Procedohet kandidati i PD në Lezhë Gjin Gjoni, policia zbardh detajet

AKTUALITET


Policia e Lezhës ka proceduar në gjendje të lirë, kandidatin e PD, Gjin Gjoni.

Përmes një njoftimi zyrtar, policia thotë se Gjoni është proceduar për veprën penale “Shpifja”.

Kallëzimi për Gjin Gjonin, u bë nga disa përfaqësues dhe simpatizantë të PS, pasi Gjoni ka publikuar në rrjetin social “Facebook”, një postim, nëpërmjet të cilit shpif se ata janë të implikuar në blerje votash dhe intimidim zgjedhësish.

Njoftimi i policise:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpifja”, për shtetasin Gj. Gj., 55 vjeç, banues në Lezhë, kandidat për deputet i subjektit politik “Partia Demokratike”, pasi kanë kallëzuar shtetasit D. P., E. L., E. S., P. Gj. dhe R. N. (përfaqësues dhe simpatizantë të subjektit politik “Partia Socialiste”), se 55-vjeçari ka publikuar në rrjetin social “Facebook”, një postim, nëpërmjet të cilit shpif se 5 shtetasit janë të implikuar në blerje votash dhe intimidim zgjedhësish.



Skip to toolbar