U tentua rrëmbimi me urdhër të Lukashenkos, sportistja bjelloruse kërkon azil në Poloni

BOTA


Dita e djeshme pasoi me një skandal në Lojërat Olimpike ku u tentua rrëmbimi i atletes bjelloruse Kristina Tsimanouskaja me porosi të diktatorit Aleksander Lukashenko, por atletja shpëtoi në moment të fundit pasi kërkoi ndihmë nëpërmjet rrjeteve sociale duke shmangur një tragjedi.

Sipas ‘’Sky News’’, burri i saj Arseni Zdavenish u arratis menjëherë drejt Ukrainës për të shpëtuar, ndërsa vetë sportistja bjelloruse është parë në dyert e ambasadës polake në Japoni për të kërkuar azil. Skandali solli reagime të mëdha një ndër to dhe nga Gjermania e cila kritikoi ashpër Bjellorusinë për masat e ashpra të marra ndaj sportistet.


Tsimanouskaja doli kundër qeverisë pasi sipas saj e kishin detyruar të merrte pjesë në gara që nuk ishte stërvitur, dhe për këtë përfaqësues të komitetit olimpik bjellorus e kishin shoqëruar drejt aeroportit për ta nisur në Bjellorusi ku me shumë mundësi do ta priste burgu, por tani atletja ka fituar azil dhe pritet të strehohet në Poloni.




Skip to toolbar