Tirana e nis me barazim, Mema luan të gjitha “kartat”

Më të fundit


Skuadra e Tiranës ka barazuar me rezultatin 2-2 në ndeshjen e parë miqësore të zhvilluar ndaj skuadrës së Renovës. Një test ky në kuadër të fazës përgatitore që bardheblutë kanë startuar prej disa ditësh në Maqedoninë e Veriut.

Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit, me golin e shënuar në minutën e 22-të nga Ilirid Ademi, ndërkohë që në të 36-tën, ishte Gentian Muça ai që barazoi shifrat, duke goditur saktë një 11-metërsh.


Ekipit të Memës, i erdhi në ndihmë një autogol nga Renova, pas një krosimi nga ana e Hoxhallarit teksa kaloi në avantazh në minutën e 72-të të sfidës, ndërsa vetëm 3 minuta më pas, ishte Fisnik Zuka ai që barazoi sërish, me rezultatin që nuk ndryshoi deri në fundin e takimit.

Sikurse raporton vetë klubi bardheblu përmes rrjeteve sociale kjo ishte miqësorja e parë e planifikuar gjatë kampingut në Maqedoninë e Veriut. Në axhendën e Tiranës janë edhe 3 miqësore të tjera, që synojnë konsolidimin në aspektin tekniko-taktik të lojës së bardhebluve.

Tekniku Mema u ka dhënë mundësi të gjithë futbollistëve që ka në dispozicion të luajnë të paktën një pjesë loje. Trajneri në të dyja pjesët, ka luajtur me formacione të ndryshme.




Skip to toolbar