Shqipëria do të pres Moldavinë më 11 qershor, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020. Në fund të vitit të kaluar por dhe gjatë muajve të parë të këtij viti, FSHF-ja deklaroi se ky takim do të luhej në stadiumin “Arena Kombëtare”, që duhet të përfundonte në qershor.
Megjithatë, me kalimin e muajve, diçka ka ndryshuar pasi nga ecuria e punimeve në stadiumin e ri kombëtar, është lënë të kuptohet se impianti 22 mijë vendësh nuk do të jetë gati për këtë ndeshje.
Mirëpo “Arena Kombëtare” ishte konfirmuar nga FSHF-ja në UEFA, si stadiumi ku do të luhej ndeshja zyrtare mes Shqipërisë dhe Moldavisë më 11 qershor. Fakti që punimet do të zgjaten, ka detyruar FSHF-në të njoftojë UEFA-n për ndryshimin e stadiumit.
Sipas rregullores, Federata Shqiptare e Futbollit duhet të njoftojë të paktën 30 ditë para UEFA-n për stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja. Kjo gjë ka ndodhur, ndonëse federata nuk ka publikuar asgjë zyrtare, është UEFA ajo që zbulon stadiumin ku do të zhvillohet ky takim
“Elbasan Arena” është impianti që UEFA ka listuar në faqen e saj zyrtare për ndeshjen e 11 qershorit mes Shqipërisë dhe Moldavisë. Ky ndryshim në protokollin e UEFA-s është bërë së fundi, pasi deri disa ditë më parë emri i stadiumit ku do të zhvillohej ky takim, nuk ishte shkruar në të dhënat e kësaj ndeshje në faqen zyrtare të UEFA-s.
Federata
Shqiptare e Futbollit po shfrytëzon të gjitha mundësitë, që ekipet e krijuara
rishtazi këtë vit, përkatësisht ekipet kombëtare të moshave U-16, U-18 dhe
U-20, të grumbullohen dhe zhvillojnë aktivitete sportive. Kështu, pas dy
ekipeve të para U-16 dhe U-18, është radha e
kombëtares U-20 të zhvillojë grumbullimin dhe të zhvillojë një ndeshje
miqësore.
Sipas
një njoftimi të FSHF-së, është arritur marrëveshja që 20 vjeçarët e drejtuar
nga Ilir Biturku, të zhvillojnë një takim miqësor me bashkëmoshatarët e tyre të
shtetit të Katarit. Ndeshja është parashikuar të zhvillohet në Paris më datë 20
maj.
“Shqipëria e 20 vjeçarëve, e drejtuar nga trajneri Ilir Biturku, do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Katarin U-20. Kjo miqësore vjen pas një ftese të ardhur nga Federata e Futbollit të Katarit në vazhdim të marrëdhënieve të mira të bashkëpunimit me Federatën Shqiptare të Futbollit”.
“Ndeshja miqësore do të zhvillohet më datë 15 Maj, në Marcoussis Center në Paris, në orën 18:00. Ekipi i trajnerit Biturku do të grumbullohet më datë 13 maj në Paris ku do të zhvillojë dhe seancat stërvitore deri në ditën e ndeshjes. Për këtë ndeshjes miqësore do të vëzhgohen lojtarë të datëlindjeve 1999-2000, kryesisht nga kampionati shqiptar, për faktin se nuk është një datë zyrtare nga FIFA për ndeshje miqësore”, thuhet në njoftimin e federatës.
Francesco Guidolin ishte një nga emrat e përfolur si kandidat për tu emëruar trajner i Kombëtares së Shqipërisë, pas shkarkimit të Christian Panuccit.
63 vjeçari italian ka folur në një intervistë për “Calciomercato” në vendin përtej Adriatikut, duke zbuluar dhe arsyen pse e ka refuzuar ofertën e Armand Dukës për stolin e Shqipërisë.
“Ata zgjodhën Rejan dhe unë jam i lumtur për të, sepse e meriton dhe do të bëjë mirë atje. Më kërkuan dhe mua, u treguan shumë të sjellshëm. Presidenti Duka ishte shumë i sjellshëm por preferova të pres e të shoh se si do zhvillohen ngjarjet në këtë fazë të sezonit”, ka thënë trajneri i njohur italian.
Francesco Guidolini ka një karrierë të pasur si trajner klubesh brenda dhe jashtë Italisë, duke fituar disa trofe të rëndësishëm.
Kombëtarja U-18, e grumbulluar rishtaz nën drejtimin e trajnerit Nevil Dede, e ka mbyllur me sukses provën e saj të parë.
Ditën e sotme, kuqezinjtë e vegjël kanë luajtur takimin e dytë miqësor me homologët e së njëjtës moshë të Maqedonisë së Veriut.
