Mashtronin me TVSH, një i arrestuar, një tjetër në kërkim

Sektori i hetimit tatimor në Policinë e Shkodrës dhe Policisë së Tiranës, kanë arrestuar një person, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, të cilët akuzohen për abuzim me pagesën e TVSH.

Gjatë operacionit të koduar “Rimbursimi” është arrestuar shtetasi me iniciale K.M., 39 vjeç, banues në Tiranë, pronar i një firme tregtimi të miellit dhe është shpallur në kërkim shtetasi grek D.Th., 46 vjeç, i cili i ka shitur firmën shtetasit K. M.

Gjatë hetimeve 3 mujore, u zbulua se këto dy persona bënin regjistrim fiktiv të subjekteve tregtare duke krijuar skema mashtrimi me qëllim përfitimin e tatimit të vlerës së shtuar (TVSH) në formë rimbursimi, dhe duke mos paguar taksat dhe tatimet. Sipas përllogaritjeve ato i kanë shkaktuar shtetit një dëm ekonomik prej 248 994 420 lekë.

Policia ka dhënë masën e pezullimit të ushtrimit të funksioneve publike për noterin me iniciale Gj. K., 36 vjeç dhe masën “detyrim paraqitjeje” për shtetasin A. B., 52 vjeç, të dy si pjesë e skemës së mashtrimit.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Prodhonte fishekzjarrë me fuqi të madhe, bllokohet punishtja, procedohen 2 persona

Policia ka zbuluar dhe ka bllokuar një punishte në Shkodër që prodhonte në kundërshtim me ligjin, fishekzjarre të fuqisë së lartë.

Si pasojë dy persona janë procedura penalisht nga aksioni policor në Shkodër dhe janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme të lëndëve piroteknike e fishekzjarre me fuqi te larte shpërthyese, si dhe 85 kg saçme për prodhimin e fishekëve për armë gjuetie. Ndërkohe ne banesën e nje tjetri u zbulua 1 punishte artizanale.

NJOFTIMI

Procedohen penalisht 2 shtetas, sekuestrohen lëndë piroteknike e fishekzjarre me fuqi te larte shperthyese, si dhe 85 kg saçme për prodhimin e fishekëve për armë gjuetie.

Bllokohet 1 punishte artizanale.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër gjatë 24 orëve të fundit kanë ushtruar kontroll të gjerë në dyqane, magazina e ambiente për të parandaluar, evidentuar dhe goditur veprimtarinë e paligjshme të tregtimit të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve.

Në këtë kuadër është proceduar penalisht për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasi K.K., banues në Shkodër.

Nga kontrolli në dyqanin e tij janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi fishekzjarresh dhe lëndë piroteknike.

Gjithashtu është proceduar penalisht për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive“ dhe “Fshehje e të ardhurave“, shtetasi shtetasi A.K., banues në Shkodër.

Në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan ne cilësinë e provës materiale 85 kilogramë saçme që shërbejnë për mbushje të fishekëve të armeve te gjuetisë.

Ai, saçmat i përgatiste në një ambient që e kishte përshtatur si punishte artizanale, qe u bllokua në cilësinë e provës materiale.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Kapet 258 kg drogë, kaloi nga Shkodra drejt Malit të Zi

3 persona nga Mali i Zi janë arrestuar me një sasi të konsiderueshme droge, që e kaluan përmes liqenit të Shkodrës. Policia kufitare e Malit të zi ka deklaruar e ka sekuestruar plot 258 kg lëndë narkotike të dyshuar si kanabis në një fugon, që drejtohej nga 3 malazezët.

Droga është kaluar me anë të mjeteve lundruese përmes Liqenit të Shkodrës drejtë Malit të Zi, dhe më pas është futur në fugon me qëllim shpërndarjen e saj.

Në pranga kanë rënë shtetasit malazez Srgjan Singjeliç 37 vjeç, Savo Vukçeviç 24 vjeç dhe Ratko Shushkavçeviç 26 vjeç të gjithë lindur dhe banues në Podgoricë.

Policia malazeze në bashkëpunim me atë shqiptare gjatë dy muajve të fundit ka sekuestruar sasi të mëdha droge që vinte nga Shqipëria.

