“Trembet” Roma, Mourinho dëshiron dyshen fantastike te Fenerbahce

Më të fundit


Jose Mourinho është gati për të nisur një eksperiencë të re, tashmë në Turqi.

Tekniku portugez është zyrtarizuar në krye të Fenerbahce-s, ndërsa sipas raportimeve të medieve italiane ai do të nisë menjëherë nga puna, duke ditur se me merkaton e verës ka mundësinë të afrojë lojtarët që dëshiron.


Aziz Yildirim, kandidat në zgjedhjet presidenciale të Fenerbahce-s, zbuloi disa nga objektivat e Mou: “Mourinho dëshiron Romelu Lukaku-n dhe Paulo Dybala-n. Talisca dhe Sorloth po ashtu trajneri dëshiron që t’i ketë në ekip. Tani klubi duhet të nisë nga puna për të realizuar sa të mundet dëshirat e trajnerit”.




Skip to toolbar