‘Tërmet’ politik në Londër/ Liz Truss shkarkon Ministrin e Financave, Kwasi Kwarteng

BOTA


Vetëm pak kohë nga marrja e detyrës, Liz Truss, kryeministrja britanike, ka shkarkuar sot ministrin Financave, Këasi Kwartengt.

Ministri 47-vjeçar, mbajtësi i parë i Financave dhe Thesarit me origjinë afrikane në historinë britanike, largohet kështu rreth 40 ditë pas formimit të kabinetit të ri që pasoi atë të Boris Johnson.


Shkarkimi i tij, shkruan Reuters, është më i shpejti për një Kancelar të Thesarit që nga viti 1970. Shkarkimi vjen në mes të spekulimeve që Truss do të shpallë sot një kthesë në mini-buxhet. Kwarteng cilësohet si ministri më ‘jetëshkurtër’ në këtë detyrë, ndërsa u përshkrua si një ‘shpirt binjak’ politik i kryeministres Liz Truss.




Skip to toolbar