Dita e Pavarësisë, Basha: Me gjithë ndasitë tona, jemi një komb i bashkuar

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka anuluar ceremonitë për festat, duke dërguar një mesazh solidariteti në 107 vjetorin e Pavarësisë. “Në Ditën e Pavarësisë, nga zemra e kombit kullon gjak. Lutjet tona për më të prekurit. Këto 3 ditë, më të vështirat e viteve të fundit, nxorën më të mirën e njerëzve. Me gjithë ndasitë tona, në orë nevoje ne jemi një komb i bashkuar”, ka deklaruar Basha në një mesazh me video, duke deklaruar se Shqipëria e vërtetë është ajo njerëzve me zemër dhe forcë të madhe.

Kreu i PD ka bërë thirrje që në 107 vjetorin e Pavarësisë, të bashkuar, të nderojmë kujtimin e atyre që na mori kjo tragjedi. “Në Ditën e Pavarësisë, nga zemra e kombit tonë kullon gjak. Kjo që përjetuam ditët e fundit është një kujtesë për të gjithë ne, se sa e brishtë është jeta e njeriut. Se sa mirënjohës duhet të jemi për gjithçka që na ka falur Zoti, dhe për t’i përqafuar pak më fort fëmijët dhe të dashurit tanë. Me gjithë ndasitë tona, në orë nevoje ne jemi një komb i bashkuar, lidhur ngushtë nga të njëjtat vlera dhe nga e njëjta dhembshuri. Kjo është Shqipëria e vërtetë! Shqipëria e njerëzve me zemër të madhe dhe me forcë të pashtershme. Sot, në vend të festës së Pavarësisë, një komb i lënduar është kërrusur nga dhimbja për humbjen e jetëve. Le ta nderojmë kujtimin e atyre që na mori kjo tragjedi duke qëndruar të bashkuar, të fortë dhe me dashuri për njëri-tjetrin”, deklaroi Basha.

Të dashur bashkëqytetarë,Mëngjesin e të martës, ndërkohë që shqiptarët përgatiteshin për të përkujtuar 107 vjetorin e Pavarësisë, një tërmet i tmerrshëm goditi vendin tonë. Ende nuk e dimë përmasën e plotë të dëmeve. Ajo që dimë deri tani është se me dhjetëra shqiptarë kanë humbur tragjikisht jetën nën rrënoja, qindra janë lënduar dhe shtëpitë e tyre janë shkatërruar. Mendimet dhe lutjet tona janë me të lënduarit, me ata që vuajnë dhe me familjet që përjetuan dhimbjen më të madhe, atë të humbjes së njerëzve të tyre të shtrenjtë.Megjithë ndasitë tona, në orë nevoje ne jemi një komb i bashkuar, lidhur ngushtë nga të njëjtat vlera dhe nga e njëjta dhembshuri. Kjo është Shqipëria e vërtetë! Shqipëria e njerëzve me zemër të madhe dhe me forcë të pashtershme.Le ta nderojmë kujtimin e atyre që na mori kjo tragjedi duke qëndruar të bashkuar, të fortë dhe me dashuri për njëri-tjetrin. Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja dhe Zoti e bekoftë Shqipërinë! 🇦🇱

Gepostet von Lulzim Basha am Mittwoch, 27. November 2019

Fushë-Krujë, ngrihen 70 çadra nga FA për të prekurit nga tërmeti

70 çadra janë ngritur mëngjesin e së enjtes nga efektivët e ushtrisë për strehimin e banorëve në vështirësi.

Kampingu është ngritur nga FA në Fushë-Krujë në stadium. Prej dy ditësh, Shqipëria po përballet me një fatkeqësi natyrore.

Mëngjesin e të martës një tërmet me magnitutë 6.4 i shkallës rihter dhe me intensitet 8 ballë.

