I vdekur në rrugë. Policia: Është vrarë

AKTUALITET


Policia e Vlorës ka deklaruar se personi i cili u gjet i pajetë në mes të rrugës, është vrarë me armë zjarri. Detajet e reja i ka dhënë policia nëpërmjet një deklarate zyrtare, e cila shprehet se viktima është 34-vjeçari Kreshnik Dashaj. Ai u gjet i pajetë mëngjesin e së mërkurës, në lagjen “Kushtrimi” të Vlorës, pranë banesës së tij.

Disa orë pas ngjarjes, policia doli me njoftim zyrtar, ku tha se pas hetimeve paraprake, në trupin e 38-vjeçarit, konkretisht në pjesën e pasme të shpatullës, është konstatuar një plagë, e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri.


38-vjeçari punonte në një firmë këpucësh në qytetin e Vlorës dhe nga ana e policisë nuk njihet si person me precedent penal. Në Policinë e Vlorës është ngritur një grup i posaçëm hetimor me qëllim dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.




Skip to toolbar