Veliaj dënon sulmin në xhaminë në Rr. e Kavajës

AKTUALITET


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dënuar me forcë sulmin me thikë ndaj qytetarëve në Rrugën e Kavajës. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thekson se ky akt i rëndë nuk përfaqëson asnjë grimë nga fryma e paqes dhe e mirësisë që fal muaji i Shenjtë i Ramazanit, ndërsa u ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve.

“Ngjarja e sotme në xhaminë e Rr. së Kavajës është një akt i rëndë, që duhet dënuar me forcë, e nuk përfaqëson asnjë grimë nga fryma e paqes dhe e mirësisë që fal muaji i Shenjtë i Ramazanit. Shërim të shpejtë të plagosurve, të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën”, nënvizon Veliaj.


Ngjarja e sotme në xhaminë e Rr. së Kavajës është një akt i rëndë, që duhet dënuar me forcë, e nuk përfaqëson asnjë grimë nga fryma e paqes dhe e mirësisë që fal muaji i Shenjtë i Ramazanit. Shërim të shpejtë të plagosurve, të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. 🤲🏼

— Erion Veliaj 🚴‍♂️🌳⚽️🇦🇱 (@erionveliaj)




Skip to toolbar