Thurën plan për vrasjen e Macron, dënohen tre komplotistët e ekstremit të djathtë

BOTA


Një gjykatë anti-terror në Francë ka dënuar tre persona, të cilët i përkasin ekstremit të djathtë dhe kishin thurur një plan për të vrarë presidentin Emmanuel Macron.
Gjithë skenarin, të përpunuar dhe përcaktuar në një grup radikal, të formuar në median sociale Facebook. Grupimi njihej si “Barjols” dhe të tre burrat e dënuar, ishin pjesë e tij.

Gjykata e dha vendimin përmes provave të siguruara nga transkriptet e postimeve dhe mesazhet e ndryshme që ata dërgonin me njëri-tjetrin, ku fakti kryesor mbetet ai i konspiracionit për të vrarë presidentin francez.


Mënyra si treshja kishte dashur ta bënte këtë gjë, ishte përmes një sulmi me thikë dhe pritej të ndodhte në vitin 2018, gjatë një përkujtimoreje të Luftës së Parë Botërore.

Dënimi më i gjatë iu dha 66-vjeçarit Jean-Pierre Bouyer, i cili do të kalojë katër vjet në burg tashmë. Por, sërish, ai ka shpëtuar paq, pasi dënimi maksimal për këtë vepër penale, është prej 10 vjetësh.

Dy të tjerët janë dënuar me më pak vite, ndërsa akuzat i zhbënë për nëntë anëtarë të tjerë të grupit.




Skip to toolbar