Tension në Mitrovicë, arrestohen policë serbë, Haradinaj: Janë të lidhur me krimin

AKTUALITET


Mediat e Kosovës raportojnë se gjatë operacionit të mëngjesit të së martës në Mitrovicë janë kryer disa arrestime nga policia e Kosovës, mes tyre dhe komandanti i Policisë së Kosovës në Zubin Potok, i cili është i nacionalitetit serb.

Policia e Kosovës ka hasur në rezistencë në kryerjen e operacionit. Për shkak të shkëmbimit të zjarrit raportohet se ka pasur një polic të plagosur.


Gjithashtu raportohet se 100 banorë serbë kanë protestuar duke bllokuar rrugën drejt Mitrovicës me automjete dhe kamionë.            

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj i cili ka postuar një mesazh në Facebook.

Haradinaj shkruan se operacioni i gjerë policor është ndërmarrë me urdhër të prokurorit në të gjithë territorin e Kosovës dhe synon kapjen e personave të përfshirë në krim, kontrabandë e vepra të tjera kriminale.

“Me urdhër të Prokurorit, në gjithë Kosovën aktualisht është duke ndodhur një operacion policorë, i drejtuar ndaj individëve të përfshirë në kontrabandë, krim të organizuar dhe vepra të tjera kriminale. Disa prej personave të përfshirë në këto vepra janë zyrtarë doganorë, policë por edhe qytetarë të rëndomtë. Operacioni u zhvillua me sukses edhe në Komunat Veriore të Kosovës. Si Kryeministër i vendit, konfirmoj se bëhet fjalë për zbatimin të ligjit dhe asgjë tjetër. Ftoj serbët e veriut ta ruajnë qetësinë dhe ta respektojnë ligjin! RH”, shkruan Haradinaj.

Me urdhër të Prokurorit, në gjithë Kosovën aktualisht është duke ndodhur një operacion policorë, i drejtuar ndaj…

Gepostet von Ramush Haradinaj am Montag, 27. Mai 2019



Skip to toolbar