U iku policëve dhe rrezikoi jetën e tyre, pranga të dyshuarit për trafik droge

AKTUALITET


Një ngjarje e paprecedentë është shënuar sot në Tiranë, teksa disa qytetarë e kanë filmuar. Bëhet fjalë për ndalimin nga efektivët e policisë të një të dyshuari për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Personi që drejtonte mjetin tip Benz nuk pranoi të zbriste nga makina, por rrezikoi edhe jetën e policëve që e rrethuan.


Por Policia bën me dije se autori i ngjarjes është prangosur pak minuta më pas. Mësohet se ai është kapur pas ndjekjes disa metra larg vendit të ngjarjes.

Blutë e Tiranës nuk kanë dhënë më tepër detaje apo identitetin e autorit të ngjarjes në zonën e quajtur si ‘Oxhaku’.




Skip to toolbar