Vizita e Blinken/ Tarifa: Mesazhet e Amerikës janë të njëjta, ajo që ka ndryshuar është PD

Më të fundit


Ish ambasadori Fatos Tarifa, duke komentuar vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken, theksoi se mesazhet e SHBA kanë qenë të njëjta ndër vite por ajo që ka ndryshuar është PD.

“Mua nuk më pëlqen të flas për politikën e brendshme por ka një metamorfozë të çudishme. Është e njëjta Amerikë, mesazhe që ka sjellë Baker në 1991, Amerika është me ju, do ju përkrah. Është e njëjta me mesazhin e Blinken. Qëndrimi është i njëjtë, kush ka ndryshuar është PD. Në opozitë atë kohë, në opozitë sot. Në atë kohë me Baker, Sali Berisha ishte në tribunë, sot është i ngujuar. Berisha është i vetmi Presidenti që zyrtarisht dy herë ka vizituar Shtëpinë e Bardhë, sot është Presidenti që nuk lejohet të hyjë në Amerikë, jo në Shtëpi të bardhë. Ka ndryshuar PD-ja, jo Amerika dhe e kanë mes tyre.”, tha Tarifa.


Ndërkohë, ish ministri i Jashtëm Paskal Milo shtoi se Blinken nuk mund të shkonte në parlament se mund të krijoheshin incidente.

“Nuk mund të shkonte në një parlament që mund të krijonte incidente.“, tha Milo.

“Duhet rindërtuar ai parlament se është shkatërruar fare. Vetëm po të bisedonte me ta online“, shtoi Tarifa.




Skip to toolbar