Pas barazimit 2-2, të tre ditëve më parë, skuadra e Nevil Dedes ka fituar me rezultatin 1-0 në miqësoren e dytë, me ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Sopoti” në Librazhd.
Pjesa e parë e ndeshjes miqësore është mbyllur me rrjeta të paprekura 0-0. Në të dytën Shqipëria ka qenë më kërkuese për golin dhe ne minutën e fundit ’90 ka shënuar Armelindo Mema, golin e vetëm dhe të fitores për kuqezinjtë.
Një ditë më parë organizata ndërkombëtare “Reporterët pa kufij” publikoi rezultatet e raportit për këtë vit mbi lirinë e medias. Sipas këtij raporti, Shqipëria renditet në vendin e 82 në listën e 180 vendeve, duke shënuar me një rënie prej 7 vendesh. Në raport theksohet se “tregu i medias në Shqipëri është i përqendruar në duart e vetëm disa pronarëve të mëdhenj të cilët kanë lidhje të ngushta me politikanët dhe në shumicën e rasteve kjo ndikon në intimidimin e gazetarëve ose në përdorimin e tyre për qëllime politike”. Raporti gjithashtu e cilëson denigruese retorikën që përdor kryeministri Rama teksa etiketon mediat apo gazetarët. Menjëherë pas publikimit të këtij raporti reagoi Partia Demokratike përmes ish deputetes Albana Vokshi duke akuzuar qeverinë për këto të dhëna, ndërkohë që i shqetësuar u shfaq edhe presidenti i Republikës, Ilir Meta i cili e cilësoi këtë raport një këmbanë alarmi.
Reporteret pa Kufij
Shqipëria renditet në vendin e 82 përsa i përket indeksit të lirisë së medias.
Lexo të plotë
Po si paraqitet situata në të vërtetë? A jemi
më mirë se në 2013, kohë kur qeveriste Partia Demokratike, apo tani?
Në bëmë një kërkim të thjeshtë në internet dhe
zbuluam se sipas po të njejtës organizatë, pra “Reporterëve pa kufij” në vitin
2013 Shqipëria renditej në vendin e 102 të listës duke shënuar një rëni prej 6
vendesh krahasuar me 2012.
Reporteret pa Kufij
Shqipëria renditet në vendin e 102 përsa i përket indeksit të lirisë së medias në raportin e vitit 2013.
Lexo të plotë
Këtë e konfirmon edhe një shkrim i botuar në vitin 2013 në Ora News, siç e shikoni në link.
Ora News
Në raportin “indeksi i lirisë së shtypit” për vitin 2013, organizata “Reporterët pa kufij” e ul vlerësimin e Shqipërisë me 6 pikë krahasuar me një vit më parë. Sipas raportit Shqipëria mban vendin e 102-të në botë për lirinë e shtypit.
Lexo të plotë
Pra mesa duket nga 2013 e deri tani kemi shënuar goxha përmirësim duke kaluar nga vendi 102 në vendin 82. Megjithëse duhet pranuar që gjendja e medias në Shqipëri ka gjithmonë vend për t’u përmirësuar.
“Reporterët pa kufij”, organizata që merret me vlerësimin e lirisë së mediave dhe shtypit në botë, ka nxjerr raportin për vitin 2019. Ajo që organizata vëren është se vitin e fundit është rritur në përmasa të frikshme urrejtja dhe dhuna ndaj medias dhe gazetarëve.
Indeksi i Botës së Lirisë së Shtypit 2019 i përpiluar nga Reporterët pa Kufij (RSF) tregon se si urrejtja e gazetarëve është degjeneruar në dhunë, duke kontribuar në rritjen e frikës. Numri i vendeve që konsiderohen të sigurta, ku gazetarët mund të punojnë në siguri të plotë, vazhdon të bjerë, ndërsa regjimet autoritare vazhdojnë të forcojnë kontrollin e tyre në media.
Norvegjia renditet e para në Indeksin 2019 për vitin e tretë radhas e ndjekur nga Finlanda, Suedia dhe Holanda. Ndërsa në 3 vendet e fundit renditet Etiopia, Korea e Veriut dhe Turkmenistani.
Bashkimi Europian dhe Ballkani regjistruan përkeqësimin e dytë me një rënie prej 1.7 % duke matur nivelin e kufizimeve dhe shkeljeve të lirisë së shtypit. Megjithatë mbetet ende rajoni ku liria e shtypit respektohet më së shumti dhe që në parim është më e sigurta.
Në raport është vlerësuar edhe liria e medias në Shqipëri, e cila ka shënuar një rënie prej 7 vendesh. Një vit më parë Shqipëria renditej në vendin e 75-të, ndërsa këtë ajo u rendit në vendin e 82-të.