Bie nga kati i 6-të, humb jetën fëmija 2 vjeçar në Shkodër

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, ku një fëmijë 2 vjeçar ka ndërruar jetë, pasi ra nga ballkoni i katit të 6-të në pallatin ku jetonte.

Fëmija është transportuar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetonte dot plagëve të marra.

Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së njohur ura Dervishbeg, në Shkodër, ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Prefekti Elbasanit dhe Shkodrës me detyra të reja

Këshilli i Ministrave vendosi gjatë mbledhjes së sotme të shkarkojë nga detyra prefektin e qarkut të Elbasanit, Gledian Llatja dhe prefektin e Shkodrës, Valdrin Pjetri.

Të dyve Llatja dhe Pjetrit iu është besuar një detyrë e re nga Partia Socialiste, nga prefekt në kandidatë për Kryetar Bashkie.

Ato janë kandidatë zyrtar të PS-së për kreun e bashkive të qyteteve përkatëse në Elbasan dhe Shkodër në zgjedhjet e 30 qershorit.

E paprecedentë, studentja i hedh bojë rektorit

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur sot në universitetin Luigj Gurakuqi në Shkodër.

Incidenti ndodhi teksa ishte mbledhur komisioni i etikës i cili do të merrte vendim për përjashtimin nga shkolla të disa studentëve që kishin thyer xhamat e godinës së re të fakultetit të ekonomisë. Ndërkohë që pritej përjashtimi i disa studentëve, një prej tyre i ka hedhur bojë në kokë rektorit të Universitetit, Adem Bekteshi.

Vendimi për përjashtimin e studentes nuk është marrë akoma dhe pritet të merret në vijimësi sepse mbledhja vazhdon.

Arrest me burg për të rrezikshmin e Shkodrës

Në një seancë që zgjati vetëm 15 minuta, gjykata vendosi masën “arrest me burg” për të rrezikshmin e Shkodrës, i cili u arrestuar një ditë më parë në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë.

Bajram Bregu, 33 vjeç, lindur në Shkodër, u arrestua në një banesë të marrë me qera nga forcat e RENEAS dhe FNSH gjatë operacionit të koduar “Kompleksi”.

33 vjeçari cilësohet si një person me rrezikshmëri të lartë dhe pritet të vuaj dënimin në burg, për kultivim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Gjithashtu ky shtetas është i skeduar si pjesëtar i një grupi kriminal dhe i dyshuar si autor për ngjarje të tjera të rënda kriminale të ndodhura në qarkun Shkodër më parë.

Lëvizte me 100 mijë euro, ndalohet në kufi

Policia kufitare e Shkodrës ka bërë të mundur sekuestrimin e 100 000 euro të padeklaruar në pikën doganore të Muriqanit.

Policia ka ndaluar shtetasin me iniciale A.Q., i cili po tentonte të kalonte në Malin e Zi me shumën e madhe të parave të padeklaruara.

Zbulimi i parave u kë gjatë kontrollove në rritje të policisë kufitare për të parandaluan trafiqet dhe lëvizjen e vlerave të mëdha monetare të padeklaruara.

Njoftimi i policisë:

“Në kuadër të forcimit të masave për parandalimin e lëvizjes së vlerave monetare nëpërmjet Pikave te Kalimit Kufitar, strukturat e Degës Doganore Shkodër, në bashkëpunim me Strukturat e Policisë Kufitare, kanë kryer kontrolle ‎për pasagjerët në hyrje/dalje të RSH, me qëllim parandalimin e trafiqeve dhe lëvizjes së vlerave monetare.

Gjatë kontrolleve të kryera nga strukturat e Degës Doganore Shkodër në bashkëpunim me strukturat e Policisë, në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, u konstatua dhe u ‎ndalua shtetasi A.Q. i cili po transprtonte një vlerë në valutë të padeklaruar prej 100.000 EUR”,

Kapet 204 kg drogë në Liqenin e Shkodrës

Policia e Shkodrës ka goditur një rast të trafikimit të lëndëve narkotike përmes liqenit të qytetit drejt Malit të Zi.

Gjatë operacionit të koduar “Liqeni”, u arrestua në flagrancë shtetasi me iniciale M.K., 33 vjeç në banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër, si dhe u shpall në kërkim shtetasi me iniciale D.B., 35 vjeç, banues në Shkodër.

