Rama flet me fjalët e Jusuf Vrionit: Ja pse teatri duhet shembur

Kryeministri Edi Rama ka përcjell një tjetër mesazh ndaj të gjithë qytetarëve, artistëve , majde edhe vetë opozitës, që kanë dalë në mbrojtje të godinës së Teatrit Kombëtar. Përmes një video mesazhi me një nga figurat më të ditura dhe më të vlerësuara shqiptare, përkthyesit, diplomatit dhe një prej personaliteteve më të spikatur të kulturës Jusuf Vrionit, Rama ka treguar se pse Teatri Kombëtar duhet shembur dhe çfarë “vlerash arkitekturore ” përfaqëson ajo.

 “Ja se sa thjeshtë e çmonton tërë marrëzinë monumentale mbi “vlerat arkitekturore” të ngrehinës së Teatrit Kombëtar, njëri ndër shqiptarët më të sojmë dhe më të ditur; shqiptari erudit që shkëlqeu salloneve mondane të Francës e të Italisë së paraluftës dhe u dergj burgjeve komuniste të pasluftës; ai që siç thoshte Gianni Agnelli “e flet italishten më mirë se unë” dhe që e bëri Kadarenë të lexohet në një frëngjishte mahnitëse për vetë francezët, i paharruari Jusuf Vrioni”  – shkruan Rama në facebook.

Përkthyesi rebel ndaj regjimit komunist, ku nuk munguan edhe vitet e burgut, njëkohësisht edhe diplomat i njohur Jusuf Vrioni ka shprehur në një intervistë shume vite më parë nevojën për shembjen e godinës së teatrit, pasi nga ana e konstruksionit dhe materialeve me të cilat ajo është ndërtuar, duhet të qëndronte në këmbë për një periudhë të përkohshme vetëm 25 vite, më pas duhej shembur.

Ja se sa thjeshtë e çmonton tërë marrëzinë monumentale mbi “vlerat arkitekturore” të ngrehinës së Teatrit Kombëtar, njëri ndër shqiptarët më të sojmë dhe më të ditur; shqiptari erudit që shkëlqeu salloneve mondane të Francës e të Italisë së paraluftës dhe u dergj burgjeve komuniste të pasluftës; ai që siç thoshte Gianni Agnelli “e flet italishten më mirë se unë” dhe që e bëri Kadarenë të lexohet në një frëngjishte mahnitëse për vetë francezët, i paharruari Jusuf Vrioni🙏

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 26. Juli 2019

Artistët i kërkojnë ndihmë, OSBE: Prisni vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar i ka dërguar një letër sekretarit të përgjithshëm të OSBE, Thomas Greminger për të diskutuar dhe “mbrojtur” Teatrin Kombëtar nga vendimi i  qeverisë për ta shembur atë dhe ndërtuar një të ri me standardet e duhura. Greminger ndodhej sot në Tiranë, ku u takua me përfaqësues politik në vend.

Në letrën dërguar OSBE, Aleanca për Teatrin kërkon që të diskutojnë për një rrugëzgjidhje të mundshme për krizën dhe si rikthimi i shtetit ligjor do të ndihmonte Teatrin Kombëtar si dhe të gjithë vendin.  Pavarësisht ftesës për takim, OSBE  i është përgjigjur duke i thënë se e ka të pamundur për shkak të axhendës së ngjeshur, por thekson se të gjitha palët duhet të presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese para se të vazhdohet më tutje me këtë çështje.

