Udhëheqësi i Hamasit vizitë në Turqi, takohet të shtunën me Erdogan

BOTA


Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan konfirmoi raportet e mediave turke se lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh do të vizitojë Turqinë të shtunën.

“Ajo që do të flasim do të jetë mes nesh tani për tani. Dhe ne do të ndërmarrim hapat tanë në përputhje me rrethanat.“, tha presidenti turk.


Lidhur me përshkallëzimin e fundit, Erdogan u ankua për mungesën e udhëheqjes ndërkombëtare.

“Izraeli thotë gjëra të ndryshme, Irani natyrisht ka mendime të ndryshme. Askush nuk e mori përsipër [sulmin]. Dhe nuk ka asnjë deklaratë të arsyeshme deri më tani. Nuk mund të thuash ‘Ajo që thotë Irani është e drejtë.’ Nuk mund të thuash as “Ajo që thotë Izraeli është e drejtë”.

Kur shikon SHBA-në, ata thonë ‘Ne ishim në dijeni, ne nuk ishim në dijeni‘”, tha Erdogan duke folur para gazetarëve në Stamboll.

Erdogan tha gjithashtu se nuk ishte i befasuar nga vënia e vetos së SHBA ndaj rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që do të hapte rrugën për njohjen e plotë të shtetit palestinez nga OKB të enjten.

“Në KS të OKB-së ndërkohë që bota mbështeti Palestinën, Amerika po e mbështet përsëri Izraelin. Ne nuk prisnim asgjë ndryshe, por kjo na dha një mundësi për ta parë atë”, tha ai./abcnews.al




Skip to toolbar