Valixhet plot me kokainë në aeroport, kapet në Durrës italiani i shumëkërkuar

AKTUALITET


Është arrestuar në Durrës 59 vjeçari italian Roberto Basco i kërkuar për trafikim narkotikësh.

Siç bën me dije Policia Kufitare e Durrësit, ai është dënuar në vitin 2019 me 6 vjet burg në aeroportin e Madridit pasi iu gjetën 7 pako me kokainë, të cilat i kishte sjellë nga Kolumbia. Basco-s i kanë mbetur për të kryer edhe 1 vit e 5 muaj burg.


“Policia Kufitare Durrës, si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, finalizoi operacionin e koduar “Porta”. Gjatë operacionit është arrestuar, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasi italian Roberto Basco, 59 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Provinciale e Madridit, Spanjë, me vendimin e datës 19.09.2019, e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës. Nga dënimi i kanë mbetur për të kryer 1 vit e 5 muaj burgim. Më datë 26.02.2019, në aeroportin e Madridit, në valixhet e shtetasit Roberto Basco, janë gjetur 7 pako me lëndë narkotike kokainë (me peshë totale rreth 5.6 kg), që i kishte sjellë nga Kolumbia, me qëllim shitjen. Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Spanjë”, thotë Policia.




Skip to toolbar