U fut në det për t’u larë, ndërron jetë turisti boshnjak

Më të fundit


Temperaturat e larta kanë shkaktuar një tjetër viktimë në bregdetin shqiptar duke e çuar në 6 numrin gjatë këtij sezoni turistik, ndonëse ka pak javë që ka nisur zyrtarisht. Policia raporton se ka humbur jetën një tjetër pushues, rreth 70 vjeç, në Plazhin e Durrësit.

Sipas policisë, F.M., rreth 70 vjeç, banues në Bosnje, ka ndërruar jetë, është futur në det për t’u freskuar, por nuk është ndjerë mirë. Ai është nxjerrë nga pushuesit dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Durrës.


Fatkeqësisht ndërhyrja e mjekëve nuk ka mund që të mbajë në jetë të moshuarin, i cili dyshohet se ka pësuar arrest kardiak. Referuar raportimeve të deri tanishme kanë humbur jetën në bregdetin shqiptar 6 pushues.




Skip to toolbar