Trupi i kryepeshkopi Anastas niset për në Shqipëri, ku do prehet ditën e enjte

AKTUALITET


Të hënën trupi i kryepeshkopit Anastas do të transferohet drejt Shqipërisë për të lejuar besimtarët vendas t’i japin lamtumirën hierarkut ortodoks.

Arkëmorti i tij pritet të kalojë nëpër fshatrat greqishtfolëse të vendit përmes pikës kufitare të Kakavijës, ndërsa ditën e martë janë parashikuar të mbahen nderimet për klerikun e lartë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”.

Kreu i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë ka qëndruar në Katedralen e Athinës prej ditës së shtunë (25 janar), kur 95-vjeçari ndërroi jetë pas një beteje disajavore me sëmundje të brendshme.

Mijëra besimtarë morën pjesë në shërbesën e përshpirtjes për kryepeshkopin e ndjerë gjatë këtyre orëve. Kryepeshkopi i Athinës kryesoi ceremonialin e vendosjes së një qiriri në nder të kryepriftit, i cili la gjurmë të pashlyeshme në konsolidimin e ortodoksisë në Shqipëri.

Lamtumirën ia dhanë edhe udhëheqës politikë dhe shtetërorë të Greqisë, mes tyre presidentja Katerina Sakellaropouloi, kryeministri Kyriakos Mitsotakis dhe kryetari i sapozgjedhur i parlamentit.

Mes atyre që nderuan ishin edhe eurodeputeti Fredi Beleri dhe atleti olimpik i peshëngritjes, Pirro Dhima, i cili deklaroi se do të vijë edhe në Shqipëri për varrimin e kryepeshkopit.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka shpallur 5 ditë zie deri më 29 janar.

Imzot Joani, mitropoliti aktual i Korçës, është caktuar si mbikëqyrës i fronit të Kryepeshkopit.



Skip to toolbar