Tërmet 4.8 ballë, goditet ishulli ku po pushonte kryeministri grek

Greqia vijon të ketë lëkundje të forta toke. Ditën e shtunë një tjetër tërmet ka rënë në ishullin Karpathos, në të cilin po pushonte edhe kryeministri i ri grek, Kyriakos Mitsotakis.

Tërmeti 4.8 ballë ishte me epiqendër 71 km nga ishulli Karpathos dhe thellësi rreth 10 km. Lëkundjet e tërmetit shkaktuan panik tek banorët, por fatmirësisht nuk pati dëme materiale apo viktima. Për tërmetin reagoi edhe vetë kryeministri Mitsotakis në twitter, i cili tha se “Ne u tronditëm pak në Karpathos, por unë u informova dhe për fat nuk pati dëme dhe lëndime.”

Ndërsa sipas ekspertëve grek të sizmologjisë ky tërmet nuk është për t’u shqetësuar pasi është një gjë normale për zonën, që njihet për aktivitetin e saj sizmik, dhe se nuk ka lidhje me tërmetet e rëna ditët e fundit në Greqi.

Tërmet 6.9 ballë në Indonezi, alarm për cunami

Një tërmet i fortë 6.9 ballë ka goditur të premten brigjet perëndimore të Indonezisë. Epiqendra e tërmetit  ishte pranë ishujve Sumatra dhe Java, ndërsa tronditja u ndje deri në kryeqytetin indonezian Xhakarta.

Tërmeti zgjati rreth 40 sekonda duke shkaktuar panik tek banorët që dolën të gjithë jashtë, ndërsa agjencitë e monitorimit të tërmeteve në vend lëshuan alarm për cunami.

Edhe pse nuk kishte asnjë ndryshim në nivelin e ujit të detit në 40 minutat pas tërmetit, Bordi Kombëtar për Katastrofat bënë evakuimin e banorëve jetojnë në vijën bregdetare drejt vendeve më të larta.

Tërmeti shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike duke zhytur vendin në terr, ndërsa nuk ka ende raportime për të viktima apo dëme materiale.

Nuk pushojnë lëkundjet në Greqi, tjetër tërmet 3.5 ballë

Greqia vijon të lëkundet duke lënë në panik banorët, të cilët në të shumtën e kohës janë duke qëndruar jashtë shtëpie të frikësuar. Një tjetër tërmet 3.5 ballë është regjistruar rreth orës 16:31 në veri-perëndim të Athinës ditën e enjte.

Tërmeti kishte epiqendrën 5 km në veri të Magoula dhe një thellësi 9.6 km.

Nuk raportohet për dëme materiale, por prej disa ditësh Greqia ka një aktivitet sizmik të vazhdueshme me dridhje të lehta dhe të forta të tokës. Tërmeti më i fortë i regjistruar ishte ai prej 5.3 ballësh të martën.

“Tërmeti apokaliptik” i parashikuar nga Meta, lëkundjet në Korçë shkaktojnë panik te banorët

Qyteti i Korçës është tronditur sërish nga tërmeti, duke shkaktuar panik te banorët. Tërmeti me magnitudë 4.7 ballë ka tronditur Korçën, zonat përreth saj madje është ndjerë edhe në Maqedoninë e Veriut. Epiqendra e tërmetit ka qenë 9 km në jugperëndim të Korçës.

Tërmeti është shoqëruar edhe me një lëkundje tjetër 3.4 ballë me epiqendër 13 km nga Korça, afër Bilishtit.

Banorët kanë dalë të alarmuar nga shtëpitë, ndërsa nuk raportohet ende për dëme materiale.

Lëkundjet e reja të tokës vijnë pak javë pas tërmeteve shkatërruese në Korçë që dëmtuan 290 banesë, ndërsa 124 i shkatërroi tërësisht. Dëmet më të mëdha u paraqitën fshatin Floq, Qafzezë dhe Vidohovë.