Rama uron Ditën e Pavarësisë me video. Ditë e solidaritetit kombëtar

Kryeministri Edi Rama uron gjithë shqiptarët që kjo Ditë e Pavarësisë të kthehet në ditë të shënuara solidariteti kombëtar. Me një video në faqen e tij në Facebook, nga operacioni i kërkim shpëtimit në zonat e goditura rëndë nga tërmeti tragjik, Rama bën apel për ndihmë dhe kontribut nga cilido që do t’i bashkohet fushatës së solidaritetit.

“Me adresën unike shtetërore për adresimin e çdo kontributi, nëhttps://e-albania.al/dhuro ju uroj të gjithëve Ditën e Pavarësisë dhe uroj që këto ditë festash tradicionale kombëtare, të kthehen në ditë të shënuara solidariteti kombëtar, në respekt të atyre që s’janë më dhe në mbështetje të familjeve që sot kanë nevojë për të gjithë ne”, shprehet Rama.

MIRËMËNGJES dhe me adresen unike shtetërore për adresimin e çdo kontributi, në https://e-albania.al/dhuro ju uroj të gjithëve Ditën e Pavarësisë dhe uroj që këto ditë festash tradicionale kombëtare, të kthehen në DITË të shënuara SOLIDARITETI KOMBËTAR, në respekt të atyre që s’janë më dhe në mbështetje të familjeve që sot kanë nevojë për TË GJITHË NE🙏 https://e-albania.al/dhuro

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 27. November 2019

Shqiptarët në SHBA mbledhin 730 mijë USD

Shqiptarët në SHBA, për më pak se 24 orë mbledhin gati 1 milion dollar për të prekurit nga tërmeti. Marko Kepi i organizatës “Rrënjët Shqiptare” në Nju Jork dhe Mark Kosmo me fondacionin “Global Albanians” në Boston folën me “Zërin e Amerikës” për përpjekjet e ndihmave nga diaspora shqiptare në Amerikë dhe në botë.

Kepi tha se komuniteti shqiptar në SHBA e kanë për detyrë që t’u dalin në ndihmë shqiptarëve në Shqipëri kurdo që kanë nevojë, ndërsa tregoi se janë mbledhur mbi 700 mijë dollarë për më pak se 24 orë.

 “Akoma s’janë bërë 24 orë nga nisja e iniciativës për të mbledhë para, dhe janë mbledhur rreth 730 mijë dollarë. Ne u gëzuam shumë, na u bë qejfi kur pamë shqiptarët e Kosovës që u nisën me makina drejt Shqipërisë menjëherë pas tërmetit, duke dhënë kështu kontributin e tyre. E shqiptarët që jetojnë në Amerikë nuk e kanë mundësinë të shkojnë direkt në Shqipëri e të kontribuojnë, por ky ishte kontributi i tyre. Jemi një”, tha ai për Zërin e Amerikës.

Kurse Kosmo ka thënë se janë mbledhur rreth 70 mijë dollarë për rreth 24 orë.

 “Shpresojmë të mbledhim 150 mijë dollarë, por kush e di. Po provojmë të mbledhim fonde edhe nga organizatat amerikane, jo vetëm nga ato shqiptare”, deklaroi Kosmo. VOA

Bilanci tragjik me 40 viktima, nxirret nga rrënojat Roza Meçja

Roza Meçja është nxjerrë e pajetë nga gërmadhat e godinës 6 katëshe pranë Kryqit të Kuq në Durrës, duke e çuar në 40 numrin e viktimave nga tërmeti. Në ato çaste dramatike ka qenë i pranishëm edhe bashkëshorti i saj Ajeti, i cili ka shpërthyer në lot sapo ka parë bashkëshorten e pajetë. Ajeti humbi edhe Dienën 8 vjeçe që ndërroi jetë nën rrënojë.

Numri i lartë  viktimave është konfirmuar edhe nga Ministria e Mbrojtjes, e cila ka publikuar edhe emrat e 40 viktimave, ku deri tani 16 viktima janë shënuar në Durrës, 23 në Krujë dhe 1 në Mamurras.

