e tyre, ne nuk kemi çfarë të bëjmë. Ne do vazhdojmë ta përmbushim këtë kriter edhe për hapjen e negociatave”, tha Hajdari.

Më 25 qershor prezenca e OSBE në Shqipëri ka vendosur të mbajë një tryezë dialogu gjithëpërfshirëse për Reformën Zgjedhore ku ka ftuar të gjithë përfaqësuesit e partive politike në vend. Opozita jashtëparlamentare iu përgjigj të martën se do të jetë prezente në këtë tryeze duke u tërhequr përfundimisht nga bojkoti dhe pranoi më në fund të ulet për të diskutuar për Reformën Zgjedhore.

“Tahiri”, Hajdari: Gjykata dështoi të bënte histori

Vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda për të dënuar ish ministrin Saimir Tahiri me 3.4 vite burg të konvertuar në ‘shërbim prove’, u komentua edhe nga kryetarja e grupit parlamentar demokrat në parlament, Rudina Hajdari.

Deputetja Hajdari u shpreh e zhgënjyer nga vendim i gjykatës, pasi dështoi të bënte historinë dhe dha një dënim të papërfillshëm. Për Hajdarin drejtësia tregoi me vendimin e saj të sforcuar se është ende në presionin e politikës.

Ndërkohë që gjykata dështoi të bënte histori me një dënim të papërfillshëm, drejtësia tregoi se është ende nën presionin e politikës. Duket si një hap i sforcuar për gjykatën me vendimin “shërbim prove” për një zyrtar të lartë, por që në të vërtetë zhgënjeu një popull të tërë.” ka thënë deputetja e opozitës së re.” shkruan Hajdari në facebook.

Mbrëmjen e të enjtes, rreth orës 22:00, gjykata e Krimeve të Rënda vendosi që të hedh poshtë të 3 akuzat për ish ministrin Tahiri atë të korrupsioni, trafikut të drogës dhe pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal me arsyetimin se nuk kishte prova të mjaftueshme. Në verdiktin e saj gjykata vendosi se Tahiri ka ‘shpërdoruar detyrën” dhe për këtë e dënoi me 5 vite burg, që me gjykimin  shkurtuar pranuar më herët shkon në 3.4 muaj burg. Ky dënim për ish ministrin do të konvertohet në “shërbim prove”.

Rudina Hajdari: Basha i mirëpritur për Reformën Zgjedhore. Konsensus për kërkesat

Bashkëkryetarja e Komisionit për hartimin e Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari, është shprehur se “mirëpret opozitën jashtë parlamentit për të diskutuar për këtë reformë”. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Rudina Hajdari ka paralajmëruar një Rezolutë, duke u shprehur se Reforma Zgjedhore “po merr rrugën e duhur”.

“Rezoluta një zëri gati, Reforma Zgjedhore po merr rrugën e duhur. Ftesa për opozitën jashtë për dialog, e mirëpritur nga të gjitha palët. Kërkesat më në fund po gjejnë konsensus. Pak orë dhe ditë na ndajnë nëse politika do t’i përgjigjet po 90% të shqiptarëve për hapjen e negociatave”, ka shkruar Hadari. Ndërkohë, Kryetarja e Grupit Parlamentar të deputetëve të djathtë në Kuend, ka qenë  nxitësja kryesore e Reformës Zgjedhore.

Në një intervistë të pak muajve më parë në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, Rudina Hajdari la të hapur mundësinë për krijimin e një partie të re politike, por, fillimisht u shpreh ajo, duhet ndryshim i sistemit zgjedhor.

Megjithatë, si bashkëkryetare e Komisionit për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari ka qenë promotorja kryesore e reformimit të këtij sistemi, ku shpesh ajo ka pasur dhe mbështetjen e ndërkombëtarëve për të realizuar një qëllim të tillë.

Gjatë senacës plenare të së enjtes, deputetët e opozitës janë shprehur të gatshëm të bashkëpunojnë për Reformën Zgjedhore, por sipas tyre me kusht, që kjo reformë të mos jetë një “pazar” i dy partive të mëdha në vend.

