Tmerr për shqiptaren në Itali, i hedhin acid në fytyrë sapo del nga makina

AKTUALITET


Një grua shqiptare 39-vjeçare, emri i të cilës nuk bëhet i ditur, është sulmuar nga dy persona, të cilët i kanë hedhur acid në fytyrë sapo ajo ka dalë nga makina.

Ngjarja ka ndodhur në Itali rreth orës 21.30 ndërkohë që personat që e kanë sulmuar janë ende të paidentifikuar nga policia.


Ata e kanë pritur, pasi e kishin ndjekur më parë, teksa ajo ka zbritur nga makina dhe i kanë hedhur acid në fytyrë.

Ulërimat e saj kanë qenë aq të forta sa në vend janë mbledhur shumë njerëz. Ajo u dërgua me shenja djegie në urgjencë, ndërkohë që policia ka nisur hetimet.




Skip to toolbar