Deputeti i opozitës në parlament, Lefter Maliqi e ka quajtur dinjitoz veprimin e Metës dhe një fitore të demokracisë dhe vetë Shqipërisë. Ky vendim shmangu një përplasje të mundshme civile që do të rezultonte deri në viktima më 30 qershor. Maliqi bëri thirrje gjithashtu që Basha të ulet në dialog dhe Rama të ruaj qetësinë.
“Veprim dinjitoz prej pushtetari,largpamësi, mbi palët, në shërbim të interesave të vendit dhe të ardhmes Europiane. Vendimi i Presidentit shmangu përplasjen e mundshme civile dhe kthimin e vendit në diktaturë, pasi pasojat do ishin shumë të rënda më 30 Qershor deri dhe në viktima. Demokracia do ishte në rrezik,vota e lirë në rrezik dhe e ardhmja Europiane në rrezik. Presidenti uli tensionet tregoj veten që është mbi palët, tregoj veten që është student i Dhjetorit 90 me vizion Perëndimor. Veprimi i tij do ngelet në histori, pasi shmangu gjakderdhjen që mund të ndodhte më 30 Qershor dhe shmangu instalimin e Diktaturës. Rama të ruaj qetësinë ti thërras arsyes. Basha të ul tonet dhe të shkoj drejt dialogut dhe zgjedhjeve të parakohshme me standarde Europiane dhe ndryshim sistemi elektoral. Sot fitoj Demokracia,fitoj Shqipëria,fitoj e ardhmja Europiane.” – shkruan Maliqi.