Hajdari shpërndan letrën Lincoln për nisjen e shkollës

Të gjithë politikanët uruan nisjen e vitit të ri shkollor. Edhe Rudina Hajdari ka shpërndarë një mesazh origjinal në facebook, ku në vend të urimit të zakonshëm ka publikuar letrën që ish presidenti amerikan Abraham Lincoln shkruante më 1830 me rastin e fillimit të shkollës. Një letër që duket shumë aktuale edhe në ditët e sotme dhe ku burojnë mesazhe të qarta veçanërisht për mësuesit që janë edhe udhëheqësit kryesorë të fëmijëve në rrugën e gjatë të dijes.

Kujtojmë se Hajdari, ka studiuar dhe ka punuar në SHBA dhe njihet si politikane që gëzon mbështetjen e SHBA-së, gjë që ajo e tregon herë pas herë me mesazhet dhe qëndrimet e saj.

Letra e plotë e Abraham Lincoln

Mësues i nderuar,

Djali im sot e fillon shkollën.

Pas pak, gjithçka do të jetë për të e çuditshme dhe e re, prandaj do të doja ta trajtonit butësisht.

Është një aventurë që ai do ta marrë me vete nëpër të gjitha kontinentet.

Të tilla aventura që ndoshta mund të përfshijnë luftëra, tragjedi dhe fatkeqësi. Ta jetosh këtë jetë, të duhet besim, dashuri dhe kurajë.

Për këtë, i dashur Mësues, do t’ju lutesha ta merrnit përdore e t’i mësoni gjëra që do t’i duhen t’i dijë, mësojeni atë – por butësisht, nëse mundeni.

Mësojeni se për çdo armik, ekziston një mik.

Atij do t‘i duhet të mësojë se jo të gjithë njerëzit janë të drejtë, se jo të gjithë njerëzit janë të sinqertë.

Megjithatë mësojeni se për çdo faqezi ka një hero dhe se për çdo politikan egoist, jeton një lider i përkushtuar.

Mësojeni nëse mundeni se 10 centë të fituar kanë shumë më tepër vlerë se një dollar i gjetur. Në shkollë, mësues, është shumë më e ndershme të dështosh se të mashtrosh.

Mësojeni atë si të humbë hijshëm, dhe si t’i gëzohet fitores kur ai fiton.

Mësojeni të jetë i mirë me njerëzit e mirë, dhe i ashpër me njerëzit e ashpër. Mundohuni t’i qëndrojë sa më larg zilisë, nëse do të mundeni dhe mësojani sekretin e një buzëqeshjeje të çiltër.

Mësojeni po të jetë e mundur – si të qeshë kur të jetë i trishtuar, dhe se të derdhësh lotë nuk është aspak turp.

Mësojeni se mund të ketë dështim të ndershëm dhe fitore të turpshme.

Mësojeni t’i përqeshë cinikët.

Mësojeni nëse mundeni të zbulojë mrekullinë e leximit të librave, por gjithashtu i jepni edhe kohën e mjaftueshme për të kundruar misterin e përjetshëm të fluturimit të zogjve në qiell, të bletëve në diell e të luleve mbi një kodër të gjelbër.

Mësojeni të këtë besim në idetë e tij edhe nëse të gjithë do t`i thonë se janë të gabuara.

Mundohuni t`i mësoni birit tim forcën për mos e ndjekur turmën edhe kur të gjithë vrapojnë pas fitimtarit.

Mësojeni të dëgjojë me vëmendje çdo njeri, por gjithashtu të shoshisë të gjithë atë që dëgjon në sitën e së vërtetës dhe të marrë veç të mirën.

Mësojani atij sesi të shesë talentin dhe zgjuarësinë e tij tek ofertuesi më i lartë, por mos të pranojë kurrë asnjë lloj çmimi për shpirtin e zemrën.

Lejojeni të ketë kurajën për të qenë i padurueshëm. Lejoheni të ketë durimin për të qenë trim.

Mësojeni atë të ketë besim sublim te vetvetja, sepse atëherë ai do të ketë gjithmonë besim sublim në njerëzimin dhe në zotin. Këto janë kërkesat, mësues, por ju bëni më të mirën që mundeni. Ai është fëmijë i vogël dhe i mirë. Dhe është biri im”.

Me respekt,

Abraham Lincoln

Reforma zgjedhore, Hajdari: Gjermania mbështet opozitën parlamentare

Gjermania mbështet dhe njeh rolin e opozitës parlamentare për reformën zgjedhore. Këtë e ka bërë të ditur Kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat, Rudina Hajdari gjatë një takimi që ka zhvilluar me ambasadorin e ri të Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf.