Në bazë të informacioneve policore ku grup kriminal kryente organizimin, financimin, transportin dhe trafikimin e lëndëve narkotike nga Liqeni i Shkodrës në drejtim të Malit të Zi. Në orët e para të mëngjesit këto dy shtetas po tentonin të trafikonin një sasi të konsiderueshme lënde narkotike, ku janë kapur në flagrancë nga policia, ndërsa njëri arriti të shpëtonte.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 204 kg marijuanë, 2 mjete një tip Land Rover dhe një mjet tip Mercedes Benz , 4 telefona celularë, si dhe mjete që i përdornin për paketim e lëndës narkotike.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, pasi dyshohet për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve“ kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimit e shitjes së narkotikëve kryer në bashkëpunim”.

ShkodërGoditet një tjetër tentativë për trafik të lëndëve narkotike.Finalizohet me sukses operacioni policor i…

Publiée par Policia e Shtetit sur Mercredi 1 mai 2019

Banesa plot me municione luftarake, shpallet në kërkim pronari

Në vijim të krehjes së zonës për gjetjen dhe arrestimin e personave që qëlluan me armë zjarri në ajër në afërsi të fshatit Luarëz në Velipojë, shërbimet e policisë rrethuan zonën në një perimetër të gjerë. Grupi hetimor mori informacion se autorët e mundshëm kanë lëvizur në drejtim të fshatit Luarëz dhe se mund të jenë fshehur në banesat e këtij fshati.

Në bazë të këtij informacioni, Policia e Shkodrës ka organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar “Luarëz”. Gjatë operacionit policia ka ushtruar kontrolle në disa banesa, ku gjatë kontrolleve është marrë informacion për një arsenal armësh që mund të ishin të fshehura në banesë në pronësi të shtetasit G.S., në të cilën nuk banonte njeri.

Në banesë janë gjetur dhe sekuestruar armë ushtarake të rënda si Granat-hedhës (blind shpues), silenciator, radio policie, rreth 700 fishekë luftarakë, krehra me fishekë kallashnikovi, dy telefona dhe një targë motoçiklete.

Pas veprimeve të para procedurale u bë shpallja në kërkim e shtetasit G.S., 50 vjeç, për veprën penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Velipojë -ShkodërOperacioni policor i koduar "Luarëz"Sekuestrohet Granat-hedhës, municion luftarak, silenciator, radio policie Shpallet në kërkim poseduesi i tyreNë vijim të krehjes së zonës për gjetjen dhe arrestimin e personave që qëlluan me armë zjarri në ajër në afërsi të fshatit Luarëz të Njësisë Administrative Velipojë, ku shërbimet e policisë të Komisariatit të Policisë Shkodër të mbështetura nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të FNSH Shkodër rrethuan zonën në një perimetër të gjerë, grupi hetimor mori informacion se autorët e mundshëm kanë lëvizur në drejtim të fshatit Luarëz dhe se mund të jenë fshehur në banesat e këtij fshati.Në bazë të këtij informacioni, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, të Komisariatit të Policisë Shkodër të mbështetura dhe nga FNSH Shkodër, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar "Luarëz".Gjatë operacionit Policia ka ushtruar kontrolle në disa banesa, ku gjatë kontrolleve është marrë informacion për një arsenal armësh që mund të ishin të fshehura në banesë në pronësi të shtetasit G.S., në të cilën nuk banonte njeri. FNSH-ja dhe Policia e Shkodrës pas marrjes së masave për rrezikshmërinë që mund të kishte ky kontroll, pasi dyshohej se aty mund të ishin fshehur autorët, ka ushtruar kontroll në banesën e shtetasit G.S, ku ka gjetur dhe sekuestruar një armë ushtarake të rëndë Granat-hedhës (blind shpues), silenciator, radio policie, rreth 700 fishekë luftarakë, krëhëra me fishekë kallashnikovi, dy telefona dhe një targë motoçiklete.Pas veprimeve të para procedurale u bë shpallja në kërkim e shtetasit G. S. 50 vjeç, për veprën penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal. Grupi Hetimor ka fiksuar prova të vlefshme në këtë banesë që do t'i shërbejnë hetimit edhe për ngjarje të ndodhura më parë.Vijon operacioni dhe krehja e zonës për kapjen e autorëve.

Publiée par Policia e Shtetit sur Samedi 27 avril 2019
Skip to toolbar