“SHBA dhe PD, në nivelin më të ulët të marrëdhënieve”, Milo: Blinken mbajti distancë nga konflikti i brendshëm në parti

Më të fundit


Ish ministri i Jashtëm Paskal Milo, duke komentuar “injorimin” që Sekretari amerikan i Shtetit i bëri PD-së, theksoi se marrëdhënies mes partisë dhe Shteteve të Bashkuara janë në nivelet më të ulëta pas vitit 1991. Ai tha se Blinken kishte kë të takonte por zgjodhi që të rrinte larg konfliktit të brendshëm në parti.

“Nuk do përdorja termin vdekja, se vdekja ikën edhe nuk vjen më, ne duhet ta lëmë të hapur, ka një perspektivë se PD nuk do të mbesë kjo që është sot, shpresojmë se i duhet vendit. Nuk do ta lemë vendin pa opozitë, deri tani nuk ka njeri tjetër kush ta bëjë. Sot u konfirmua që SHBA dhe PD janë nivelin më të ulët të marrëdhënieve pas vitit 1991. Nuk duhet të shpallim dekretin e vdekjes së PD, ky është fakti. Se edhe e para që nuk pati qoftë edhe një gjest për të takuar qoftë edhe një përfaqësues të PD edhe nga ata që njihen si të moderuar, edhe nga ata që janë pritur në Uashington, edhe Bardhi ishte së fundi në Uashington, por edhe Tabaku ishte, kështu që nuk pati përpjekje, për të takuar qoftë edhe këta që siç u sjell, të paktën Tabaku quhet e moderuar.


Të tre përfaqësuesit nga të tre grupet, Basha ishte në Uashington, Bardhi shkoi deri te dera, Tabaku hyri kudo. Pra, kishte elementë të PD, pavarësisht të cilit ngjyrim që mund të takoheshin, por u zgjodh një mënyrë e tillë, injorimi i PD, thjesht duke patur parasysh dy elementë. I pari, për të mos krijuar përçarje të mëtejshme te PD, nëse do takonte Tabakun, ose Bashën, ose Bardhin të tre këta elementë dhe grupet që përfaqësojnë do fillonin ta keqpërdornin këtë takim për luftën e tyre të brendshme brenda PD. Blinken mbajti distancë nga konflikti i brendshëm në PD. Sigurisht që Berishën nuk mund ta takonte për asnjë arsye, është vetë Blinken që e shpalli non grata, ndaj them ai u detyrua të zgjedhë këtë pozicion për të shmangur një situatë jo të këndshme në raport me PD, si përfaqësues i SHBA por edhe për të mos nxitur grindje dhe konflikte të tjera, të panevojshme brenda një partie opozitare që edhe kështu siç është është në pikë të hallit.”, tha Milo.




Skip to toolbar