Vrasja e adoleshentes, Ministri i Brendshëm rumun jep dorëheqjen

Vrasja e një 15-vjeçare ka detyruar ministrin e ri të Brendshëm të Rumanisë të jap dorëheqjen. I ndodhur në detyrë vetëm prej 6 ditësh, Nicolae Moga dha dorëheqjen pas presionit të madh publik pas vrasjes sё adoleshentes.

“Vendosa të jap dorëheqjen, pёr tё mbrojtur reputacionin e ministrisë. Reputacioni i ministrisë ёshtё tronditur rёndё prej veprimit tё dobёt tё policisë lidhur me vrasjen e 15-vjeçares.” – tha Moga

Një 15-vjeҁare u zhduk më 24 korrik teksa përpiqej përmes auto-stopeve tё mbёrrinte nё shtëpi. Rrugës atë e mori në shofer. Një ditë më pas, ajo i telefonoi urgjencës dhe policisё, pёr t’i komunikuar ku e kishin çuar. Vetёm pas 12 orёsh policia mbёrriti nё vendin ku ishte mbajtur vajza e re. Ndonёse nё raste tё tilla emergjencash nuk janё tё nevojshme urdhёrat pёr kontroll, hetuesit aplikuan pёr njё tё tillё dhe pritёn deri nё tё gdhirë, pёrpara se tё hynin nё shtёpi. Por kjo ishte një kohë e humbur dhe tepër vonë për 15-vjeçaren, e cila kishte vdekur.

Policia arrestoi një 65-vjeҁar, i cili pranoi se kishte vrarё adoleshenten  dhe njё grua tjetёr. Ky rast u bё shkak pёr kritika masive ndaj autoriteteve, madje edhe presidenti Klaus Iohannis dhe kryeministrja Viorica Dancila akuzuan policinë pёr dështim të punës së tyre.

Dje humbi zgjedhjet parlamentare, sot përfundoi në burg

Kryetari i Partisë Social Demokratike të Rumanisë, njëherazi kryetar i Dhomës së Ulët të Parlamentit rumun, Liviu Dragnea është dënuar me 3 vjet e 6 muaj burg nga Gjykata e Lartë e Rumanisë. Drangea akuzohet për korrupsion, ndërsa më herët ai ka pasur akuza edhe për manipulimin e votave.

Për rastin konkrete, Liviu Dragnea akuzohet për punsime nepotike në administratën publike të dy anëtarëve të partisë së tij. Vendimi i sotëm për dënimin e politikanit më të fuqishëm në Rumani është përfundimtar, ndërsa Dragnea pritet të burgoset brenda 24 orësh.

Partia e drejtuar nga Liviu Dragnea, vetëm një ditë më parë pësoi një goditje të rëndë, pasi dështoi në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

Ndërsa sot ka ardhur dhe goditja e dytë për kreun e Social Demokratëve të Rumanisë, që ka marrë dënimin me burgim nga gjykata. Rumania renditet një nga anëtarët më të korruptuar të BE-së nga Transparency International.

Llullaku flet si lider: Nesër fitojmë Kupën e Rumanisë me Astran

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Azdren Llullaku ka kaluar një sezon pozitiv në aspektin personal në Rumani me ekipin e Astras. Sulmuesi do të jetë nesër gati për të luajtur një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, ku së bashku me ekipin do të synojnë të fitojnë Kupën e Rumanisë kundër Vitorul Constanta.

Llullaku ka folur në konferencën e sotme për shtyp, duke i dhënë kurajo ekipit, të kalojë situatën e vështirë, për shkak të vonesave me pagat, dhe të fitojë trofeun e kupës, që vlen një biletë për në Europa League sezonin e ardhshëm.

“Ishte një sezon i ndërlikuar, me momente të mira dhe të këqija, por ndeshja e së nesërmes duhet të jetë e veçantë, të harrojmë gjithçka që ka ndodhur deri më tani, të shohim anën pozitive, dhe të përpiqemi të bëjë maksimumin nesër për të fituar”.

“Sigurisht që është ndeshja e sezonit, do të jetë shumë e vështirë sepse luajmë kundër një skuadre shumë të mirë, por ne jemi një grup i vlefshëm, ne jemi futbollistë, njerëz me karakter dhe përgatitemi shumë mirë me trajnerin, jam i bindur se do të japim maksimumin, do të jetë një shfaqje e madhe nesër, “tha Llullaku në konferencë shtypi.

Rumani, humb jetën oficeri shqiptar

Një oficer shqiptar dhe bashkëshortja e tij kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik në Rumani. Ngjarja e rëndë është konfirmuar nga Policia e Shtetit.

Ervin Dervina, 41 vjeç, ishte Oficer i Kontaktit i Shqipërisë pranë Qendrës për Forcimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC).

“Sot në Rumani, si pasojë e një aksidenti automobilistik, ka humbur jetën Ervin Dervina, Oficer i Kontaktit i Shqipërisë pranë Qendrës për Forcimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC), si dhe bashkëshortja e tij, shtetase rumune.

Policia e Shtetit shpreh dhimbjen dhe solidaritetin për familjarët e 41-vjeçarit dhe bashkëshortes, për humbjen e papritur dhe të parakohshme të të afërmve të tyre, si dhe është e angazhuar maksimalisht dhe në bashkëpunim të vazhdueshëm me autoritetet rumune për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.”