Në raport thuhet se “sulmet mbi mediat, qoftë nga qeveria apo krimi i organizuar, arritën shkallë të pashembullt në vitin 2018. Gazetarët ishin cak i fyerjeve, kërcënimeve me vdekje dhe përndjekjeve ligjore, me qëllim të frikësimit dhe pengimit të hetimit të korrupsionit. Politikanët e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, i cilësuan ata si “kazan” dhe “prodhues të lajmeve të rreme. Kryeministri propozoi një ligj të projektuar për të përforcuar kontrollin e shtetit mbi mediat elektronike dhe, sipas kritikëve, të kufizojë qasjen në lajme dhe informacione.”
Elis Bakaj po kalon një kulm të dytë në karrierën e tij si lojtar. Që prej momentin që është transferuar në Bjellorusi te Shakhtar Soligorsk, Bakaj është shndërruar në lider të ekipit. Rifillimi i kampionatit këtë sezon e gjen sulmuesin shqiptar përsëri në nivele të shkëlqyera, pasi ka arritur të shënojë rregullisht.
Gazeta “Ttribuna”, në Bjellorusi i ka krijuar një hapësirë të madhe sulmuesit shqiptar, ku në një intervistë shteruese dhe të gjatë, Bakaj ka treguar gjithçka për jetën, karrierën sportive, Shqipërinë dhe Bjellorusinë. “RealStory.al”, sjellë për lexuesit pjesë nga intervista e Elis Bakajt dhënë për gazetën bjelloruse.
Kampionati më i fortë këtu
apo në Shqipëri?
“Shikoni, në Shqipëri, skuadrat luajën futboll më teknik, si në të gjithë Gadishullin Ballkanik. Këtu predikohet një mënyrë më e fuqishme me përgatitjen fizike. Futbolli jonë ka ndryshuar shumë pasi ekipi kombëtar shkoi në fazën në grupe të Euro 2016.
Tani kemi skuadra të mira, futbollistë të rinj që po largohen për të luajtur në ligat e forta, Itali, Belgjikë, Holandë. Por dhjetë vjet më parë, kjo nuk ishte. Dhe tani çdo vit, tre ose katër lojtarë, shkojnë në perëndim. Çdo vit futbolli shqiptar bëhet më i mirë, për shembull, tani të gjitha ndeshjet e Super Ligës transmetohen në televizion.
Si është pagesa e
lojtarëve në Shqipëri?
Lojtarët
e mirë janë në gjendje të marrin deri në dhjetë mijë euro në muaj. Kushtet të
mira ofrohen nga Skënderbeu, Partizani ose Kukësi. Te skuadrat që kanë
objektiva të larta, lekët paguhen gjithmonë në kohë. Në klubet e tjera mund të ketë
vonesa. Por ky problem nuk vetëm i Shqipërisë. Në vende të tjera të Ballkanit
ka dhe klube të tjera me probleme të ngjashme, në Rumani apo Serbi.
Nëse je futbollist në
Shqipëri mund të fitosh për të siguruar jetën?
Sigurisht. Në Shqipëri, si dhe në të gjithë botën, partë investohen në futboll. Duke luajtur në një ekip të mirë shqiptar, nuk do të fitoni shumë para, por do të merrni aq sa do t`ju lejojnë të jetoni mirë. Ekziston një ndryshim i madh midis pagave të futbollistëve dhe njerëzve që punojnë në fusha të tjera. Dhe shumë pindër duan që fëmijët e tyre të luajnë futboll. Paga mestare në Shqipëri për momentin është rreth 400-500 euro në muaj.
Çfarë standardi jetese
ka në Shqipëri?
Në Tiranë jetohet mirë. Kjo vlen për çdo gjë. Kemi qendra të mira tregtare apo dyqane. Gjysmë ore me makinë është deti, ka male afër Tiranës. Sa për qytetet e tjera, natyrisht, jeta është ndryshe nga kryeqyteti.
Tani shumë njerëz duan të shkojnë në Tiranë, ku kanë kushte pune me cilësore jetë më të mirë. Numri i banorëve në zonat rurale ka rënë ndjeshëm. Jetojnë kryesisht njerëz të moshuar, të rinjtë po largohen. Përveç kësaj, shqiptarët nuk kanë nevojë për vizë dhe shumë prej tyre shkojnë për të punuar në vendet e BE.
Pak vite më parë kishte
vetëm pak stadiume ku mund të luheshin ndeshje ndërkombëtare…
Po,
por në Tiranë, stadiumi kombëtar do të përfundojë pas pesë ose gjashtë muajsh. Që
nga koha që nisa të luaj futboll, gjithçka nisi të ndryshonte me stadiumet.