“Kam marrë me kënaqësi ftesën tuaj, pasi ajo tregon konsideratë për Organizatën që unë përfaqësoj. Megjithatë, për fat të keq, për shkak të një vizite të shkurtër dhe një axhende të ngushtë, nuk isha në gjendje t’i përgjigjesha pozitivisht. Duke pasur parasysh zhvillimin e djeshëm, përkatësisht Presidentin e Republikës, duke paraqitur kërkesë në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me ligjin e posaçëm për ndërtimin e ndërtesës së re të Teatrit Kombëtar, të gjitha palët duhet të presin vendimin e saj para se të vazhdojnë më tutje kjo çështje.” – shkruhet në përgjigjen e Greminger

Gjatë ditës së sotme, 25 korrik, Shqipëria do të vizitohet nga Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, Thomas Greminger. Për të…

Gepostet von Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit am Mittwoch, 24. Juli 2019

Raimonda Bulku: Godina e teatrit duhet shembur. Ne po përjetojmë kushte mizerabël

Protestës së disa artistëve dhe mbështetësve të opozitës, kryeministri Rama i është përgjigjur sërish të enjten me një mesazh të aktores së njohur, njëkohësisht ish deputetes së Partisë Demokratike, Raimonda Bulku.

Ajo mbështet plotësisht ndërtimin e teatrit të ri, ndërsa thotë se kushtet në teatrin e vjetër janë mizerabël.

“Aty duhet të ketë një teatër shumë të mirë, ç’më duhet mua se çfarë ndërtohet anës teatrit, apo mbi teatër. Në qiell le të ndërtohet, s’kam ndonjë gjë; unë dua të ndërtohet një teatër. Nuk ka rëndësi fare se çfarë. Godina e teatrit duhet shembur, pa dyshim. Ne po përjetojmë kushte mizerabël. Unë nuk e di se si punojmë aty, është turp të punosh aty. Tani që u gjet Turbina, shumë mirë, ajo sallë është për atë zonë, atë lagje dhe si ajo duhet të ndërtohet edhe një në Kombinat, edhe një në Laprakë, që padyshim është një lagje afër Tiranës. Unë do të dëshiroja që të ngrihet një Teatër i ri Kombëtar, me parametra të tjerë”, është shprehur ish deputetja e PD-së, aktorja Raimonda Bulku.

Kryeministri edhe njëherë thekson se ata që po protestojnë janë në minorancë dhe se shumica e komunitetit të artistëve ndajnë të njëjtin mendim me aktoren Bulku dhe mbështesin ndërtimin e teatrit të ri.

“Minoranca e zhurmshme dhe e verbër teatralo -politike, nuk përfaqëson asfare opinionin e shumicës së komunitetit të artistëve të skenës, për projektin e Teatrit Kombëtar!”, shkruan Rama.

Shumica e aktorëve të njohur janë në mbështetje të ndërtimit të një teatri të ri, ndërsa vetëm një pjesë e vogël e artistëve që njihen si mbështetës së opozitës dhe një grup militantësh të organizuar të PD – LSI vazhdojnë ende të protestojnë kundër shembjes së godinës së vjetër të teatrit kombëtar.

Minoranca e zhurmshme dhe e verbër teatralo -politike, nuk përfaqëson asfare opinionin e shumicës së komunitetit të…

Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 25. Juli 2019

Veliaj: Ato që protestojnë gjithmonë kundër progresit janë të PD dhe LSI

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka vendosur t’i përgjigjet protestave tek teatri me punët e bëra deri më sot nga Bashkia e Tiranës, të cilat janë shoqëruar gjithashtu me protesta të mëdha.

Veliaj tha se po të njëjtët persona , përfaqësues dhe mbështetës të PD-LSI, kanë kundërshtuar edhe këndin e lodrave të Liqeni, Pazarin e Ri, sheshin Skëndërbej dhe sot vazhdojnë të bëjnë të njëjtën gjë edhe me teatrin e ri.

“Nisi kundër lodrave te Liqeni, pastaj kundër Sheshit, kundër Pazarit, kundër Bulevardit, kundër Stadiumit, kundër Zgjedhjeve me #EdheUne dhe sot kundër Teatrit të ri! Kundër, kundër, kundër! E keni vënë re që lëvizjet KUNDËR progresit në vend janë i njëjti grup? PD dhe LSI me mashat”, shkruan Veliaj.

Në lidhje me protestën e zhvilluar tek Teatri Kombëtar, Veliaj foli më herët duke ironizuar kreun e PD-së Basha i cili shkeli për herë të parë në atë godinë, ndërkohë që gjatë gjithë këtyre viteve ka bërë teatër në politikë.

