Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në asamblenë e Partisë Socialiste me strukturat e tij.
Në fjalën e tij, Rama përmendi se duhet të jemi krenar për atë që po ndodh me drejtësinë dhe se ia kanë ngritur kokën Shqipërisë. Sipas tij, t’i thuash drejtësisë së re të mos bëj gabime është njësoj si të thuash një fëmije mëso tre gjuhë të huaja.
“Nëse ka një arsye të parë se e para e të parave është që ne ja kemi ngritur kokën Shqipërisë dhe e kemi bërë të barabartë. Duhet të jeni krenar me atë që po ndodh me drejtësinë dhe me luftën me korrupsionin. Nuk do të ndodhte asgjë nëse nuk do të ishte PS, thanë e bëri Amerika, ku janë tani. Për herë të parë që nga ‘91 nuk ka më deklarata të ambasadës amerikane. Kush e mban SPAK-un dhe Gjykatën, e keni dëgjuar Metën që tha do e shkrij SPAK-un. Kemi marrë përsipër të transformojmë Shqipërinë dhe pa drejtësinë nuk është transformim.
Të tjerat mund të bëhen, por nuk ka barazi përpara ligjut nuk e kemi bërë detyrën siç duhet. Tjetër është të mbjellësh pemë, tjetër të vësh drejtësi. Pemët mbillen në dimër, tjetër është të marrësh në qafë njerëz se e ke drejtësinë gabim. Edhe nëse drejtësinë gabim e vuan familje si e jona. Po kjo drejtësia e re që ka 5 vjet, t’i kërkosh mos të bëj gabime është njësoj si t’i thuash një fëmijë mëso 3 gjuhë të huaja pa mësuar një abetare. Do t’i qëndrojmë deri në fund, është kosto që e ka marrë shteti. Ne duke mos vënë në diskutim pavarësinë do flasim hapur për gjërat që nuk shkojnë.”
Pse duhet të fusësh dikë në burg pa gjyq dhe paguajnë taksapaguesit tanë, për të treguar që je i fortë apo se prokuroria dhe gjykata janë e njëjta. Më shumë se për SPAKun është këmbanë që bie për gjykatësin.” / abcnews.al