Vlora ka qenë sërish në qendër të kronikës pasidten e kësaj të diele, pasi në vendin e quajtur “Ura e Mifolit”, është qëlluar me armë në drejtim të një mjeti.
Sipas informacionit paraprak, i shpërndarë nga Policia e Vlorës, nuk ka pasur të lënduar nga të shtënat me armë, por drejtuesi i mjetit, shtetasi me inicialet R.A 33 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga e për pasojë ka marrë lëndime të lehta.
“Në vendin e quajtur “Ura e Mifolit” Novoselë, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi R.A., 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke pësuar lëndime të lehta”.
“Nuk ka të lënduar me armë zjarri. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave”
“Po punohet nëpërmjet kontrollit të territorit dhe veprimeve të tjera hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, thuhet në njoftimin e Policisë Vlorë.