Nisi kundër lodrave te Liqeni, pastaj kundër Sheshit, kundër Pazarit, kundër Bulevardit, kundër Stadiumit, kundër Zgjedhjeve me #EdheUne dhe sot kundër Teatrit të ri!Kundër, kundër, kundër!E keni vënë re që lëvizjet KUNDËR progresit në vend jane i njejti grup? PD dhe LSI me mashat!!

Gepostet von Erion Veliaj am Mittwoch, 24. Juli 2019

Nga Ndrenika te Paja, artistët që duan teatrin e ri

Ikona të skenës teatrore dhe kinematografike shqiptare, Robert Ndrenika, Luftar Paja, Reshat Arbana, Pëllumb Kulla, Ndriçim Xhepa, Zamira Kita, Kastriot Çaushi, Alfred Trebicka e shumë të tjerë janë shprehur qartë në mbështetje të ndërtimit të një teatri të ri. Ndërsa sot disa artistë të angazhuar në Partinë Demokratike dhe drejtuesit më të lartë të kësaj force politike, duke nisur nga Lulzim Basha, Gazmend Bardhi, Çlirim Gjata, Edi Paloka, Klevis Balliu rinisën protestat kundër ndërtimit të teatrit të ri, zëri i aktorëve që kanë bërë histori në skenën e tij vjen më i fortë se kurrë për domosdoshmërinë e një godine të re bashkëkohore që mundëson kushtet më të mira për aktorët dhe artadashësit.

ROBERT NDRENIKA

Të nderuar zotërinj Arben Derhemi, Altin Basha dhe Alfred Trebicka. I nderuar Kryetar i Bashkisë zoti Erion Veliaj! Personalisht ju falenderoj për rezultatin e arritur! Ju sot shënuat fillimin e një marathone që le të shpresojmë do të përfundojë me ndërtimin e një Teatri Kombëtar bashkëkohor. Uroj që fryma e sinqeritetit, transparencës dhe mirëkuptimit midis jush, si përfaqësues të komunitetit teatror dhe Bashkisë, të jetë deri në ditën e përurimit e më tej. Përqafime!

LUFTAR PAJA

Jam për Teatër të ri Kombëtar, me të gjitha përmasat që i takon një teatri nacional shqiptar. Ne si artistë kemi harruar gjërat kryesore dhe merremi me llaçin dhe tullat. Duhet të shtojmë forcat për llaçin dhe betonin artistik. Teatri Kombëtar e ka emrin Teatri Kombëtar dhe aty nuk duhet të vijnë vetëm ata që banojnë në Tiranë, por ata që e meritojnë të vijnë në teatër. Teatri është i gjithë Shqipërisë. Qëllimi im kryesor është që të ketë një teatër siç i takon Shqipërisë.

RESHAT ARBANA:

Të bëhet një teatër i mirë dhe t’i lëmë ata aktorë të ushqejnë me emocione popullin. Të shohim teatër që të ngacmojë spektatorin në zemër.

NDRIÇIM XHEPA

Duke pasur parasysh kondicionet në të cilat është ndërtuar kjo ndërtesë nga italianët, vitet që kanë kaluar mbi afatin e ekzistencës së saj, pra, trefishi i kohës, duhet prishur dhe duhet të ngrihet një godinë e re. Dhe vlerat e traditës së këtij institucioni për më shumë se 70 vjet, duhet të ruhen me fanatizëm nëpër arkiva të një teatri serioz sepse kam përshtypjen se nuk jemi aq të respektueshëm dhe dinjitozë në ruajtjen e vlerave të gjeneratave të kaluara, ashtu si ndodh në çdo institucion dinjitoz europian. Janë këto disa probleme, që unë i konstatoj prej shumë vitesh në institucionin ku punoj prej 37 vitesh.

