Veliaj-protestuesve të PD-së: Prisheni Tiranën nëse i keni rregulluar fëmijët në Hollandë si Luli

AKTUALITET


Gjatë fjalës së tij në takimin elektoral në Zall-Herr, kryebashkiaku Veliaj i dha një mesazh protestuesve demokratë. Ai i tha se nëse ata i kanë rregulluar fëmijët me pasaporta në Hollandë apo në Vjenë, mund ta prishin Tiranën, nëse jo, t’i bashkohen PS-së më 30 qershor.

“Pyetja që unë kam për demokratët sot është: E shkatërrove Tiranën, ti ku do shkosh sot? Se Luli do shkojë në Hollandë. Se Bujar Nishani i ka bo fëmijët austriakë, do shkojë në Vjenë. Pyetja është: a i keni rregulluar kalamajt tuaj, siç i ka rregulluar Luli dhe Bujari? Nëse jo, bashkohuni  me ne. Nëse të gjithë demokratët i kanë bërë të gjithë fëmijët austriakë apo hollandezë, atëherë hajt ta shkatërrojmë. Por nëqoftë se demokratët nuk kanë një plan B, siç ka Luli me Jarin, por nëse demokratët do të gdhihen dhe ngrysen në të njejtin qytet si ne, duhet të bashkohen me ne se vetëm ne bëjmë qytet dhe shtet”, tha Veliaj, i cili gjithashtu përmendi dhe kryebashkiaken e Shkodrës Voltana Ademi e cila tha se kishte dëshirë të gjuante me molotov.

“Nuk ndodh në asnjë vend të botës që t’i sulesh policisë me shashka e molotov. Nuk ka asnjë vend të botës që si Voltana Ademi të thotë që do të gjuaj me molotov”, tha Veliaj.

Ai gjithashtu akuzoi Berishën se ka djegur Shqipërinë sa herë ka pasur mundësi.

“Në ‘97 dogji Shqipërinë, vdiqën 4 mijë vetë. Ai na futi në një gjakderdhje më njeri-tjetrin. E mbani mend në ‘98 iu sul me bazuka kryeministrisë. Vazhdoi me Gërdecin. Pastaj vrau njerëz në rrugë. Vriteshin protestuesit në 21 janarin. Kurse tani policët gati sa nuk i ftojnë protestuesit për drekë. Çdo gjë ka një limit. Dhe nuk i referohem limitit që t’i kthemi me të njejtën monedhë. Por limitit të datës 30, që t’i themi lamtumirë plakut  Mere, Jarit dhe Lulit për një Shqipëri të re”, tha Veliaj në Zall-Herr.

LIVE 🎥 nga Zall Herri, plot energji 🚀 për #TiranaQeDuam në #30Qershor. 🗳🌹

Gepostet von Erion Veliaj am Samstag, 8. Juni 2019


Skip to toolbar