I penduari i drejtësisë ‘zbërthen’ vrasjet në Elbasan: Erjon Alibej pagoi Halilajn e Hoxhën për ekzekutimet

Vrasjet e ndodhura në muajin korrik në Elbasan u zbuluan nga një i penduar i drejtësisë. Dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë është prova më e fortë që çoi prapa hekurave, Erjon Alibej, i cili dyshohet si urdhërues i vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj, ngjarje të ndodhura në harkun kohor të dhjetë ditëve në korrik të këtij viti.

“Në kuadër të hetimeve është lidhur një marrëveshje bashkëpunimi mes një shtetasi dhe organit të prokurorisë. Bashkëpunëtori i drejtësisë, por edhe personat e tjerë të pyetur gjatë hetimeve, kanë konfirmuar dyshimin se Erion Alibej është porositës i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj. Ka të dhëna që këto ngjarje kanë për motiv gjakmarrjen për vrasjen e shtetasit Endrit Alibej, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2018 në Elbasan”, thuhet në dosje.

Nga hetimet rezulton se Erjon Alibej urdhëroi vrasjen e Runajt dhe Ramazanit, të cilët i akuzonte për përfshirje në ekzekutimin e vëllait të tij, Endritit, dhjetorin e 2 viteve më parë. Në masakrën e ndodhur në Bradashesh mbeti I vrarë edhe xhaxhai i tij, Arben Dylgjeri si dhe një shtetas turk. Dyshimet janë se shënjestra ishte Endrit Alibej, i skeduar në fushën e trafikut të drogërave të forta.
Hetimet kanë nxjerrë në dritë faktin, se Alibej pagoi Euglen Halilin dhe Xhuljano Hoxhën që të ekzekutonin Regis Runaj, i cili u gjet i pajete mbrëmjen e 29 korrikut 2020 në afërsi të varrezave të qytetit. Sipas policisë, ai është goditur 27 herë më thike nga Halilaj, ndërsa Hoxha ka rolin e organizatorit. Të njëjtën persona, po kundrejt pagesës, kanë patur rolin e vëzhguesit në vrasjen e Emiljano ramazanit, tek rrethrrotullimi i Luleve, në Elbasan me 20 korrik të këtij viti. Krahas detajeve për këto dy ngjarje të rënda, i penduari ka dëshmuar edhe për krime të tjera të ndodhura në Elbasan.

Tjetër vrasje në Durrës, qëllohet me thikë një person (EMRI)

Tjetër ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Durrës. Një person është vrarë me thikë në zonën e Plepave.

Viktima është shtetasi Idajet Dulla, i cili ka mbërritur në spital pa shenja jete. Mësohet se shkak për ngjarjen e rëndë është bërë një rrugë. Autori i identifikuar nga policia si shtetasi A. K. ishte shofer furgoni dhe pas sherrit me 34-vjeçarin, e ka qëlluar atë me thikë në zemër, duke i marrë jetën.

Viktima është parë nga bashkëshortja dhe familjarë të tjerë, të cilët e kanë nisur menjëherë drejt Spitalit të Durrësit, me shpresë se 34-vjeçari do të mbijetonte.

Dy familjet ishin në konflikt të hershëm pikërisht për këtë rrugë, e cila sot i ka marrë jetën të riut, autori i ka zënë rrugën viktimës dhe që këtu ka nisur sherri./realstory.al

I arrestuar për dy vrasjet e bujshme në Elbasan, Erion Alibej dyshohet se paguhej nga grupet kriminale me rezidencë në Dubai

Policia e Elbasanit njoftoi se ka arrestuar një 34-vjeçar, pasi me prova është dokumentuar se është porositësi dhe ekzekutuesi i 2 vrasjeve të ndodhura në muajin korrik në Elbasan.