ALTIN BASHA

Qartë dhe shqip, unë mendoj se duhet një godinë e re. Pjesa muzeale mund të zgjidhet brenda godinës së re. Si regjisor, po ju deklaroj me përgjegjësi, se ajo godinë nuk ofron mundësinë për zhvillimin e një krijimtarie cilësore teatrore dhe, për rrjedhim, një cilësi të ulët produkti për spektatorët dhe qytetarët.

DRITA HAXHIRAJ

Në atë godinë ruajmë kujtime të hidhura edhe të ëmbla. Godina është shumë e shtrenjtë për ne, është “Jerusalemi ynë”, siç ka thënë edhe Robert Ndrenika. Por duhet t’ju them se gjendja e saj fizike është e rëndë. Kur ne futeshim poshtë skenës për të kaluar në anën tjetër, atje kishte lagështirë dhe myk. Aty janë sëmurur shumë aktorë. Në vitet 1972-’73, Naim Frashëri, Violeta Manushi, Sulejman Pitarka diskutonin për të bërë një teatër të ri, sepse të gjithë po sëmureshin nga mushkëritë. Pjetër Gjoka u sëmur nga mushkëritë. Për mos t’ju thënë edhe të fundit, që për shkak të mushkërive është ndarë nga jeta kolegu dhe partneri që nga fëmijëria, Roland Trebicka. Vetë ata që e krijuan e ngritën si problem se duhet një teatër i ri. Ata donin vendin, territorin, por jo muret. Ky është amaneti i tyre! Ne jemi me ta, që teatri të bëhet i ri dhe modern, jo për të kaluar radhën apo për të përfituar ndonjë tjetër. Të jetë aty ku është, të ndërtohet bukur edhe t’u vlejë brezave të ardhshëm.

BRUNO SHLLAKU

Më vjen mirë që gjithmonë gjërat e mira vazhdojnë sipas traditës klasike, të lindin me vështirësi. Kam parasysh për analogji momentin e parkut të Liqenit, kur u vërsulën i madh e i vogël me drurë e me shkopinj dhe mjete rrethanore për ta ndaluar të bëhej, dhe po ato njerëz vijnë dhe gjejnë qetësi dhe kënaqen, ndoshta – ndoshta edhe mburren në heshtje. Për sa i përket çështjes së Teatrit, më vjen keq se shumë nuk e dinë që është një godinë që i përket një stalle kuajsh, që Italia fashiste e ndërtoi për kapanon truprojash. Ajo vërtetë që ka vlera, por do të marrë vlera më të mëdha kur të bëhet një godinë e re, bashkëkohore që t’i përkasë Teatrit të Tiranës, i cili shumë shpejt do të jetë në bashkëbrinj me qytete të mëdha të Europës. Reliket, figurat, objektet e suveniret e atij teatri, do të jenë në një seli të shenjtë si Teatri i Ri modern, që jam i bindur se do të ndërtohet. Jam dakord që Teatri i Ri të fillojë punën një orë e më parë dhe madje kam besim absolut te arkitekti që do vëjë dorë në teatër.

NIKO KANXHERI

Teatri Kombëtar për mua duhet bërë i ri. Nostalgjia për dy godinat e ndërtuara për të qenë provizore, duhet të zhbëhet. Mua po ma ndërtojnë shtëpinë time moderne, të bukur, të mirë, komode dhe papritur unë nxjerr një arsyetim të ri, se çfarë duan ato kulla atje. Janë dy probleme që nuk qëndrojnë bashkë, brenda tyre është një justifikim. Godina në vetvete nuk sjell nostalgji, historia e Teatrit Kombëtar do të mbetet e dokumentuar me arkivën, fotot e shfaqjeve, dekoret, kostumet, muzikën etj. Ç’lidhje ka me mua kulla?!