Ekipet e kërkim-shpëtimit nga Shqipëria, Kosova, Greqia, Franca, Kroacia dhe gjithë rajoni e Evropa vijojnë pa ndërprerë aksionet nën rrënojat e.

Gjatë orëve të para të mëngjesit, përkatësisht rreth orës 04:00, ata kanë nxjerrë nga rrënojat e Thumanës tre trupa të tjerë të pajetë, duke e çuar numrin e tragjedisë në 39 viktima. Ministria e Mbrojtjes njoftoi se në Thumanë operacioni i kërkim-shpëtimit është ndërprerë, pasi nuk ka informacion për trupa të tjerë nën rrënoja. Ndërsa rreth orës 8:30 të mëngjesit, në Durrës është nxjerrë nga rrënojat viktima e 40-të.

Në Durrës, 16 viktima:

1.         Bajram Hajdarmataj, 54 vjeç, gjetur në L 13 .

2.         Amelia Lala, 8 vjeç, gjetur në L.17.

3.         Sadik Qato, 85 vjeç, gjetur në L 13 .

4.         Isah Abazi, 29 vjeç, banues në L.13   

5.         Esiela Karanxha, 8 vjeçe, gjetur në L. 18.

6.         Flatar Zenelaj, 64 vjeç, gjetur në L. 13

7.         Eviola Broshka, 28 vjeçe, gjetur në L. 18

8.         Kristi Reçi, 24 vjeçe, gjetur në L. 18

9.         Sehadete Lala, 79 vjeçe, gjetur në L. 18

10.       Diana Karanxha, gjetur në L. 18

11.       Eduart Reçi, gjetur në L. 18

12.       Shemsedin Abazi, gjetur ne L. 13

13.       Dolora Reçi, 49 vjeçe, gjetur në L. 18

14.       Klaus Reçi, vjeç 21 vjeçe, gjetur në L. 18

15.       Griselda Lala 22 vjeçe, gjetur në L. 17

16.       Roza Meçja

Në Krujë, 23 viktima

1.         Bukurije Leka

2.         Erisa Cara

3.         Ariela Lala, 4 vjeçe

4.         Fatmira Cuka, 44 vjeçe

5.         Selvie Lala, 77 vjeçe

6.         Saimir Greku

7.         Kristjan Preçi, 26 vjeç

8.         Sardi Cuka, 18 vjeç

9.         Hajrie Vata, 65 vjeçe

10.       Klevis Çupi (Aliu), 34 vjeç

11.       Drita Cakoni

12.       Pëllumb Greku, 57 vjeç

13.       Çelike Grupieku, 57 vjeçe

14.       Hajredin Çupi, 66 vjeç

15.       Kastriot Cakoni, 58 vjeç,

16.       Fatmira Cara, 54 vjeç

17.       Hasan Cara, 16 vjeç.

18.       Roledi Vata, 3 vjeçe

19.       Suada Hysa, 18 vjeçe.

20.       Ankthi Cara, 65 vjeç

21.       Adelina Kabili, 20 vjeç

22.       Almir Cara, 26 vjeç

23.       Stela Zvergeci, 20 vjeç, e fejuara e Almir Cares, nga Korça.

Në Mamurras, 1 viktimë

1. Ersid Agim Hoxhalli, 32 vjeç (i aksidentuar)

Rritet bilanci tragjik, 39 viktima nga tërmeti. Nxirren të gjithë nga rrënojat e Thumanës

Vazhdon të rritet bilanci i viktimave të tërmetit katastrofik që tronditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, i ndjekur nga një sërë lëkundjesh të tjera të forta.

Ekipet e kërkim-shpëtimit nga Shqipëria, Kosova, Greqia, Franca, Kroacia dhe gjithë rajoni e Evropa vijojnë pa ndërprerë aksionet nën rrënojat e Durrësit dhe Thumanës.

