BE kërcënon Serbinë me pezullim të liberalizimit të vizave

BOTA


Komisionarja për Punë të Brendshme e bllokut evropian, Ylva Johanson, tha se nuk përjashtohet mundësia që Bashkimi Evropian të pezullojë liberalizimin e vizave për Serbinë. Kjo për shkak të rritjes së madhe të emigrantëve që shkojnë në BE përmes Serbisë.

Për rritjen e numrit të emigrantëve përmes asaj që njihet si “Rruga Ballkanike” janë duke diskutuar ministrat e brendshëm të shteteve të BE-së në Luksemburg.


Në rastin e Serbisë, si problem serioz theksohet mospërshtatja e regjimit të vizave me atë të BE-së. Serbia u lejon hyrjen pa viza në territorin e saj qytetarëve të disa shteteve të treta, të cilët më pas vazhdojnë udhëtimin drejt territorit të BE-së.




Skip to toolbar