Ukraina sulmon Rusinë, me mijëra persona pa energji pas shpërthimeve të fuqishme

BOTA


Forcat ukrainase kanë kryer sulme me dron në territorin rus duke goditur dy stacione të rëndësishme në furnizimin me energji elektrike në Rusi.

“The Sun” raporton se sulmet kanë lënë me mijëra banorë pa energji elektrike në rajonin e Belgorodit. “Dy shpërthime të fuqishme të shoqëruara nga një zjarr i madh ndodhën në rajonin e Belgorodit. Nuk kemi raportime për viktima, ndërsa shërbimet e urgjencës shkuan në vendin e ngjarjes. Zjarri është vënë nën kontroll”, ka thënë guvernatori i rajonit.


Një pjesë e madhe e qytetit të Belgorodit, i cili ka një popullsi rreth 340 mijë banorë është pa energji elektrike. Ai ndodhet rreth 35 kilometra nga kufiri me Ukrainën.




Skip to toolbar