Vaksinimi i të moshuarve, Rama nxjerr videon: Kjo e lehtëson njeriun

Më të fundit


Vaksinimi masiv vijon pa u ndalur dhe kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku disa të moshuar që marrin dozën e dytë e vaksinës e falenderojmë për nisjen e këtij procesi.

“E bëmë skemi asnjë dhimbje”. “Organizmi i shkëlqyer. Unë jam e kënaqur”. “Tepër i kënaqur, shumë qetë, rregull”. “Erdha me kënaqësi për ta bërë”. “Shumë qetë, asnjë problem i ftoj të gjithë të bëjnë vaksinën”. “Kjo është një gjë që e lehtëson njeriun”. “Besoj se do jem mirë, edhe pranvera vera do të bëjnë të vetën, kështuqë do të jemi shëndosh”, thanë disa nga të moshuarit


Rama shkruan se nuk do të ndalen derisa ta fitojmë luftën kundër armikut të padukshëm.

“Nderi është i gjithi i yni.  *Ia kemi dalë të kryejmë më shumë se 638,338 vaksinime dhe nuk do të ndalemi, me këmbëngulje të madhe, derisa ta fitojmë përballjen me armikun e padukshëm”, shkruan Rama.




Skip to toolbar