Tmerri mbi tokë/ 10 mijë viktima nga përmbytjet apokaliptike në Libi, Derna nuk ekziston më

BOTA


Ajo që ka lënë pas stuhia “Daniel” në Libi mund vetëm të imagjinohet dhe përmasat janë vërtet biblike.

Shkaterrimet e pabesueshme të kësaj stuhie që cuan edhe në shembjen e digave në qytetin Derna, e kanë bërë bilancin të tmerrshëm.


Vdekjet e konfirmuara nga autoritetet janë të paktën 6 mijë, por sipas kalkulimeve të bëra nga institucionet dhe organizatet joqeveritare, shifra mund të rritet deri në 10 mijë, pasi ka jashtëzakonisht shumë njerez që nuk përgjigjen në apel dhe konsiderohen të zhdukur.

Numrat nga fatkeqësia në Libi ndjekin njëri-tjetrin në një garë të çmendur dhe tragjike drejt majës.

Mijëra jetë janë shkatërruar nga Uragani Daniel dhe shembja e digave Derna. Në qytetin Cyrenaica të ndërtuar nga italianët dhe tani praktikisht të shkatërruar nga furia e ujit, vdekjet e konfirmuara janë rritur në të paktën 6 mijë pas një vlerësimi fillestar prej mbi 2,330 viktimash, por ato mund të bëhen 10 mijë – sipas vlerësimeve nga TV Bengazi dhe Kryqi i Kuq – dhe më gjerë, sepse njerëzit që janë të zhdukur janë në fakt një numër i pacaktuar.

“Numri i vdekjeve është i madh,” tha Tamer Ramadan , i dërguari i Libisë për Federatën Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, “deri më tani numri i personave të zhdukur ka arritur në 10,000.” “Situata në Derna është katastrofike. Trupat janë ende të shtrirë në shumë vende”, tha Othman Abdel Jalil , Ministër i Shëndetësisë i qeverisë i mbështetur nga Parlamenti i Tobrukut, i cili vizitoi qytetin lindor. “Ka ende familje të ngecura në shtëpitë e tyre dhe viktima nën rrënoja,” i tha Jalil transmetuesit Almasar TV ., duke sqaruar: “Janë mijëra të zhdukur dhe numri i të vdekurve pritet të shkojë në 10 mijë”. “Situata po bëhet gjithnjë e më tragjike – shtoi ai – dhe nuk ka statistika përfundimtare për numrin e viktimave”.




Skip to toolbar