Megjithëse tërmeti nuk ka shkaktuar viktima dhe dëme materiale, banorët kanë dalë të frikësuar nga shtëpitë e tyre, duke marrë shkas edhe nga deklaratat e dëgjuara gjatë dy ditëve të fundit në lidhje me ‘tërmetet apokaliptike” që presidenti Meta cilësoi me letrën e tij drejtuar disa institucioneve për të marrë masa parandaluese. Sigurisht që tërmeti nuk ka qenë i përmasave apokaliptike, por këto deklarata kanë mjaftuar për të trembur edhe më shumë qytetarët e Korçës. Madje, ministrja Xhaçka deklaroi të mërkurën se tërmetet nuk mund të parashikohen, duke i kthyer përgjigje kreut të shtetit për shqetësimin e tij.

Por, pas tërmetit, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Edmond Panaritit, ish-ministër i Bujqësisë nga radhët e LSI-së, duke thënë se apeli i Presidentit Meta duhej marrë me seriozitet.

 “Sapo ra tërmet i fortë në Korçë..! Merreni seriozisht apelin e presidentit dhe sidomos shiheni mirë hartën poshtë, ajo është e 2019, reale dhe kërcënuese. Filloni lëvizni, sa nuk është vonë”, shkruan Panariti, duke përhapur panik edhe më të madh te banorët e Korçës.

Pas stuhive dhe zjarrit, Greqia goditet nga tërmeti 5 ballë

Greqia nuk po gjen paqe me katastrofat natyrore. Ditën e shtunë ajo është goditur nga një tërmet i fort prej 5.2 ballë, shumë pranë kufirit me Shqipërinë.

Epiqendra e tërmetit ka qenë pranë qytetit Stanos dhe 45 km larg Prevezës, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në Shqipëri

Tërmeti vjen pas stuhisë së fortë që la 7 të vdekur e qindra të plagosur dhe zjarreve masive që kanë përfshirë Lefkadhan dhe pjesë të tjera të vendit.

Tërmet 5.8 ballë në Filipine, 25 të plagosur

Filipinet janë gdhirë mëngjesin e të shtunës nga një lëkundje e fortë e tokës, që shkaktoi të plagosur dhe dëme materiale. Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë goditi vendin herët në mëngjes.

Deri tani raportohet se të paktën 25 persona janë plagosur ndërsa shumë shtëpi, rrugë, kisha e ndërtesa janë dëmtuar.

Sipas Institutit Amerikan Gjeofizik tërmeti tronditi qytetin Cantilan, 5 km në juglindje të provincës Surigao del Sur, në një thellësi prej 11.8 km.

Korça nuk gjen qetësi, lëkundje të tjera tërmeti gjatë natës

Të paktën dy lëkundje të tjera tërmeti janë regjistruar gjatë natës sërish në qytetin e Korçës. Sipas IGJEUM janë regjistruar gjithsej 67 tërmete vetëm brenda 30 orësh.

IGJEUM njofton se dy tërmetet janë regjistruar pas mesnate rreth orës 03: 06. Ndërsa një tjetër tërmet ka rënë mëngjesin e së hënës rreth orës 7:49 me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter.

Për fat magnituda e goditjes gjatë natës nuk ka qene e madhe, 2.4 dhe 2.1.

Tërmeti më i fortë që ka goditur qarkun e Korçës këto ditë ka qenë 5.3 ballë i shkallës rihter. Ndërkohë që janë dëmtuar 184 shtëpi, 60% e të cilave të pabanuara.

Ushtria ka vënë në dispozicion çadra për familjet që kanë mbetur pa shtëpi.

Lëkundje tërmeti në Tiranë

Vetëm pak minuta më parë, Tirana është lëkundur tërmeti. Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Europiane tërmeti ka qenë me magnitudë 3.8 ballë.

Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në afërsi të kryeqyteti, në Fushë Krujë.

Lëkundjet janë ndjerë në Tiranë, e zonat përreth por fatmirësisht nuk ka pasur dëme.

Skip to toolbar