Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit,
Mathew Palmer ka zhvilluar në takim me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç,
gjatë vizitës së tij në Beograd.
Plamer tha nga Serbia se SHBA mbështet
bisedimet mes dy shteteve të ndërmjetësuar nga BE, ndërsa kërkoi që taksa 100 %
për produktet serbe duhet hequr pasi po pengon dialogun.
“Ne
biseduam për dialogun dhe mënyrat për të ecur përpara. Mbështesim normalizimin
e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës dhe e konsiderojmë të rëndësishëm
për të hapur rrugën e Serbisë dhe Kosovës për anëtarësim në BE. Ne dëshirojmë
që taksa të hiqet dhe të lejohen palët të rikthehen në tavolinën e negociatave”
– tha Palmer
Ndërsa Vuçiç tha edhe një herë se nëse taksa
nuk hiqet, nuk do të ketë dialog. “Ne
jemi gati për takimin, por nuk mendoj se duam të dëgjojmë sërish dikë të thotë
se nuk do të pezullojë taksën.”
Pas reagimit të BE për deklaratën e kryeministres serbe, ka ardhur edhe reagimi i Serbisë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke mbrojtur deklaratën e kryeministres Brnabiç, ka thënë se BE-ja duhet të merret me zbatimin e shkronjave ligjore dhe jo të bëjë predikime ndaj “sjelljeve të mira” të kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiç.
Këtë reagim Vuçiç e bëri pasi u pyet nga gazetarët për të komentuar rreth qëndrimit të Maja Kocijancic, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian Federica Mogherini për fjalët që kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka thënë për njerëzit në Kosovë të cilët i quajti si të “malit”.
Kocijancic kishte thënë se çdo retorikë që
është fyese, konfrontuese, ndarëse shkon kundër qasjes bashkëpunuese dhe
pajtimit për të cilat gjëra ka nevojë rajoni, për të ecur përpara.
Ndërsa kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, gjatë një konference për shtyp në Beograd, në prani të zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian, ka lëshuar një fyerje të rëndë në drejtim të liderëve të Kosovës, duke thënë se “janë njerëz të dalë nga mali”.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka
zbutur tonet duke thënë se nuk ka përmendur se Serbia do të ndërhyjë ushtarakisht
në Kosovë, por vetëm s’e do të mbrojë popullin serb.
Një ditë më parë, ndërsa policia e Kosovës ndërmori
një operacion për arrestimin e disa zyrtarëve të korruptuar, mes tyre dhe
shtetas serb, Vuçiç dha urdhër që ushtria e Serbisë të ishte në gatishmëri.
Por sipas Vuçiç, qëllimi i Serbisë është të
mbrojë paqen.
“Nuk thashë se Serbia do të ndërhyjë
ushtarakisht, thashë se Serbia është e
gatshme të mbrojë popullin e saj, të mos shtohen fjalë që nuk i kam thënë, nuk do të luftojmë,
mbajmë paqen me çdo kusht dhe kjo është shumë e rëndësishme nëse dikush mendon se mund të bëjë një
masakër kundër popullit tonë, nuk përmenda asnjë ndërhyrje, ju i përmendët
ato”, u përgjigj Vuçiç, raporton Tanjug.
“Do të kemi sjellje tjetër ndaj dialoguesve shqiptarë dhe ndaj atyre të cilët në fillim s’u lajmëruan (në telefon)’. Nisën të kujtohen kur e kuptuan se qëllimi ynë për të mbrojtur popullin tonë ishte serioz”, shtoi më pas Vuçiç.
Pas arrestimeve të kryera mëngjesin e së martës
në Kosovë, ka reaguar sërish për mediat presidenti, Hashim Thaçi. Ai është shprehur
se aksioni i policisë nuk ka lidhje me Serbinë. Ai bëri të ditur se mes të
arrestuarve ka serbë, shqiptarë, bonjakë si dhe një shtetas rus i kamufluar si
diplomat.
“Aksioni i ndërmarrë në një hapësirë të gjerë
në Kosovë, ku ka të arrestuar edhe zyrtarë edhe qytetarë në komuna të ndryshme
të nacionaliteteve të ndryshme, shqiptarë, serbë. boshnjakë, edhe një rus i
kamufluar me petkun e diplomatit për të penguar policinë e Kosovës në aksionin
e tyre. Ftoj qytetarët të marrin këtë çështje si ndërmarrje krejt normale, rend
dhe ligj, nuk është kundër asnjë komuniteti. Përkundrazi të jemi mirënjohës
qytetarëve që kanë treguar bashkëpunim me policinë”, është shprehur Thaçi i
cili është pyetur edhe për reagimin e presidentit serb, Vuçiç për angazhimin e
ushtrisë.
Thaçi tha se deklaratat e Vuçiç janë thjeshtë
populiste dhe se ai e di shumë mirë se Kosova është e lirë dhe e pavarur.
“Është një deklaratë populiste, ka parasysh opinionin e brendshëm në Serbi. Ai e di shumë mirë se nuk mund të lëvizë në drejtim të Kosovë, është e pamundur dhe e paimagjinueshme, vetë ai është i bindur, por në çdo rast institucionet e Kosovës, edhe FSK janë në gjendje gatishmëri. Deklarimet populiste nuk janë kërcënim për luftë, janë për të fituar simpati brenda opinionit publik në Serbi. Nuk është nevoja të mbrohet askush që shkel ligjin, po bëjmë një aksion kundër krimit të organizuar, Serbia nuk mund të jetë në mbrojtje të shkelësve. Institucionet e kanë kryer me përpikmëri gjithë përgjegjësinë ligjore, pati përpjekje për barrikada por situata është nën kontroll. Kufiri i Kosovës është i njohur ndërkombëtarisht, serbët kanë menduar se nuk mund të jemi të lirë e të pavarur, por ja që jemi”, u shpreh për gazetarët presidenti i Kosovës.
