Tronditet Tirana/ Një tjetër krim në familje, vëllai vret vëllanë dhe kunatën 

AKTUALITET


Pa u tharë ende gjaku i 2 viktimave në Lezhë, vendi është tronditur nga një tjetër krim në familje kësaj here në qendër të Tiranës.

Në një lokal në zonën e ‘Myslym Shyrit’, vëllai ka vrarë vëllanë e tij së bashku  me kunatën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:45 në një prej zonave më të frekuentuara në kryeqytet, teksa më pas autori, tashmë i njohur për policinë, është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.


Dy vëllezërit dyshohet se janë konfliktuar në ambientet e lokalit në zonën e “Myslym Shyrit”, në rrugën “Islam Alla”,  dhe debati ka degraduar në përdorimin e armëve. Asen Muskurti, që tashmë është shpallur në kërkim, ka qëlluar për vdekje drejt vëllait 44-vjeçar dhe bashkëshortes së Dritan Muskurti, Nora Muskurtin.

Kjo vrasje e dyfishtë është e dyta në harkun e pak orëve. Natën e kaluar në Lezhë, Besnik Pjetri vrau ish-kunatin Gent Përjaku dhe ish-vjehrrin Pjeter Përjakun. Vrasja ndodhi në fshatin Grykë Zezë të Lezhës pas një konflikti që erdhi pas divorcit të Besnik Pjetrit me vajzën e familjes Përjaku.

Me këto ngjarje rritet më tej bilanci i vrasjeve. Kjo është vrasja e 24-të e kësaj vere, ndërkohë që 29 persona kanë humbur jetën, duke vënë në pikëpyetje sigurinë për jetën në vendin tonë.




Skip to toolbar