Gjatë orëve të para të mëngjesit, përkatësisht rreth orës 04:00, ata kanë nxjerrë nga rrënojat e Thumanës tre trupa të tjerë të pajetë, duke e çuar numrin e tragjedisë në 39 viktima. Ministria e Mbrojtjes njofton se aktualisht në Thumanë operacioni i kërkim-shpëtimit është ndërprerë, pasi nuk ka informacion për trupa të tjerë nën rrënoja.

Ndërkohë, paniku i tërmeteve ka vijuar edhe gjatë natës që lamë pas, teksa janë regjistruar të paktën dy lëkundje të forta me magnitudë 4.4 dhe 4.5 të shkallës Rihter. Deri më tani, nga operacionet e kërkim-shpëtimit janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat 45 persona, ndërsa janë plagosur mbi 650 të tjerë, si dhe janë shkatërruar plotësisht shumë ndërtesa në Durrës e Thumanë, që kanë qenë dhe dy zonat më të prekura.

Nisur nga kjo situatë katastrofike, prej ditës së djeshme kryeministri Edi Rama ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, e cila do të zgjasë për 30 ditë, ndërsa dita e djeshme ishte ditë zie kombëtare për Shqipërinë dhe Kosovë.

Në Durrës, 15 viktima:

1.         Bajram Hajdarmataj, 54 vjeç, gjetur në L 13 .

2.         Amelia Lala, 8 vjeç, gjetur në L.17.

3.         Sadik Qato, 85 vjeç, gjetur në L 13 .

4.         Isah Abazi, 29 vjeç, banues në L.13   

5.         Esiela Karanxha, 8 vjeçe, gjetur në L. 18.

6.         Flatar Zenelaj, 64 vjeç, gjetur në L. 13

7.         Eviola Broshka, 28 vjeçe, gjetur në L. 18

8.         Kristi Reçi, 24 vjeçe, gjetur në L. 18

9.         Sehadete Lala, 79 vjeçe, gjetur në L. 18

10.       Diana Karanxha, gjetur në L. 18

11.       Eduart Reçi, gjetur në L. 18

12.       Shemsedin Abazi, gjetur ne L. 13

13.       Dolora Reçi, 49 vjeçe, gjetur në L. 18

14.       Klaus Reçi, vjeç 21 vjeçe, gjetur në L. 18

15.       Griselda Lala 22 vjeçe, gjetur në L. 17

Në Krujë, 23 viktima

1.         Bukurije Leka

2.         Erisa Cara

3.         Ariela Lala, 4 vjeçe

4.         Fatmira Cuka, 44 vjeçe

5.         Selvie Lala, 77 vjeçe

6.         Saimir Greku

7.         Kristjan Preçi, 26 vjeç

8.         Sardi Cuka, 18 vjeç

9.         Hajrie Vata, 65 vjeçe

10.       Klevis Çupi (Aliu), 34 vjeç

11.       Drita Cakoni

12.       Pëllumb Greku, 57 vjeç

13.       Çelike Grupieku, 57 vjeçe

14.       Hajredin Çupi, 66 vjeç

15.       Kastriot Cakoni, 58 vjeç,

16.       Fatmira Cara, 54 vjeç

17.       Hasan Cara, 16 vjeç.

18.       Roledi Vata, 3 vjeçe

19.       Suada Hysa, 18 vjeçe.

20.       Ankthi Cara, 65 vjeç

21.       Adelina Kabili, 20 vjeç

22.       Almir Cara, 26 vjeç

23.       Stela Zvergeci, 20 vjeç, e fejuara e Almir Cares, nga Korça.

Në Mamurras, 1 viktimë

1. Ersid Agim Hoxhalli, 32 vjeç (i aksidentuar)

U dëmtua nga tërmeti, transferohen 150 të dënuar nga burgu i Shënkollit

Tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë ka shkaktuar dëmtime në burgut e Shënkollit në Lezhë. Për pasojë janë dëmtuar disa godina duke bërë që për 150 të burgosur të nisë transferimi nga qelitë. Disa prej tyre do të transferohen në Burgun e Reçit.

