U qëllua me armë teksa lëvizte me makinë, zbardhet dëshmia e ish-deputetit socialist

AKTUALITET


Policia e Kurbinit vijon punën për kapjen e 29 vjeçarit Fatbardh Ismaili, i cili një ditë më parë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës së ish deputetit socialist Armando Prenga.

Ndaj makinës së Prengës janë qëlluar 5 plumba, por fatmirësisht kanë qenë nga ana e pasagjerit dhe nuk kanë prekur ish deputetin.


Sipas dëshmisë së dhënë në polici nga ish deputeti socialit ai ka theksuar se nuk ka asnjë konflikt me Fatbardh Ismailin apo dhe me babin e tij që ka qenë komisioner në KZAZ 15 në Kurbin.

Ndër të tjera theksohet se pritet arrestimi dhe dëshmia e 29 vjeçarit për të hedhur dritë në këtë ngjarje nëse ka të bëjë me zgjedhjet apo i riu ka pasur ndonjë motiv tjetër për të sulmuar ish deputetin.




Skip to toolbar