Nga hetimet e kryera rezultoi se ky shtetas është organizatori dhe porositësi i dy vrasjeve të ndodhura më datë 20 korrik në qytetin e Elbasanit, në lagjen “28 Nëntori”, ku u vra me armë zjarri shtetasi Emiljano Ramazani dhe i vrasjes së ndodhur më datë  29.07.2020, në afërsi të varrezave të qytetit, ku mbeti i vrarë me armë të ftohtë shtetasi Regis Runaj.

Gjithashtu dyshohet se Alibej paguhej nga grupet kriminale shqiptare, rezident në Dubai (lidhje e kompanisë Bello) që trafikonin drogra të forta në Europë. Atij i ngarkoheshin detyra për të eliminuar dhe dëmtuar grupet rivale që merreshin me të njëjtin aktivitet të paligjshëm./realstory.al

Të dënuar për vrasje, ekstradohen dy të kërkuarit nga drejtësia shqiptare

Gjatë ditës së premte, Intrepol Tirana ekstradoi nga Italia drejt vendit tonë një 40-vjeçar i akuzuar për vrasje. Festim Rusi alias Besim Rusi, 40 vjeç, u soll në Shqipëri pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 20 vite burg.

Ai akuzohet për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtja e armëve të ftohta”. Ky shtetas akuzohet për një vrasje të kryer gjatë vitit 2001 në fshatin Metalliki në Greqi. Pas një debati për motive të dobëta, ai vrau me armë të ftohtë thikë, shtetasin me inicialet A.R.

Gjithashtu, nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina i shtetasit shqiptar Sherif Gjini 58 vjeç, lindur në  Elbasan. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, e ka dënuar me 8 vite burg për veprat penale “Vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së rëndë psiqike” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Në vitin 2005, në fshatin Linas të Komunës Mollas në Elbasan, shtetasi Sherif Gjini ka vrarë me armë zjarri për motive të dobëta shtetasin A. A. Të dy shtetasit e ekstraduar ju dorëzuan përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Babai vret tre fëmijët, gruan dhe më pas veten

Një baba i mori jetën 3 fëmijëve të tij të mitur, gruas dhe më pas ka vrarë veten. Ngjarja e rëndë ndodhur në SHBA dhe shkak është bërë ndarja e çiftit.

Divorci duket se nuk është pranuar lehtë nga 31-vjeçari, i cili kishte filluar të përndiqte dhe dërgonte foto me alkool e me armë ish gruas së tij. Për këtë arsye, ajo mori nga gjykata një urdhër që nuk e lejonte ish bashkëshortin t’i afrohej asaj dhe fëmijëve. Vrasjet ndodhën 24 orë pasi u lëshua urdhri.

31-vjeçar vrau ish gruan 29-vjeçare, tre nga katër fëmijët 3, 5 dhe 11 vjeç, dhe më pas veten. Fëmija i katërt i çiftit, 9 vjeç, u plagos rëndë dhe është në gjendje kritike për jetën.

Masakroi të dashurën, kapet duke i hedhur pjesët në lum

Një 63-vjeçar u arrestua pasi u kap në flagrancë duke hedhur pjesë të trupit të të dashurës së tij në lum, pasi e kishte masakruar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Rusi, ku 63-vjeçari pasi masakroi trupin e të dashurës 24-vjeçare, do shpërndante pjesët e saj në vende të ndryshme.

Ai u kap duke i hedhur krahët në lumin e Shën Petersburg, ndërsa gjatë kontrollit policia gjeti në shtëpinë e tij kokën dhe trupin.

24-vjeçarja e identifikuar si Anastasia Jasçenko, ishte studentja dhe e dashura e tij.  63-vjeçari Oleg Solokov ishte një nga historianët më të njohur ushtarak në Rusi. Ai i tha policisë se e vrau pa dashje të dashurën gjatë një debati, ndërsa e masakroi për të humbur gjurmët.