Godina nr.2 e burgut të Shënkollit është dëmtuar nga tërmeti i fortë që goditi dje vendin. Një i dënuar që vuan dënimin në këtë burg ka telefonuar sot në News24 dhe ka kërkuar ndihmë pasi ishin të pasigurt. Ai deklaroi se ka dëmtime të shumta brenda burgut, muret janë çarë dhe kanë rënë tulla por se autoritetet e burgut iu kërkonin të hynin me forcë brenda.

Komandanti në Durrës: Shpresojmë ende se ka të gjallë në familjen Lala

Komandanti i grupit të zjarrfikësve në Durrës, Nadir Kabaj i cili është heroi që nxori gjallë 17-vjeçarin Ramë Lala, thotë se ka ende shpresë se do të nxjerrë të gjallë të tjerë anëtarë të familjes Lala.

Kabaj drejtoi operacionin për shpëtimin e 17-vjeçarit Ramë Lala dhe gjeti trupin e pajetë të Sadete dhe Amelia Lala.

Kabaj tregon se i vetmi me të cilin kanë komunikuar është Ramë Lala, i cili ishte pas një dere dhe ka shpëtuar. Kur kanë hapur një vrimë për të shkuar drejt tij kanë gjetur trupat e pajetë të gjyshes dhe Amelias.

“Ne morëm informacion se këtu ishte shembur një godinë 4-katëshe. Erdhëm shumë shpejt dhe filluam të operonim. Dëgjuam një person që kërkonte ndihmë. U munduam si grup që t’i krijonim hapësira personit që të merrte ajër. Kemi biseduar vazhdimisht dhe i jepnim kurajë. Arritëm deri tek personi dhe e nxorëm.

Ne gjetëm një hapësirë dhe i çuam ujë personit dhe më pas gjetëm një vend të afërt për të hapur një vrimë për të arritur tek ai. Aty gjetëm dy kufoma. Më pas punuam për të nxjerrë personin që ishte gjallë.

Objekti që ka rënë nga tërmeti ka krijuar hapësira dhe ne shpresojmë që të ketë dhe njerëz të gjallë. Dhe personin që e nxorëm ishte struktura e objektit që e mbante. Ishte një derë aty që e mbante të merrte oksigjen dhe të mos i binin materialet e rënda që mund t’i merrnin jetën”, tha Kabaj për News 24.

24 orë nën rrënoja, nxirret gjallë Fatmir Gjana: Ai që më shpëtoi është hero

Pas 24 orë kërkimesh intensive nga forca të operacionit të kërkim-shpëtimit, Fatmir Gjana, është nxjerrë gjallë nga rrënojat të mërkurën ndërsa thotë se personi që e shpëtoi është hero. Ai tregon për A2, momentet e tmerrit të përjetuar, aty ku shpresat për t’ia dalë me sukses, ishin të pakta. Ndërsa ende shpreson që bashkëshortja e tij Xhuli të dalë gjallë nga rrënojat.

“Në momenti që ka rënë tërmeti isha në derën e dhomës. Aty humba çdo gjë, nuk lëvizja dot as këmbët as gjunjët.  Kisha rrënojat tre gishta larg fytyrës, por i vetëdijshëm gjithë kohës, deri sa kam komunikuar me zjarrfikësin dhe më pyetën si e kisha emrin. Ishte shumë e vështirë, se kati i dytë i joni ishte zhytur në tokë. Kanë hapur një tunel me ekskavator, e pashë në video sot.

Personi që më shpëtoi ishte një hero. Hyri në galeri deri tek unë, doli jashtë të marrë oksigjen, u kthye prapë të gërmonte. Kur pashë projektorët, sikur më erdhi sërish jeta”, tregon Fatmiri.