PËLLUMB KULLA

Për më shumë se 70 vjet ne nuk kemi patur një ndërtesë të përshtatshme për teatrin qendror. Mjafton të them se ajo ishte shumë larg me shoqet e saj të Europës, po se po, por ajo ishte edhe më e papërshtatshme edhe se disa teatro të vendit. Në atë kompleks të ngritur nga italianët, u bë jetëgjatë një dramaturgji, pjesa më e madhe e të cilës meriton të mos kujtohet më. Mendoj dhe shpresoj se edhe kjo, në korpusin e ri do të realizohet nëpërmjet veçimit të një pavijoni memorialistik, ku mund të ruhej edhe një maket i madh i godinës së teatrit të deritanishëm, ku mund të ekspozoheshin kostumet e paharruara, që nga ai i Hamletit të Shekspirit, Ezopit dhe Kleas të Figuereidos dhe deri tek ato të Halilit dhe Hajries të Kol Jakovës. Në atë ambient muzeal mund të gjenden shfaqje të filmuara apo radiofonike, këndi i dramaturgëve, ai i regjisorëve dhe i skenografëve, makete dekoresh të qëlluara dhe plot elementë që do të plotësonin nevojat shpirtërore të atyre artistëve, që me ashk kërkuan muaj me radhë restaurimin e plotë të ndërtesës. Përshëndes atmosferën optimiste që po krijohet dhe mezi pres ditën kur problemet e teatrit do të fokusohen, jo më tek ndërtimi historik i korpusit teatror, që ndodh njëherë në mijëra vjet, por tek problemet e vërteta dhe të përditshme të teatrit kombëtar, të dramaturgjisë kombëtare. Uroj të jetë sa më i shpejtë fillimi i punimeve dhe qoftë e afërt dita kur të sakrifikohen ngrehinat e dy teatrove “ndërkombëtarë”, që t’i bëjnë vend ndërtesës së Teatrit Kombëtar të Shqipërisë!

GENC FUGA

Jam pro ndërtimit të një teatri të ri, duke ruajtur territorin dhe ç’është më kryesorja, duke negociuar shumë fort për këtë pasuri, mbase jo të teatrit në vetvete, jo të ministrisë në vetvete, por këtë pasuri tonën. Do doja një teatër me teknologjinë e fundit të magjisë, mund të përmend podet pneumatikë, hapësira të tjera për lëvizjen e dekorit, teknika skenike që kanë evoluar e që patjetër, në kushtet aktuale, mendoj se po limitohen edhe regjisorët në shprehjen e figurave të tyre artistike. Një teatër i ri i përshtatshëm për teatër është kërkuar që në 1953. Teatri Kombëtar tani është një ndër skenat më të painvestuara. E vetmja teknologji bashkëkohore që mund të ketë skena e teatrit aktualisht është një rotativë, pra një shpikje që në 1800, e trashëguar nga operat. Xhepat skenikë nuk mjaftojnë, hapësirat mbrapa nuk mjaftojnë, janë bërë vetëm restaurime apo mballoma, por nuk është zgjidhur hapësira e përshtatshme për këtë gjë.

EMA ANDREA

Unë do doja t’i përkisja sot, si Ema, brezit që po ndërton të ardhmen, pra të vihet një gur sot që mua të më përfaqësojë në 2220. Më pëlqen arkitektura e re, më pëlqejnë sfidat kontemporane. Jam për një teatër të ri, për më tepër kur thuhet se ka këto kushte, por tani meqë janë këto kushte dhe ne i dimë dhe po i themi hapur të gjitha kushtet, kush e mban përgjegjësinë?

ARTAN IMAMI

Shpreh dakordësinë dhe nevojën emergjente për një godine të re të Teatrit Kombëtar. Një godinë e cila t’u shërbejë artistëve dhe mbi të gjitha publikut, i cili edhe pse në kushte tërësisht të papërshtatshme, për asnjë moment nuk e ka braktisur skenën e teatrit. Teatri Kombëtar duhet të shfrytëzohet vetëm dhe vetëm për godinën e re të Teatrit Kombëtar, duke mos cenuar tjetërsimin e asnjë pjese të kësaj prone. Mua nuk më zë gjumi nga qejfi se do të bëhet një teatër i ri modern, në vend të këtyre pamjeve të tmerrshme që shohim me gjendjen aktuale. Më vjen ndër mend një takim i vitit ‘87 apo ‘88 me Ismail Kadarenë dhe ndërkohë që po bisedonim, dikush e pyeti se si duket niveli i teatrit. Ai ia kishte ngulur sytë në një qoshe të tavanit, ku po binte suvaja dhe thotë: Po ja, ashtu si kjo godinë.

