Tërmet i fuqishëm në Rusi, sa ishte magnituda

BOTA


Rusia është goditur nga një tërmet i fortë. Qendra Sizmologjike Euro-Mediterane (EMSC) ka njoftuar se tërmeti i regjistruar ishte me Magnitudë 5.8 i shkallës Rihter.

Nuk është bërë e ditur nëse ka pasur dëmtime në objekte. Tërmetet me magnitudë ndërmjet 3.5 dhe 5.4 shkallë shpesh ndjehen, por rrallë shkaktojnë dëme.


Ndërsa, ato deri në 6.0 shkallë, shkaktojnë dëme të mëdha te ndërtesat të ndërtuara në mënyrë jo të sigurt. EMSC-ja ka rekomanduar që në rast të dridhjes së tokës, qytetarët të qëndrojnë afër objekteve të forta ose nën to, në mënyrë që t’i shmangen dëmtimeve.

Ndërsa, ndërsa tërmeti ndodh derisa jeni në ambient të jashtëm, qëndroni larg objekteve apo lisave.




Skip to toolbar