E lumtur që pata mbështetjen e Ambasadorit Gjerman, Peter Zingraf,  për Reformën Zgjedhore pasi i shpjegova të gjitha objektivat e opozitës parlamentare për këtë reformë“, shkruan Rudina Hajdari në Twitter.

Mbështetja që Gjermania i jep opozitës parlamentare dhe vlerësimi i kontributit të tyre në këtë reformë, ku Hajdari është bashkëkryetare e Komisionit për Reformën Zgjedhore, tregon se e njeh rolin vendimtar të opozitës parlamentare në miratimin e ndryshimeve të kësaj reforme si dhe legjitimitetin e tyre në Kuvend, pas akuzave të hedhura shpesh nga Meta apo opozita se “Parlamenti është ilegjitim” me djegien e mandateve.

Reforma Zgjedhore është një nga pikat kryesore të qeverisë për diskutim jo vetëm me opozitën parlamentare por edhe atë jo parlamentare duke i shtrirë dorën e bashkëpunimit dhe dialogut, për ta risjellë sërish opozitën rrugore në institucionet vendimmarrëse. Kjo është një nga frikërat e opozitës parlamentare, e cila ka deklaruar se do të vendos veton nëse Rama-Basha bëjnë pazare për Reformën Zgjedhore dhe nuk kërkojnë ndryshimin e sistemit që në themelet e tij.

Koncesionet, Hajdari flet me gjuhën e Bashës

Kryetarja e grupit demokrat Rudina Hajdari ka hedhur akuza dhe ka kërkuar hetime nga SPAK, ashtu si Basha, në lidhje me dy koncesionet Milot-Balldren dhe Orikum –Dukat, që pritet të miratohen gjatë seancës së Kuvendit. Hajdari tha nëse këto koncesione miratohen, atëherë këto dosje do i dorëzohen SPAK, sapo të krijohen në mënyrë që të mbrojë të drejtën e qytetarëve.

“Kontratat koncesionare të fundit të Milot-Balldren dhe Orikum -Dukat vijnë si oferta të pakërkuara. Si ligji “Fusha”, këto janë kontrata që qeveria kërkon të mbulojë paligjshmërinë përmes votës së deputetëve. Ministria e Ekonomisë nuk ka dhënë miratimin për këto dy projekte, që rrezikojnë buxhetin e shtetit. Shkeljet e rënda ngarkojnë me përgjegjësi nga specialisti më i thjeshtë deri te vendimmarrja e këshillit të ministrave. Ne duhet të bëjmë kallëzime në lidhje me këto dy ligje. Edhe nëse nuk merret prokuroria e përgjithshme, duhet ti denoncojmë nga ligji ‘Fusha’ deri te koncesionet e rrugëve. Këto dosje duhet të dorëzohen sapo të ngrihet SPAK-u. Duhet të mbrojmë të drejtën tonë” tha Hajdari.

Ajo që vihet re është se Hajdari ka përdorur të njëjtën gjuhë, akuza dhe kërcënime me SPAK, njësoj si kreu i PD-së, Luzlim Basha pak më herët për mediat. Basha paralajmëroi deputetët që do të votojnë pro këtyre projektligjeve se emrat e tyre do të mbahen shënim dhe do të jenë objekt i hetimeve të mëtejshme të SPAK dhe BKH-së. Duket se mes Hajdarit dhe Bashës ka një shkrirje të akujve. Kjo u vu re edhe në ceremoninë e sotme të homazheve të Azem Hajdarit, ku Rudina mori pjesë në të dy ceremonitë e organizuara nga PD, si te memoriali ashtu edhe tek Varrezat e Dëshmorëve.

Basha-Hajdari shkëmbyen mes tyre një shtrëngim duarsh duke dhënë një sinjal se pas sulmeve dhe qëndrimeve të ashpra ndaj njëri-tjetrit, mund të ketë edhe një ringrohje të marrëdhënies. Rudina Hajdari është një nga deputetet e përjashtuara nga PD, pasi refuzoi të digjte mandatin dhe ka qenë një nga kritiket e Bashës në lidhje me prostatat e dhunshme dhe aksionin politik që i la demokratët pa asnjë lloj pushteti. / Realstory

Skip to toolbar