RAJMONDA BULKU

Aty duhet të ketë një teatër shumë të mirë, ç’më duhet mua se çfarë ndërtohet anës teatrit, apo mbi teatër. Në qiell le të ndërtohet, s’kam ndonjë gjë; unë dua të ndërtohet një teatër. Nuk ka rëndësi fare se çfarë. Godina e teatrit duhet shembur, pa dyshim. Ne po përjetojmë kushte mizerabël. Unë nuk e di se si punojmë aty, është turp të punosh aty. Tani që u gjet Turbina, shumë mirë, ajo sallë është për atë zonë, atë lagje dhe si ajo duhet të ndërtohet edhe një në Kombinat, edhe një në Laprakë, që padyshim është një lagje afër Tiranës. Unë do të dëshiroja që të ngrihet një Teatër i ri Kombëtar, me parametra të tjerë.

ZAMIRA KITA

Godina aktuale nuk ka asnjë vlerë. Objektet, sendet, garderoba e aktorëve që kanë luajtur në atë skenë, të ruhen në teatrin e ri që do të ndërtohet, të krijohet një muzeum i vizitueshëm për të gjithë. Duke patur përvojën e Teatrit të Korçës, mendoj se duhet ndërtuar një teatër i ri nga themelet. Teatri Kombëtar ka një amortizim të plotë, nuk është aspak i përshtatshëm për të dhënë shfaqje, nuk është funksional, as komod. Sado që ta rikontruktojmë atë, nuk besoj se do bëhet një sallë e mirë, e përshtatshme. Unë jam për një teatër të ri. Pse jo, për një projekt si ai që kemi parë, një projekt modern, që të na mundësojë shumë ambiente në funksion të teatrit, siç kemi parë nëpër botë. Mendoj se debati është shfrytëzuar keq nga segmente politike. /Tema

Meta kujton 2 vite si President, me akuza për ndërkombëtarët… edhe për teatrin

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, jo më kot iu drejtua të mërkurën Gjykatës Kushtetuese, pasi zgjodhi pikërisht këtë ditë për të kujtuar 2 vjetorin e tij si President i Republikës.

Në dyvjetorin e tij si President i Republikës, ndërsa ndodhet në prag të shkarkimit, Meta tha se iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, siç thotë ai, për të cilësuar antikushtetues ligjin për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, por nga kjo Gjykatë (e cila vazhdon të jetë jo funksionale edhe për pak kohë), Presidenti sulmoi sërish ndërkombëtarët.

Sipas tij, drejtësia do të veprojë ndaj “rilindësve lokalë” dhe “rilindasve ndërkombëtarë”, ndërsa ka shtuar se do të marrë fund njëherë e mirë sundimi i oligarkëve.

“Ky veprim është në koherencë të plotë me përpjekjet e mia në raport me kuvendin, qeverinë, institucionet vendore të përfshira në këtë proces kriminal të kapjes më flagrante të shtetit, në dhunim të rendit kushtetues të akteve dhe marrëveshjeve ndërkombëtarë dhe njëkohësisht në kundërshti të plotë me interesat kombëtare të vendit, pasi ligji për shkatërrimin e TK është një simbol kryevepër ku si asnjëherë tjetër më parë kryhet në harmoni të plotë krim kushtetues, kombëtar, kulturor dhe e gjitha kjo në interes të asaj që mund të quaj me shumë të drejtë, rule of oligarks.

