Një person ka rënë në kontakt me rrymën elektrike gjatë kohës që ishte duke punuar për të rregulluar linjën e internetit. Shtetasi me iniciale V.N., 30 vjeç, ishte duke riparuar rrjetin e internetit, kur ka rënë në kontakt me rrymën, kjo ka bërë që ai të bie nga shtylla e tensionit nga një lartësi e konsiderueshme.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Demokracia”, ndërsa 30-vjeçari ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.