Media serbe B92 shkruan se Presidenti Aleksandër
Vuçiç ka urdhëruar që Ushtria Serbe të vihet në gatishmëri të plotë luftarake.
Të njëjtin urdhër ka dhënë edhe Ministria e
Punëve të Brendshme të Serbisë që edhe policia të jetë në gatishmëri të plotë.
B92 shkruan se këto masa janë marrë pasi njësia e policisë së Kosovës
“Rosu” sulmoi veriun e Kosovës dhe Metohisë.
“Ministria ka vënë njësitë e saj të posaçme në gatishmëri të plotë. Ky informacion është konfirmuar të martën në mëngjes. Transmetuesi publik i Serbisë RTS po raporton se Serbia ka filluar veprimtarinë diplomatike me qëllim që bashkësia ndërkombëtare “të qetësojë autoritetet e Kosovës”. Njësia “Rosu” këtë mëngjes sulmoi veriun, duke bërë një numër arrestimesh në të katër komunat serbe atje”, shkruan B92.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka
prezantuar sot në Parlament një raport mbi Kosovën. Por pak para hyrjes së tij
në parlament, ai u prit nga disa anëtarë të Dverit me thirrjet
“Tradhti-tradhti”. Ashtu siç ishte paralajmëruar më herët nga mediat serbe, në
seancë morën pjesë edhe kryeministrja Ana Brnabiç, ministrat e qeverisë së
Serbisë, si dhe drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç.
Një pjesë e mirë e anëtarëve të shumicës
qeverisëse dhe disa anëtarë të opozitës morën pjesë në punën e seancës, ndërsa
një pjesë e mirë e opozitës e bojkotoi duke zgjedhur të mungojë në seancë. Vuçiç foli edhe për zgjidhjen e problemit të
Kosovës ndërsa tha i bindur se ekzistojnë dy skenarë, ai i një situate normale
ose të një konflikti të ngrirë. “Kjo do të ishte katastrofale”, tha ai, duke
shtuar se do të vazhdojë luftën për serbët në Kosovë.
Ish kancelari gjerman, Gerhard Schreder është përplasur me
presidentin serb Aleksandër Vuçiç në lidhje me vendimin e NATO-s për të
bombarduar Serbinë gjatë luftës me Kosovën. Që të dy politikanët kanë qenë pjesëmarrës
në një konferencë në Beograd, ku Vuçiç e quajti të gabuar sulmin e NATO-s mbi
Serbinë.
“Do të ishte shumë
lehtë të kritikohet Schreder dhe të thuhet se sulmi i NATO’s ka qenë vendim i
keq. Ne duhet të falim, por kurrë ta harrojmë”, ka thënë Vuciç.
Ndërkaq ish-kancelari gjerman sqaroi se vendimi për të
sulmuar Serbinë u mor pasi u pa situata e rëndë në Kosovë.
“Vendimi i parë ishte për në Irak, ne vendosëm nëse duhet të
marrim pjesë ose jo. Tjetër vendim i vështirë ka qenë të pranojmë ndërhyrjen në
Afganistan. Bashkë me aleatët në NATO ne morëm vendim ta sulmojmë Serbinë.
Ishte një vendim emocionues, por ne duhet të vendosnim që marrim pjesë në
bombardime duke parë gjendjen në
Kosovë”, ka thënë Schreder në konferencë.
Presidenti,
Ilir Meta është pyetur nga gazetarët në konferencën për shtyp të mbajtur pas
samitit të Brdo Brijunit, se si ishte atmosfera mes Thaçit dhe Vuçiç dhe nëse
ky samit i afroi ata sadopak ata për të nisur sërish dialogun Serbi-Kosovë.
Meta
tha se atmosfera e këtij samiti ka qenë shumë pozitive dhe do të donte që
dialogu mes Serbisë dhe Kosovës të kishte përfunduar me kohë.
“Nuk
di të them nëse ky samit ka afruar më tepër dy liderët Kosovë-Serbi, por di që
atmosfera ka qenë shumë pozitiv këtu. Do të donim që dialogu Kosovë –Serbi të
kishte përfunduar dje. Jo sot dhe as nesër.
Samiti i Brdo Brijonit është një samit që ka një format të përcaktuar”,
u shpreh presidenti Meta.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në një intervistë për agjencinë e lajmeve Tanjug, ka deklaruar se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës edhe sikur të vritet.
“Mund të më vrisni, por ajo nuk do të ndodhë.
Ju them, anglezëve dhe gjermanëve se nuk do ta bëjë atë. Më goditni, por unë
s’do ta bëj. Mund të jem president edhe për 15 vjet, por nuk e njoh
Kosovën” deklaroi ai.
Një deklaratë e tillë e Vuçiçit vjen pikërisht sot kur ai pritet të vijë në Tiranë për të marrë pjesë në samitin Brdo-Brione, ku marrin pjesë liderët e Rajonit.