I siguroj se kam ardhur këtu për të garantuar që republika e vendit do të jetë një vend i sundimit të ligjit dhe popullit, boll me sundimin e oligarkëve dhe i siguroj të gjithë se duhet të ndërpritet akti kriminal që nisi në mëngjes dhe më solli mua këtu, do të veproj drejtësia shqiptare dhe drejtësia ndërkombëtare ndaj rilindësve lokale dhe ndërkombëtare që e kanë lënë vendin pa gjykatë kushtetuese deri tani”, u shpreh Meta, të cilin gazetarët e pyetën edhe për procedurën e shkarkimit që ka nisur ndaj tij.

“Jam i lumtur për procesin e dekorimit (shkarkimit) që ka nisur ndaj meje, sot kam bërë dy vjet që jam betuar në kushtetutën e Republikës, asnjë president më parë nuk ka ardhur këtu se nuk ka qenë e nevojshme, por unë kam bindjen se drejtësia shqiptare dhe ndërkombëtare janë e do të jenë në veprim pavarësisht mafiozllëqeve”, tha Meta.

Shumë shpejt Gjykata Kushtetuese do të plotësojë vakancat e saj dhe do të nisë punën ku një ndër çështjet e para që do të shqyrtojë pritet të jetë vendimi i parlamentit për shkarkimin e presidentit Meta. Ai akuzohet nga 102 deputetë të Kuvendit që kanë miratuar rezolutën për shkarkimin e tij se ka shkelur Kushtetutën përmes vendimit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Gjatë qëndrimit të tij si president gjatë këtyre dy viteve, Meta ka hapur një front lufte me qeverinë dhe maxhorancën duke i kthyer mbrapsht shumë ligje të miratuara nga Kuvendit, siç është edhe projektligji për shembjen e teatrit kombëtar. Ky ligj është miratuar 1 vit më parë nga Kuvendi dhe në tetor të 2018 është rrëzuar dekreti i Metës, ndaj dhe prania e tij të mërkurën në Kushtetuese nuk është e rastësishme, por vjen në vazhdën e përpjekjeve të vazhdueshme të tij që së bashku me opozitën të pengojnë nismat e qeverisë siç bënë edhe në rastin e zgjedhjeve të 30 qershorit./realstory.al

Rama ia bën të qartë Metës e Bashës: Jeni minorancë, nuk na pengoni dot

Nga një protestë paqësore e artistëve, Teatri Kombëtar u bë ccështja e ditës e debatit politik. Kryeministri Rama ka reaguar të mërkurën në mesditë duke i kthyer përgjigje reagimit të ashpër të kreut të PD-së që u vu në krye të protestës duke zaptuar skenën e teatrit, si dhe presidentit Meta i cili vendosi t’i drejtohet gjykatës kushtetuese për ta shpallur antikushtetues ligjin për shembjen e teatrit kombëtar.

Kryeministri Rama shkruan në tëiiter se Basha dhe Meta janë në minorancë dhe nuk e pengojnë dot ndërtimin e teatrit të ri që është përgjegjësi e qeverisë dhe e shumicës së komunitetit të artistëve dhe shqiptarëve.

“Asnjë minorancë nuk mund të marrë peng asgjë e askënd në këtë vend. Megjithë respektin për një minorancë aktorësh teatri dhe politikanësh që s’kanë hyrë kurrë në teatër, po janë mësuar të bëjnë teatër me çdo gjë, Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet si plan e përgjegjësi qeverisëse.

Teatrin e ri Kombëtar e kërkon kryeqyteti, vendi, kombi e shumica e komunitetit të artistëve të skenës. Njësoj si Stadiumi i Ri kombëtar ai do të jetë një gur kilometrik në rrugën e Shqipërisë që duam. Kush s’është dakord është i respektuar, po s’ka as mandat as të drejtë të pengojë”, shkruan Rama në tëiiter.

Reagimi erdhi për shkak se Basha dhe Meta rrëmbyen menjëherë protestën e artistëve duke gjetur një tjetër kauz për të sulmuar qeverinë. Pasi nuk ia dolën me bllokimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, opozita dhe presidenti kërkojnë të bllokojnë ndërtimin e teatrit të ri kombëtar.

Skip to toolbar