Ai thotë përshkruan edhe momentin e dhimbshëm kur ka parë për herë të fundit para tërmetit, bashkëshorten e tij, Xhulin, e cila rezulton ende e zhdukur nën rrënojat e pallatit 5 katësh të shembur në lagjen 6 të Durrësit. Sipas tij, shpresat që të ajo të jetë ende gjallë, janë të pakta, por ende shpreson.

 “Kur ra tërmeti, ajo shkoi nga dera kryesore, unë te dera e dhomës. Aty gjithçka mori fund dhe nuk di gjë për të.  Vazhdojnë kërkimet, por shpresat janë të pakta, nuk besoj”, thotë ai. 

Kërkimet për gjetjen e bashkëshortes së Fatmirit vijojnë nga grupet e kërkim-shpëtimit të përforcuar mëngjesin e sotëm dhe nga Izraeli dhe Franca.

Policia dhe Mbrojtja, asnjë listë me emra. Televizionet raportojnë 31 të vdekur

As Policia e Shtetit dhe as Ministria e Mbrojtjes nuk kanë ende një bilanc zyrtar për personat që kanë ndërruar jetë si pasojë e tërmetit. Madje nuk kanë as një listë paraprake me emrat e këtyre personave. Ministria e Mbrojtjes vijon të konfirmojë se janë 27 persona që kanë ndërruar jetë, ndërkohë që televizionet informative konfirmojnë 31 të vdekur.

Sipas Policisë së Shtetit në terren janë 2400 punonjës policie, ndërsa gjatë mëngjesit të së martës janë nxjerrë 3 trupa të pajetë në Thumanë.

“Forcat speciale Renea, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës, Fierit dhe Shkodrës, dhe Policia e DVP Durrës, prej afro 32 orësh vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, në Durrës dhe në Thumanë, Krujë.

Operacionet e kërkim-shpëtimit, në bashkëpunim të ngushte më ekipet e forcave të ushtrisë, emergjencave civile dhe ekipeve të kërkim-shpëtimit të ardhura nga shumë vende të rajonit.

Mëngjesin e sotëm e deri tani nga rrënojat në Thumanë  janë nxjerrë 3 persona të pajetë dhe kërkimet vijojnë pa ndërprerë”, njofton policia pa dhënë detaje të mëtejshme se kush janë personat që janë nxjerrë pa jetë nga rrënojat.

Edhe ministria e Mbrojtjes në informacionin e fundit që ka shpërndarë për mediat zyrtarisht konfirmon se janë 27 persona që kanë ndërruar jetën, konkretisht 12 në Durrës, 13 në Thumanë dhe 1 në Lezhë.

Ministria e Mbrojtjes njofton se po punohet për nxjerrjen e të tjerë trupave në Thumanë  e Durrës.

Megjithëse konfirmohen 45 persona të shpëtuar nga rrënojat edhe për këta nuk ka një listë me emra.

Televizionet ndërkohë vijojnë të raportojnë se janë 31 persona që kanë ndërruar jetë dhe janë 20 të zhdukur që mendohet të jenë ende nën rrënoja.

Realstory bazuar në informacionet e raportuara nga gazetarët në terren ka zbardhur emrat e persanave që kanë ndërruar jetë nga tërmeti siç e shihni në listën më poshtë. Theksojmë se është listë e pakonfirmuar nga institucionet shtetërore, por bazohet vetëm nga informacionet e televizioneve informative./realstory.al.

Selvie Lala

Arjela Lala

Amelia Lala

Sahate (Sadete) Lala

Ilir Lala

Hasan Cara

Almir Cara

Erisa Cara,

Fatmira Cara

Stela Cara

Saimir Greku

Pëllumb Greku

Çelike Greku

Hajredin Çupi

Lute Çupi

Klement Çupi

Shemsedin Abazi

Isa Abazi

Sardi Cuka

Mira Cuka

Diena Meçe

8-vjeçarja Meçe

Drita Cakoni

Kristi Preçi

Erjola Boshku

Sadik Qato

Bajram Hajdarmataj

Plator Zeneli

Skip to toolbar