Fëmijëra juaj?
Kur
kam qenë i vogël, jetoja me prindërit jashtë Tiranës, në periferi e quajtur
Yzberisht. Është rreth 6 km nga qendra e qytetit. Është një qytez e vogël dhe e
qetë, në të cilin nuk ka krim. Të gjithë njerëzit e njohin njëri-tjetrin dhe
nuk ka probleme të mëdha. Ne nuk jetonim në pallat, por në shtëpinë tonë me tre
dhoma. Babai im është topograf ndërsa nëna farmaciste. Kam pasur një fëmijëri
normale, gjithë kohësa luaja futboll me shokët në rrugë.
Në cilën moshë keni
filluar të luani futboll?
Në moshën shtatë vjeç u bëra pjesë e ekipit “Kristali” në Tiranë. Ishte një shkollë e vogël futbolli me një fushë të vogël trajnimi. Më pas ekipi mori pjesë ne kampionatet e moshave në Tiranë. Çdo gjë ishte shumë e thjeshtë dhe modeste, por më kujtohet “Kristali” me kënaqësi.
Atje nisa të luaja futboll. Babai e do shumë futbollin, por kur isha i vogël ai nuk më kishte parë në fushë për një kohë të gjatë. Unë nuk e kuptoja ende nëse luaja mirë apo jo. Një ditë ai erdhi të shihte ndeshjen time të parë, dy apo tre vjet pasi kisha nisur të luaja futboll. Disa miq i thanë atij: “Eja, ai është lojtari më i mirë në ekip”
Dhe çfarë ndodhi më
pas?
E lashë ekipin “Kristal” dhe kalova në një ekip tjetër, emri nuk më kujtohet. Pastaj erdhi 1997 dhe nisën trazirat, dhe për rreth një vit nuk stërvita normalisht. Në Shqipëri nisi një luftë civile, njerëzit morën armët dhe dolën në rrugë.
Gjithçka lidhej me politikën dhe situatën e dobët ekonomike në vend. Bankat falimentuan në atë periudhë dhe shumë njerëz humbën paratë në rrjetin e firmave piramidale.
Më shumë se 300 mijë njerëz u prekën nga bankat dhe popullsia humbi rreth dy miliardë dollarë. Për tre katër muaj nuk shkova në shkollë dhe ndenja kryesisht në shtëpi. Ishte shumë e rrezikshme të dilje në rrugë. Unë nuk e kuptoja se çfarë po ndodhte!
Sot, parlamenti holandez ka miratuar një mocion për t’i kërkuar qeverisë holandeze që të kërkojë nga Komisioni Evropian që të aplikojë procedurën e “frenim emergjent” për të pezulluar lëvizjen pa viza të Shqipërisë për zonën Shengen. Vota jep një sinjal të fortë se Parlamenti holandez nuk është i impresionuar me përparimin e qeverisë shqiptare në trajtimin e krimit të organizuar.
Mocioni u propozua nga 4 deputetë holandez ndërsa u votua ditën e sotme në parlament.
Tashmë Holanda do ta dërgojë kërkesën e saj në BE, që do të ketë edhe fjalën përfundimtare të kufizimit të lëvizshmërisë pa viza për shqiptarët.
Megjithatë edhe nëse BE nuk e pranon këtë kërkesë, kjo jep një sinjal shumë të fortë se Holanda ka gjasa të votojë kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë në qershor. Ministri holandez i Punëve të Jashtme, Stef Blok konfirmoi në debatin parlamentar lidhur me mocionin se qeveria është kundër hapjes së negociatave:
“Parlamenti holandez konsideron se Shqipëria nuk është gati të fillojë negociatat e pranimit, sepse një numër i madh hapash duhet të bëhen për të arritur atje. Ky është pozicioni aktual i Holandës së bashku me një numër të vogël të vendeve të tjera evropiane”.
“Shqipëria do të kryesojë OSBE-në në 2020”, ky është lajmi i mirë që presidenti Ilir Meta ndau me të gjithë shqiptarët pas takimit të tij me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli.
Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Meta tha se kjo është një përgjegjësi e madhe për vendin dhe një moment për të reflektuar vlerat më të mira gjatë kryesimit të saj.
“Takim shumë konstruktiv me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli dhe Sekretarin e Përgjithshëm të saj, Roberto Montella. Kryesimi i radhës i OSBE-së nga Shqipëria në vitin 2020 është përgjegjësi dhe arritje e madhe. Shqipëria duhet të reflektojë dhe përfaqësojë vlerat dhe parimet më të mira të OSBE. Kemi besim te mbështetja dhe bashkëpunimi i Asamblesë Parlamentare të OSBE.” – ka shkruar Meta