Të shtëna me armë në Londër, tre të plagosur

BOTA


LONDËR- Tre persona janë plagosur me armë zjarri në jug të Londrës.

Sipas mediave të huaja, ekuipazhet e urgjencës u thirrën për një incident me të shtëna në Clapham Common South Side, rreth orës 17:00 të së premtes.


Ekipet e emergjencës thanë se kanë trajtuar të plagosurit në vendngjarje dhe më pas i kanë transportuar në spital, për ndihmë të specializuar.

Sakaq, Policia Metropolitane shkroi se në një deklaratë në faqen e saj të internetit se ishte në ndjekje të një të dyshuari.

“Ndërsa presim vlerësime formale, në këtë fazë nuk besojmë se ndonjë nga të lënduarit është në gjendje të rrezikshme për jetën”, kanë thënë ata duke shtuar se “oficerët e armëve të zjarrit po kontrollojnë zonën”.




Skip to toolbar