Audi u “sekuestron” makinat Messit me shokë

Më të fundit


Kompania e makinave Audi u ka kërkuar lojtarëve të Barcelonës të kthejnë makinat që i kanë marrë falas, pasi kompania automobilistike nuk do të jetë më një prej sponsorëve të klubit katalanas.

Lionel Messi me shokë kishin mundësinë të zgjidhnin nga një sërë modelesh të vëna në dispozicion vitin e kaluar kur kompania gjermane nisi bashkëpunimin me Barçën.


Messi ka zgjedhur një Audi RS 6 Avant me vlerë 150,000 euro teksa Rakitic një Audi Q7 me vlerë 80,000 euro. Megjithatë, tani që bashkëpunimi mes dy palëve ka përfunduar, Audi ka kërkuar që t’i kthehen makinat.




Skip to toolbar