Vritet 55-vjeçari dhe hidhet në rrugë

Rreth orës 12:00 të mesditës, një person është qëlluar për vdekje në malësinë e Shoshit në zonën e Dukagjinit në Shkodër.

Vitkimë e ngjarjes së rëndë është Llazër Arraj (Pjetrushi), 55 vjeç nga fshati Palaj në zonën e Shoshit.

55-vjeçari është gjetur në mes të rrugës, i qëlluar me dy plumba. Sapo është njoftuar, Policia e Shkodrës është nisur drejt vendit të ngjarjes për të zbardhur vrasjen.

Një telefonatë mërriti në sallën operative të policisë së Shkodrës, duke njoftuar ngjarjen e rëndë. Ende nuk dihen motivet e vrasjes.

Viktima është gjetur në rrugë nga të afërm të tij. Ai ishte duke u kthyer nga Shoshi në Shkodër, pasi banonte në qytet.

Lazër Arraj kishte shkuar në fshat për të marrë zahireë e dimrit. Ndërkohë, policia është duke vijuar punën për identifikimin e autorit.

Vrasje me armë në Shkodër, policia niset drejt vendngjarjes

Një vrasje me armë zjarri dyshohet se ka ndodhur në zonën e Shoshit në Shkodër.

Nga informacionet paraprake dyshohet se një person është qëlluar me armë zjarri.

Identiteti i viktimës ende nuk bëhet i ditur.

Policia është nisur drejt Shoshit për hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë.

Vijon….

Kapet tre ore pasi vrau babanë, autori “të meta mendore”

Qyteti i Memaliajt u trondit të hënën në 2 shtator nga një ngjarje e rëndë, ku pas një sherri ende të paqartë, djali qëlloi për vdekje babain. 35-vjeçari Arjan Shahaj, dyshohet që ka pasur probleme mendore, qëlloi për vdekjen të atin, Iljas Shahaj. Pas ngjarjes janë zbardhur detaje të reja.

Mësohet se viktima dhe i biri kanë qenë në pyll në kohën që ka ndodhur sherri dhe më pas vrasja. Sipas informacioneve të deritanishme, mësohet se kjo ishte hera e tretë që 35-vjeçari tenton të vrasë një të afërm.

Arjan Shahaj ka tentuar të vrasë në vitin 2003 nënën e tij, ndërsa pak kohë më parë ka tentuar të vrasë dhe një kushëri të afërt. Ndërkohë, në mesditë është mësuar se autori i ngjarjes së rëndë në Memaliaj ka qenë i dënuar 12 vjet më parë për vrasje.

Policia ka nisur kërkimin e 35-vjeçarit menjëherë pas ngjarjes së rëndë, ndërsa është arrestuar pas 3 orësh kërkimesh. Ndërkohë, ende nuk dihen shkaqet dhe motivi që çoi në aktin e rëndë të vrasjes së babait nga Arjan Shahaj.

Tentoi të vriste me automatik 53-vjeçarin, pranga të riut në Fier

Pas rastit të Lushnjës, ku djali tentoi të vriste nënën dy ditë më parë, një tjetër rastë vrasje e mbetur në tentativë, është parandaluar nga Policia e Fierit. Gjatë të mërkurës, në fshatin Baltëz të Fierit, një 20-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi ka tentuar të vrasë me armë zjarri një tjetër shtetas, në moshën 53-vjeç.

Konkretisht, kanë qenë banorë të fshatit, që kanë njoftuar Policinë e Fierit për një konflikt të nisur mes dy personave në fshatin Baltëz. Uniformat Blu kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, duke parandaluar në kohë një vrasje të mundshme. Blutë e Fierit kanë arrestuar në flagrancë shtetasin me inicialet D.V., 20 vjeç, banues në Baltës, i cili pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shetasin F.T., 53 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale, 20-vjeçarit i është arrestuar një armë automatike dhe 1 krëhër me 30 fishekë. Materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa i riu akuzohet për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Skip to toolbar