Njoftim për shtypSot në Rumani, si pasojë e një aksidenti automobilistik, ka humbur jetën Ervin Dervina, Oficer i…

Gepostet von Policia e Shtetit am Mittwoch, 22. Mai 2019

Llullaku shënon golin e nderit në humbjen e thellë të Astra-s (video)

Azdren Llullaku ka shënuar 8 gola dhe ka asituar 12 të tjerë në të gjitha garat në Rumani këtë sezon me Astran, ekip me të cilin aktovizohet prej fillimit të këtij sezoni.

Golin e radhês sulmuesi i Kombëtares shqiptare e ka shënuar mbrëmjen e së hënës në kampionat, në takimin kundër CFR Cluj, që Astra e humbi me rezultatin 1-5 në shtëpinë e saj.

Sulmuesi kuqezi u fut si zëvendësues në pjesën e dytë, teksa pak minuta më pas ai shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, duke shkurtuar përkohësisht shifrat në 1-2, megjithëse miqtë realizuan dhe tre gola të tjerë më vonë.

Gjithësesi, Astra e ka humbur prej kohësh mundësinë e arritjes së Europa League nga kampionati, ndaj e vetmja mundësi mbetet Kupa e Rumanisë, ku ekipi i futbollistit shqiptar do të përballet në finale me Vitorul.

Llullaku vendimtar në Rumani, jep asistin e fitores së ekipit (video)

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Azdren Llullaku vijon të jetë vendimtar për skuadrën e Astras në Rumani.

Ndonëse skuadra ndodhet në krizë financiare dhe futbollistët nuk janë paguar, Astra nuk e ka ulur ritmin në kampionat dhe shpreson që deri në fund të tij të sigurojë një vend në kupat e Europës.

Futbollisti shqiptar ka qenë deçiziv mbrëmjen e djeshme për skuadrën e tij, pasi ka dhënë asistin e golit të fitores, ndërsa traversa i ka mohuar një gol të sigurtë.

Ishte minuta e 87′ kur Llullaki gjuan bukur nga jashtë zone një top që harkohet dhe godet traun e portës, duke i mohuar golin futbollistit shqiptar.

Një minutë më vonë një gjuajtje e tij me kokë në zonë nuk përfundoi në kuadrat, por u transformua në asist për një nga shokët e ekipit, i cili shënoi golin e vetëm të ndeshjes.

Fitorja 1-0 ndaj serinë e 4 humbjeve rresht tek Astra, që gjithsesi synim kryesor ka kupën, ku është një hap larg finales.

Ish-Presidenti Rumun Iliesku akzuohet për krime kundër njerzimit

Ish-Presidenti Rumun Ion Iliesku është akuzuar për krime kundër njerzimit, bazuar në rolin e tij në revolucionin që rrezoi regjimin komunist në viitin 1989.

Edhe pse 89 vjeçar, dy here ish-Presidenti i Rumanise u njoh me akuzat ndaj tij ditën e Hënë.

862 civile mbetën të vrare gjatë revolucionit të vitit 1989 i cili rrëzoi regjimin komunist të Nicolae Çausheskut. Prokurorët thanë se Iliesku ëhstë përgjegjës për fushatën e dezinformimit e cila krijoi një klimë terrori për vendin dhe qytetarët. Ata e akuzojnë atë edhe për organzimin e gjyqit kriminal jo të vertëte që pasi ekzekutivimin e Çausheskut dhe bashkëshortes së tij Elena.

Gazetarët rumunë të komentuan këtë zhvillim. Ata u shprehën se periudha pas revolucionit në Rumani ishte shumë kaotike dhe se Iliesku ka manipuluar me qëllim situatën duke krijuar pasiguri në vend për qëllimet e tij politike.

Rumunët më 26 Maj drejt referendumit anti-korrupsion

Rumunët do t’i drejtohen kutive të votimit më 26 Maj, për t’iu përgjigjur vendimit të Presidentit Klaus Iohannis i cili ka propozuar mbajtjen e referendumit kombëtar anti-korrupsion.

“Kemi dorëzuar në Parlament një letër më dy pika që janë në interes kombëtar dhe që do të jenë subjekt i konsultimit me popullin në referendumin e 26 Majit, që do të mbahet paralelisht me zgjedhjet e Parlamentit Europian”, deklaroi Iohannis të dielën ndersa lajmëroi mbajtjen e referendumit.

Presidenti Iohannis propozoi ndalimin e përdorimit të aministisë ose faljes për të dënuarit për korrupsion dhe ndalimin e përdorimit të urdhrave të emergjencës në zbatimin e reformës në drejtësi.

Në Janar të këtij viti, partia qeversisëse u përpoq të dekriminalizonte disa vepra të korrupsionit, përfshirë shpërdorimin e dëtyrës. “Zero toleranë për korrupsionin, ndalimi i amnistisë dhe faljes është mënyra më e përshtatshme për të vijuar betejën tonë më këtë fenomen” ka deklaruar Iohannis.

Korrupsioni është një problem serioz në Rumani, duke e renditur vendin ndër shtetet më të korruptuara të Bashkimit Europian. Udhëheqesit kryesorë të partive në vend kanë mbështetur të gjitha temat e paraqitura nga Presidenti Iohannis për refendurimin, ndërkohë që muajin e kaluar mijëra qytetarë prortestuan kundër dekriminalizimit të veprave korruptive.

Skip to toolbar