Vetëm 45 ditë në detyrë/ Jep dorëheqjen kryeministrja e Britanisë, Liz Truss

BOTA


Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Liz Truss, ka dhënë dorëheqjen vetëm 45 ditë pasi mori në dorë frerët e pushtetit në vend.

Deputetët konservatorë i kërkuan zonjës Truss të largohet pasi qeveria e saj ishte përfshirë nga trazirat politike, pas heqjes së shumicës së politikave të saj ekonomike.

Dorëheqja e saj vjen pasi një ministre kyç dha dorëheqjen dhe deputetët konservatorë u rebeluan në një votim kaotik parlamentar.

Zonja Truss u zgjodh nga anëtarësia konservatore në shtator, por ajo humbi autoritetin pas një sërë kthesash.



Skip to toolbar